LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ardian Kollozi takim me banorët në Vlorë/ Kjo betejë është për njerëzit që duan ndryshim, merren me siglën e Bindjes se kanë frikë

6 Prill 2021, 16:38, Politikë CNA
Ardian Kollozi takim me banorët në Vlorë/ Kjo betejë

Kandidati i Partisë ?Bindja Demokratike? në Vlorë, Ardian Kollozi gjatë një takimi me qytetarët në këtë qark në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit, u shpreh se ka bërë shumë beteja politike, por kjo e radhës është për qytetarët që besojnë tek ai dhe duan një aletrnativë ndryshe.

Kollozi u shpreh se të sfidosh dy partitë politike në vend është e vështirë, por jo e pamundur pasi ka fituar disa përballje me të dyja kampet.

?Të sfidosh këtë realitet, këto partit e mëdha që duken si shkëmninjë që nuk mund të thyhen për ndonjërin mund të ishte naivitet, mund të ishte e tejkaluar. E në fakt unë Ardi Kollozi vij nga politika, jam marrë për shumë vite me politikë dhe dua tu them miqësisht, çdo njërit nga ju që në këtë rrugëtim të gjatë, intesiv, betejash të mijat.

Unë kam garuar tre herë për kryetar partie të PD-së, kam fituar 1 herë, 2 herë nuk kam fituar. Kam garuar tre herë për deputet, 2 herë kam fituar 1 herë s?kam fituar. Kam garuar për kryear bashkie nuk fitova, kam drejtuar agjensinë e legalizimeve Aluizni, për një periudhë kohe, krenar për atë që bëmë. Kjo është beteja më e rëndësishme që ka marrë Ardi Kollozi, kjo është sfida më e bukur për të cilën jam gati të jap edhe shpirtin, kjo është beteja më e ndjerë sepse nuk është për Ardi Kollozin, unë karrierën politike e mbarova atje në 2013, por unë garoj sepse kam respekt për ju.

Kam respekt për atë fashë të qytetarëve të Vlorës që për fatin e mirë është shumicë, që duan një adresë, që duan një shpresë që duan një alternativë ndryshe, që duan dikë që ti përfaqësojë dhe të mos ti tradhëtoi, që refuzojnë ofertën e Partisë Socialiste mandatin e tretë dhe natyrisht nuk besojnë për ofertën tjetër të stisur e që nuk ngjit, nuk u shëndrrua kurrë në alternativë serioze?, u shpreh Kollozi.

Ndër të tjera kandidati i Bindjes nuk kurseu as akuzat ndaj të dyja partive të cilat u bën bashkë për të ndryshuar listën e kandidatëve duke i vendosur në numra, ndërsa shton se përplasjet e PD-së për sigën e Bindjes Demokratike bëhen vetë se kanë fikë.

?E pam dje si bënin, 10 ditë për siglën e Partisë Bindjes Demokratike por ty je parti e madhe të shkon të merresh me një parti që ka lindur dje? Kushdo që, ne jemi djem të rinj dhe e dimë jemi vlonjatë , po ti edhe sikur ta kesh frikë mos e trego se ti e thua hapur që e kam frikë, ore amani hiqni logon thoshte fare dhe u bënë bashkë, ndryshuan logon tonë dhe hoqën emrat e deputetëve nga lista?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga