Connect with Us

A mund të mësojë bota të jetojë me Covid-19?

Sociale

A mund të mësojë bota të jetojë me Covid-19?

Publikuar

-

Në një intervistë për Bloomberg, Charles Kenny, bashkëpunëtor i Qendrës për Zhvillim Global dhe autor i librit “Cikli i epidemive”, flet mbi atë që na mëson historia mbi mënyrën se si shoqëritë i mposhtin sëmundjet infektive.

Ka kaluar gati 1 vit që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 një pandemi globale. Të paktën 2.4 milion njerëz kanë vdekur deri tani, dhe rreth 120 milion njerëz janë shtyrë drejt varfërisë ekstreme. Ju jeni autori i një libri të ri “Cikli i epidemive: Lufta e pafundme midis njerëzimit dhe sëmundjeve infektive”. Gjykuar nga kohëzgjatja e kësaj pandemie dhe ashpërsia e saj, si krahasohet Covid-19 me epidemitë e tjera gjatë historisë njerëzore?

Në perspektivën e madhe historike, Covid-19 nuk është aq i ke sa të krahasohet me Vdekjen e Zezë, kur vdiqën30-50 për qind e popullsisë evropiane, apo sëmundjet që goditën Amerikën pasi mbërriti Kolombi, kurvdiqën80 për qind ose më shumë e popullsisë vendase. Gjithsesi është një situatë e tmerrshme. Dhe është shumë më e tmerrshme sesa duhej.

A mund të ishte ndalur kjo pandemi në një fazë më të hershme?

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që herët se ishte një infeksion që duhej marrë shumë seriozisht. Por në shumicën e vendeve evropiane dhe në Amerikën e Veriut, kaluan 5-6 javë përpara se qeveritë të fillonin të vepronin.

Një nga leksionet e mëdha që del nga kjo situatë, është që nëse OBSH do të kishte më shumë fuqi dhe para, dhe nëse udhëheqësit në Evropë dhe Amerikë do të kishin veshë për ta dëgjuar, situata nuk do të përshkallëzohej në pikën që është aktualisht.

Në librin tuaj ju flisni edhe për “instinktin e përjashtimit, pra sesi përgjatë historisë, reagimi natyror i njeriut ndaj sëmundjes ka qenë përpjekja për t’u izoluar prej saj. Ne po e shohim këtë qasje edhe sot, ndërsa vendet po mbyllin kufijtë e tyre kombëtar në përpjekje për të mbajtur jashtë variantet e reja të virusit. Sa efektive është kjo sjellje?

Instinkti i përjashtimit ka kuptim nëse pranë jush gjendet një person i sëmurë, infektiv. Por zbatimi i tij në kufijtë kombëtarë në shekullin XXI, është i gabuar. Bota u bë një “burim global” i sëmundjeve, shumë shpejt pasi Kolombi mbërriti në Amerikë.

U deshën vetëm 4 anije që kaluan Atlantikun për të sjellë një sëmundjeje vdekjeprurëse. Ato sollën në Botën e Re sifilizin nga Bota e Vjetër, që më pas u përhap pjesërisht nga Vasko de Gama gjatë brigjeve të Afrikës dhe deri në Indi. Pra që të zhvendosësh një sëmundje nuk duhen shumë njerëz që lëvizin.

Ne nuk i menaxhuam që në fillim mirë ndalimet e udhëtimit, dhe kjo për një numër arsyesh. Së pari, ndalimet u vendosën tepër vonë. Shumë njerëz me Covid-19 janë asimptomatikë, dhe ne nuk e kuptuam plotësisht rrezikun e sëmundjes deri shumë kohë pasi ajo ishte përhapur tashmë në pjesën më të madhe të botës.

Gjithashtu, edhe kur vendosëm ndalimet e udhëtimit, rezultati i menjëhershëm ishte një fluks i tërë njerëzish që udhëtuan për t’u rikthyer në shtëpi, pasi ndalimet nuk ishin absolute. Mënyra shumë më efektive për të zvogëluar mutacionet e reja dhe kërcënimin e përhapjes së tyre, është kontrolli i kësaj sëmundje atje ku ajo ka dalë jashtë kontrollit. Për shembull në Zelandën e Re apo Tajvan nuk ka variante të reja, pasi ata e kanë vënë sëmundjen nën kontroll.

