LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do u kthejmë reston atyre që nëpërkëmbën besimin e qytetarëve”/ Kryeziu: Më 25 Prill fiton demokracia

6 Prill 2021, 17:54, Politikë CNA
“Do u kthejmë reston atyre që nëpërkëmbën

Kandidatja për deputete e partisë ?Lëvizja për Ndryshim? në Shkodër, Adela Kryeziu nëpërmjet një statusi në rrjete sociale shprehet se ndryshimi fillon nga kryeqendra e veriut dhe se më 25 prill do t?i kthejnë reston atyre që nëpërkëmbën besimin e dhënë nga qytetarët ndër vite.

Kryeziu shprehet se më 25 prill do të fitojë qytetari dhe demokracia.

?Çdo ditë e më shumë bindem, që kam bërë zgjedhjen e duhur duke kandiduar për partinë ?Lëvizja për Ndryshim?.

Ajo është e djathta e vërtetë. Lëvizja për ndryshim është partia e të rinjve, të pakorruptuarve dhe ajo që do të bëjë revolucion në ambjentin politik shqiptarë.

Jam shpresëplotë që me 25 prill ndryshimi fillon nga kryeqëndra e veriut. Shkodra, historikisht ka qënë nismëtare e ndryshimeve dhe shumë shpejt do i kthejë reston të gjithë atyre që kanë guxuar të nëpërkëmbin besimin e dhënë ndër vite. Kjo pranverë do shënojë përfundimisht ndarjen nga e shkuara. Me 25 prill do fitojë qytetaria, vlerat dhe demokracia. Bashkë do ja dalim!?, u shpreh Kryeziu./CNA.al

Lajmet e fundit nga