Connect with Us

E BUJSHME/ FIFA nuk i dha leje të debutonte me Shqipërinë, dy klubet e Serisë A kërkojnë Nedim Bajramin

Kombëtare

E BUJSHME/ FIFA nuk i dha leje të debutonte me Shqipërinë, dy klubet e Serisë A kërkojnë Nedim Bajramin

Publikuar

-

Nedim Bajrami vetëm pak ditë më parë mori pasaportën shqiptare, teksa ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren kuqezi për të ardhmen, duke u larguar nga Zvicra, ku ka luajtur për ekipin e 21-vjeçarëve.

Fantazisti 22-vjeçar po zhvillon një sezon shumë të mirë në Itali, ku aktivizohet me skuadrën e Empolit, e cila militon në Serinë B. Për shkak të formës shumë të mirë që po kalon një gjurmët e futbollistit shqiptar janë vënë 2 ekipe të Serisë A. Sipas asaj që shkruan “EmpoliChannel”, Atalanta dhe Sampdoria ndjekin me kujdes futbollistin. Bajrami pëlqehet shumë nga drejtuesit e të dyja ekipeve, të cilët po mendojnë strategjinë për ta afruar në verë.

Bajrami ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën, duke dhënë disa asiste dhe duke shënuar edhe gola. Pikërisht për këtë arsye, trajneri i Kombëtares, Edi Reja e kërkoi me ngulm te Shqipëria, por pavarësisht se u stërvit me kuqezinjtë, nuk erdhi leja për t’u aktivizuar në ndeshjet eliminatore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Përkrah Haland, Armando Broja në “Top list”

Publikuar

-

Nga

Erling Haland është një nga sulmuesit më premtues për të ardhmen. Të paktën me ecurinë që ka teksa në moshën 20-vjeçare ka numra të frikshëm referuar golave në kampionat apo edhe në Ligën e Kampionëve.

Referuar ecurisë së sulmuesve nën 21 vjeç, në kampionate e tyre, “Transfermarkt” ka evidentuar bomberët e lindur në vitin 2000. Sulmuesi i Dortmundit kryeson me 21 gola të shënuar në 23 ndeshje që ka zhvilluar në Bundesligë, teksa numëron edhe 6 asiste.

Në këtë renditje, me nëntë gola të shënuar në 25 ndeshje me Viteshen në kampionatin holandez, Broja mbyll renditjen e dhjetë më të mirëve. 19-vjeçari i Kombëtares ka dhuruar edhe dy asiste, duke u bërë krye-golashënuesi i skuadrës së tij holandeze, teksa është i huazuar nga Çelsi dhe po luftojnë për zonën europiane.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Talenti kuqezi po shkëlqen në Skoci, nuk ka vendosur ende mes Shqipërisë dhe Kosovës

Publikuar

-

Nga

Florent Hoti është një nga talent i cili ka spikatur q ënë moshë të re në futbollin anglez. I lindur në Angli, ai ka nisur karrierën e tij te Roshdejl, por vendosi të lëvizte drejt Skocisë, ku që në moshën 20-vjeçare ka arritur të debutojë në Premierligë në këtë vend me fanellën e Dandi. Ndaj ai është një emër që duhet ndjekur me kujdes e për të cilin së fundi ka patur një hap konkret nga FSHF.

Kjo e fundit ka ftuar mesfushorin ofensiv në grumbullimin e përfaqësues U21, por kufizimet në udhëtim gjatë pandemisë, kanë bërë që ai të mos vihej nën urdhrat e Alban Bushit. Por djaloshi me prindër kosovarë, ka edhe Kosovën si opsion për të ardhmen, që mbetet e hapur.

“Do të marr cilëndo rrugë që të jetë e mirë për mua. Shqipëria U21 ka disa lojtarë të rinj të shkëlqyer dhe një rrugë të artë drejt Kombëtares A. Ajo ka shumë lojtarë të rinj dhe nuk kanë frikë që t’i aktivizojnë. Unë dua që të luaj në një nivel sa më të lartë që të jetë e mundur në futboll. Dua të luaj në kampionatet më të mirë, në kombëtare, të luaj për ekipin A të Shqipërisë apo Kosovës, kjo është ajo që dua”, tha djaloshi në një intervistë për mediat angleze.

“Prej prindërve të mi mund të luaj me të dy ekipet. Kosova fitoi pavarësinë në vitin 2008 ndaj unë mund të luaj për të dy vendet. Si shqiptarët, si kosovarët, jemi të njëjtët, me të njëjtën kulturë dhe gjuhë. Janë dy shtete të ndryshme por jemi të njëjtët. Është e vështirë ta kuptosh, edhe shokët e mi të skuadrës ende nuk e kuptojnë. Për shembull kur postoj në Instagram, ku po mbështet të dy skuadrat, ata mendojnë “Zgjidh një!”.Por të dyja janë vendi im”, tha Hoti.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Pajtim Kasami pranë kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Nga

Mesfusha është një nga pikat nevralgjike të Kombëtares. Kjo e detyroi trajnerin Edi Reja të investonte personalisht për ta bindur talentin e Empolit, Nedim Bajramin, mirëpo rregullorja e përditësuar e FIFA-s nuk ia lejon aktivizimin me Shqipërinë dhe duhet një çështje gjyqësore në KAS për të marrë lejen, në rast se do të pranohet.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se ideja më e fundit në qarqet sportive pranë ekipeve kombëtare, po diskutohet çështja “Pajtim Kasami”. Gazeta ka mësuar se njerëz të rëndësishëm pranë FSHF-së dhe ekipeve kombëtare kanë bërë një punë të dyfishtë: Së pari t’ia komunikojnë trajnerit Reja nëse e pranon si alternativë për të ardhmen. Së dyti, ta kontaktojnë vetë mesfushorin. Por, çështja nuk është kaq bardhezi.

Kasami është një futbollist që ka luajtur me kombëtaren helvete të Zvicrës. Në 12 ndeshje prej tyre ka qenë në stol edhe kundër Shqipërisë në vitin 2013. Kjo në thelb përbën një nga pengesat thelbësore për Kasamin si kuqezi, mirëpo me ndryshimet e fundit të bëra në rregulloren e FIFA-s, ka edhe disa klauzola juridike që mund të përdoren për të marrë lejen në FIFA.

Kasami nuk ka luajtur me Zvicrën as në fazën finale të Europianit dhe as në atë të Botërorit. Një pikë domethënëse që nëse ka ndodhur, ia ndalon një futbollisti ta ndryshojë kombëtaren. Këto janë pika ligjore në rregulloret e FIFA-s, që ia lejojnë Kasamit dhe Shqipërisë të mund të bëjnë kërkesë në FIFA që mesfushori i lindur në Zvicër dhe me origjinë të familjes Strugën, të mund të provojnë betejën ligjore që në të ardhmen, Kasami të jetë një lojtar i gatshëm për Kombëtaren shqiptare.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
Pajtim Kasami pranë kombëtares shqiptare

Mesfusha është një nga pikat nevralgjike të Kombëtares. Kjo e detyroi trajnerin Edi Reja të investonte personalisht për ta bindur talentin e Empolit, Nedim Bajramin,...

Një tjetër futbollist mërzitet me Rejën, Çekiçi: U ndjeva keq që nuk mora ftesë

Mesfushori pogradecar, Endri Çekiçi është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionatin turk me skuadrën e Ankaraguçu. Nëpërmjet një lidhje live për emisionin ”Zona Gol” ,...