Aktualisht ka një zhgënjim të madh në lidhje me ritmin e vaksinimeve. A është kjo një përsëritje e historisë? Dhe a duhet të presim që gjërat do të përmirësohen?

Fushata globale e vaksinimit, ashtu si reagimi ynë ndaj Covid-19, ka qenë e tmerrshme, por gjithsesi më e mirë se kurrë më parë. Si fillim, ne kemi parë një afat kohor shumë të shkurtër midis shfaqjes së parë të Covid-19 dhe shpërndarjes së vaksinave shumë efektive. Zakonisht, ky është një proces që zgjat 10 ose 15 vjet.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Dasho tregon "gabimet trashanike", thirrje bluzave të bardha: Ndani mendjen se kujt do t'i shërbeni

Dhe ky është një tregues i zgjuarsisë së njeriut. Pra, ne po ecim shumë më shpejt se në të kaluarën. Por mund të ecnim shumë më shpejt, dhe mund të ishim duke e ulur shkallën e vdekshmërisë shumë më shpejt nëse do ta bënim këtë në një mënyrë më të drejtë në aspektin global.

Një dekadë më parë ju dokumentuar në një libër rënien e madhe të numrit të njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme. Sa do ta rrezikojë këtë arritje kriza e Covid-19?

Covid-19 na ka kthyer ndoshta 5 vite pas në aspektin e luftës për uljen e varfërisë. Ai na ktheu pas edhe për sa i përket jetëgjatësisë së njerëzve në të gjithë botën. Por ne do t’i rikuperojmë ato humbje, dhe do të vazhdojmë të shohim progres.

Sigurisht, bota nuk është në një situatë ideale, por unë ende mendoj se tendenca afatgjatë është pozitive. Për shembull ka të ngjarë që viti 2019 të ketë shënuar kulmin e emetimeve globale të dioksidit të karbonit, dhe nga ajo kohë ka përmirësime të dukshme në sfidën globale të ndryshimit të klimës.

Javët e fundit ka pasur një pranim të gjerë në mesin e autoriteteve të shëndetit publik, se Covid do të jetë endemik, dhe se ne do të duhet të jetojmë me këtë virus për vitet dhe dekadat e ardhshme. Duke iu referuar sërish historisë, cilat do të jenë pasojat e këtij zhvillimi? Si mund të përballen me sukses shoqëritë me këtë sëmundje endemike?

Covid-19 do të jetë ndoshta endemik, por do të mbetet një vrasës mjaft i vogël në krahasim më sëmundjet e tjera. Pas vaksinimit, vetëm 5 për qind e njerëzve do të preken ende nga virusi. Mos harroni kur në fillim të gjithë thoshin “Oh, nuk është më keq sesa gripi?”.

Kjo do të bëhet e vërtetë. Historia na tregon se edhe sëmundjet vërtet të tmerrshme bëhen vrasës të vegjël.

Çfarë duhet të mësojnë politikë-bërësit nga historia, për të menaxhuar si duhet pandemitë e ardhshme?

Rreziqet e sëmundjeve infektive janë kryesisht rezultat i progresit. Ato janë rezultat i shumë njerëzve dhe kafshëve që jetojnë shumë pranë njëri-tjetrit. Ato janë rezultat i urbanizimit dhe globalizimit, dhe të gjitha llojeve të gjërave që e kanë bërë botën vendin që është sot. Sigurisht, sot një sëmundje e ka shumë më të lehtë të përhapet globalisht sesa 200 vjet më parë. Pra, ne duhet të marrim masat tona, por jo të shkëputemi nga pjesa tjetër e planetit, apo të kthehemi të jetojmë në fshat etj. Ne duhet të përfitojmë nga fuqia e madhe ekonomike, sociale dhe teknologjike që na është lënë trashëgim nga globalizimi dhe urbanizimi, për të vijuar progresin.

Kjo do të thotë se duhet të punojmë së bashku. Kjo nënkupton një OBSH më të fortë, dhe të pranosh faktin që rreziku i një pandemie diku është rreziku i një pandemie kudo. Ne duhet t’i mbështesim edhe vendet e tjera që të jenë më të përgatitura. Dhe duhet të bëjmë një punë më të mirë parapërgatitore këtu në shtëpi, jo vetëm për hir të vetvetes, por për hir të pjesës tjetër të botës. / “Bloomberg”-Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndahet nga jeta kreu i shoqatës “Çamëria”/PDIU: Humbëm një patriot të madh

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko.

