LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E kam për nder që jam këshilltar i Veliajt”/ Mjeku paralajmëron Këlliçin: Je shumë i vogël të matesh me mua!

6 Prill 2021, 18:11, Politikë CNA
“E kam për nder që jam këshilltar i Veliajt”/ Mjeku

Mjekun Arjan Hamiti njëkohësisht këshilltar i Veliajt në bashki, ka reaguar pas denoncimit të kreut të FRPD Belind Këlliçi i cili akuzonte këtë të fundit se premton punësime me kontrata 2-mujore, legalizime e çati shtëpish.

Mjeku paralajmëron Këlliçin se është shumë i vogël të matet me të, dhe se e ka për nder të jetë këshilltar në kabinetin e kryetarit të bashkisë.

‘Te nderuar miqt mar shkas nga nje status ne fb i krytarit te forumit rinor te pd Belind Kllici ku pas nje takimi qe patem ne Kombinat me kandidatin tone Ornaldo Rakipi ky zoteria lakon emrin tim.

Me gjith respektin qe kam per cdo politikan ne ket vend i bej me dije ketij zoterie te jet shum i kujdesshem kur te lakoi emrin tim pasi ket emer e kam vendosur vet me punen dhe vlerat e mia, dhe jo nga politika.ju jeni shum i vogel te mateni me mua belind pasi une nuk zoteroj pushtetin tend po vetem nje pushtet ate te njerezve ne nevoj.

Me njohin te gjithe si nje njeri human dhe i kudondohur 24 ore ne sherbim te qytetare ne sherbim te njerezve ne nevoj dhe mbi te gjitha nuk jam nje mjek i rendomt por nje doktor profesionis ,lektor ne mesimdhenie brenda dhe jasht vendit.

Sa per statusin tim politik e kam per nder qe jam keshilltare ne kabinetin e kryetarit te bashkise dhe per me teper e kam privilegj te jem pjes e stafit drejtues te kandidatit tone fitues ornaldo rakipi pasi nder te tjera ornaldo e shte pjes e families time.

Bej kujdes zoti Kllici.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga