Connect with Us

Debati për logon/ Patozi kritika Kolegjit Zgjedhor: Vendim arbitrar, i shërbeu PS dhe PD

Politikë

Debati për logon/ Patozi kritika Kolegjit Zgjedhor: Vendim arbitrar, i shërbeu PS dhe PD

Publikuar

-

“Shqipëria është kthyer në një sulltanat të shpifur”/ Thirrja e fortë e Patozit

Kolegji Zgjedhor pak ditë më parë vendosi që Bindja Demokratike do të renditet në fletën e votimit me emër dhe jo me logo.

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i pranishëm në studion e Euronews Albania theksoi se ky vendim ishte arbitrar dhe në dobi të dy forcave kryesore politike.

“Krejtësisht i padrejtë, tërësisht arbitrar ishte një lloj pazari po themi për të lënë të kënaqur vetëm partitë e mëdha, PS i jepte fletën e votimit ashtu siç donte, PD-së i jepte kënaqësinë që ne të mos garonin me logon tonë, që ishte konsoliduar prej dy vitesh. Ne e kemi marrë në mënyrë shumë sportive. Ne nuk e kemi vendosur suksesin në këto zgjedhje tek logoja, por mbështetjen mendoni e kemi tek ideja dhe ekipi që garojmë në këto zgjedhje. Ne mendojmë se do kemi rezultatin e duhur”, tha ai.

Lidhur me modelin e fletës së votimit, z. Patozi u shpreh  se preferenca e Bindjes Demokratike do ishte ajo me emra.

“Për të qenë më e thjeshtë është kjo që është miratuar, por nuk do donin që të ishte kjo që është miratuar. Besoj se emrat duhet të ishin në fletën e votimit, sepse mendojmë se kanë vlerë.  Kodi që kemi në fuqi nuk e lejon listën e hapur.  Në rast se do kishin lista të hapura, prania e emrave do ishte e domosdoshme, në këtë listë 10% të hapur, sigurisht prania ose jo e emrave nuk do bënte ndonjë dallim të madh, dhe kjo është arsyeja që PD bëri sikur u shqetësua se donte patjetër emrat dhe kur mori heqjen e logos tonë u kënaq dhe po vijon rrugën tani.”, tha ai.

LEXO EDHE:  Për çfarë morali mund të flasë Lulzim Basha?

Ai theksoi se Bindja Demokratike, ndryshe nga 12 garuesit e tjerë ka bërë një pakt të brendshëm, ku kandidati, që merr më shumë vota do fitojë mandatin.

“Të vetmit që garojmë me një listë të hapur, me një marrëveshje brenda nesh dhe është risia e këtyre zgjedhjeve, jemi e vetmja parti në 12 garuesit e 25 prillit që kemi bërë njëri me tjetrin, që lista është hapur dhe mandatin e merr ai që ka vota më shumë”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Akuzat e opozitës për vjedhje votash/ Habit Shehi: Edhe PD është e përfshirë në këtë aferë

Publikuar

-

Nga

Akuzat e opozitës për vjedhje votash/ Habit Shehi: Edhe PD është e përfshirë në këtë aferë

Pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, opozita nisi të justifikojë humbjen me akuzat ndaj mazhorancës se i ka vjedhur votat. Kreu i LZHK-së, njëherësh aleat i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi është shprehur se PD kur ka qenë në pushtet ka përdorur të njëjtën praktikë për ta maksimizuar votën.

Nga studioja e Opinion Shehi deklaroi se publikimi i të dhënave personale është një nga krimet më të mëdha që kryeministri Edi Rama ka bërë gjatë zgjedhjeve parlamentare.

“Vjedhja e votave nuk është çështje partish. Dy skuadra zihen ku njëri ka veshur  fanellën ndryshe por materiali është i njëjtë. PD nuk është e mbushur me engjëj. Edhe PD kur ka qenë në pushtet ka bërë, por jo në këtë dimension. Problemi është që ti po përdor shtetin dhe qeverisjen kundër një parti tjetër. Nuk është puna që dy tifozë një i PS dhe tjetri  PD, ku ky i është më gjeneroz për paratë e partisë që mund atë kurnacin e PD.