Mësohet se Sejko ka ndërruar jetë teksa ndodhej në terapi post-COVID, pasi kishte kaluar virusin e rrezikshëm nga i cili ishte infektuar disa javë më parë.

Në një reagim për mediat, PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” theksojnë se ndarja nga jeta e Hektor Sejkos ka hidhëruar të gjithë përfaqësuesit e komunitetit çam dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  Çmimet e banesave nuk pyesin për Covid/ Në zonat luksoze rreth Tiranës u rritën 50%

LEXO EDHE:  Rritja e frikshme e rasteve me Covid/ Televizionet përballen me njëra-tjetrën

“Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, thuhet në mesazhin e PDIU dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E infektuar me Covid/ Humb jetën gazetarja e njohur nga Shkodra

Publikuar

-

Nga

Covid-19 i ka marrë jetën gazetares së njohur nga Shkodra, Anila Dushi.

Dushu nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin e rrëzikshëm. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale kolegët e saj.

Vetëm pak ditë më parë gazetarja, shkruante në Facebook, se lufta me COVID, ishte një tmerr.

LEXO EDHE:  “Po vlerësojmë skenarë të ndryshëm të furnizimit, përveç Covax”/ Silva Bino zbulon se kur do të nis vaksinimi në Shqipëri

‘Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka Tmerr.’- shkruan Anila Dushi me datën 4 prill në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pfizer, BioNTech kërkojnë autorizim për përdorimin e vaksinës te moshat e reja

Publikuar

-

Nga

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkuan të premten rregullatorëve amerikanë që të lejojnë përdorimin emergjent të vaksinës së tyre tek adoleshentët e moshave 12 deri në 15 vjeç.

Vaksina aktualisht është e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart. Kompanitë thanë të premten se kishin kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave një zgjerim të autorizimit, për të përfshirë edhe grupmoshën më të re.

Në muajin mars, kompanitë thanë se nga provat klinike rezultonte që vaksina ishte e sigurt, efektive dhe nxiste përgjigje të fuqishme antitrupash tek moshat 12-15 vjeç.

Është e paqartë se sa kohë do t’u duhet rregullatorëve të SHBA për të verifikuar të dhënat e provave, megjithëse drejtoresha e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve Rochelle Walensky i tha televizionit ABC news të enjten se pret që vaksina të autorizohet për moshat 12 deri në 15 vjeç nga mesi i majit.

Është gjithashtu e paqartë nëse rregullatori do të kërkojë një takim të bordit të pavarur këshillues që rekomandoi autorizimin fillestar në mënyrë që kompanitë të marrin një autorizim për këto mosha.

Moderna Inc dhe Johnson & Johnson po testojnë gjithashtu vaksinat e tyre tek moshat 12-18 vjeç, dhe të dhënat nga kompania Moderna mund të dalin së shpejti.

LEXO EDHE:  Kriza nga pandemia/ Ekonomia amerikane humbet 140,000 vende pune në dhjetor

LEXO EDHE:  “Po vlerësojmë skenarë të ndryshëm të furnizimit, përveç Covax”/ Silva Bino zbulon se kur do të nis vaksinimi në Shqipëri

Pfizer dhe Moderna gjithashtu kanë filluar prova edhe te fëmijë më të vegjël, të moshës gjashtë muaj deri në 11 vjeç. Të dyja kompanitë kanë thënë se shpresojnë të jenë në gjendje të vaksinojnë fëmijët nën 11 vjeç nga fillimi i vitit 2022.

Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve shihet si një hap i rëndësishëm drejt arritjes së imunitetit të tufës dhe zbutjes së pandemisë, sipas shumë ekspertëve.

Pfizer dhe BioNtech thanë se në ditët në vijim planifikojnë t’u kërkojnë edhe autoriteteve në vende të tjera të botës që të lejojnë përdorimin e vaksinës së tyre tek moshat 12-15 vjeç./VOA

LEXO TE PLOTE