Ky I PS duke qenë në pushtet përdor qeverinë, influencën e administratës, me këto patronazhistës, ky është sigurim shteti, kontroll deri në qelizë i popullsisë.Nga të gjithë krimet që ka bërë Rama në këto zgjedhje për mua kjo është më e rënda. Të tjerët mund të thonë u futën ca milionë dhe u blenë ca njerëz të varfër. Nuk më shqetësojnë fare këto, më shqetëson që ti merr kurajën të përgjosh 900 mijë banorë të kryeqytetit,  nëpunësit e lartë të shtetit. Të vesh një ‘legen’ të vogël të zonës të  përgjojë për të krijuar idenë që unë, partia është më i fortë sesa ty.”, u shpreh Shehi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nishani tregon strategjinë/ Si mund të rikthehet PD në pushtet

Publikuar

-

Nga

Nishani tregon strategjinë/ Si mund të rikthehet PD në pushtet

Ish-presidenti Bujar Nishani, anjëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ka komentuar rezultatin zgjedhjeve të 25 prillit që solli humbjen e demokratëve.

I ftuar në ‘Opinion” ai tha se opozita ka një problem shumë të madh, pasi sipas tij nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve.

Ish-presidenti ka treguar dhe mënyrat se si mund të forcohet PD, në mënyrë që të rikthehet në qeveri.

“Ndryshimi i madh që u bë në vitin 2005, erdhi pikërisht për këtë që ofroi personalitete, po ashtu unifikoi idenë.

Ishte etje për opinionin publik që kishte të bënte me luftën kundër korrupsionin. Ky është një problem i madh, pasi nuk ke arritur që të fitosh besimin e shumicës së shqiptarëve.

 Çështja e mungesës së besimit të publikut është një problem që ekziston.  PD dhe aleatët e saj kanë pasur problemin më të madh se nuk kanë depërtuar tek pjesa e heshtur e publikut.

Mua nuk më intereson fare se çfarë mendon Rama, ai e bën në interes të synimit politik të tij. Mua më intereson që e djathta, duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër. Në këtë spektër duhet të përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive”, tha Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deputetët janë të nënshtuar ndaj kryetarit”/ Mentor Kikia: Çdo Parlament do jetë më i mirë se ky që është

Publikuar

-

Nga

“Deputetët janë të nënshtuar ndaj kryetarit”/ Mentor Kikia: Çdo Parlament do jetë më i mirë se ky që është

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar mbrëmjen e sotme zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, nga të cilat PS arriti të merrte mandatin e tretë.

Në një intervistë për A2 Kikia u shpreh se shqetësim është integriteti publik për ata që shkojnë në Parlament, duke shtuar se problem i deputetëve shqiptarë është nënshtrimi ndaj kryetarit dhe u mungon kurajoja për të kundërshtuar një ligj apo vendim që bie ndesh me interesin publik.

Sipas tij, ky Parlament do të jetë shumë më i mirë se Parlamenti që po lëmë pas.

Parlamenti detyrën parësorë e ka bërjen e ligjeve dhe njerëzit që vijnë nga jurisprudenca, janë të domosdoshëm, por përtej profesionit që ka secili prej ligjvënësve ata duhet të kenë një staturë publike. Parlamenti nuk është akademi shkencash, që të kemi ajkën e shoqërisë apo inteligjencën. Ata janë përfaqësues të popullit më shumë se elita e kombit.

Është një kategori profesionistësh që udhëheqin procesin e ligjbërjes por ajo që më shqetëson është integriteti publik. Njerëz që pavarësisht statusit profesional kur shkojnë në parlament nuk janë asgjë më shumë se njerëz të bindur të kryetarit, kjo e zhvlerëson këtë njeri.

Mua më duhet njeriu me integritet që kur qeverisa sjell një ligj që bie ndesh me interesat e publikut të kenë kurajon publike e qytetare që kjo nuk bën dhe duhet ndrequr. Por na rezulton që janë të nënshtruar nga vullneti i kryetarit dhe nuk na hyn në punë diploma, nëse do flasim për cilësi parlamenti. Çdo parlament do jetë më i mirë se ky që po lëmë“, tha ai për A2./CNA.al

LEXO TE PLOTE