Politikë
A e ke përgatitur fjalimin e humbjes?/ Gazetari “zë ngushtë” Bashën

Gazetari Lufti Dervishi ka pyetur mbrëmjen e sotme kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, nëse e ka përgatitur fjalimin e humbjes, duke i përmendur këtu faktin se në SHBA kandidatët politikë përgatisin dy fjalime për zgjedhje.
Basha refuzoi t’i përgjigjet pyetjes duke iu shmangur, teksa deklaroi se nga shqiptarët pret një fillim të ri.
Kreu i opozitës tha në emisionin “Përballë” se 25 prilli është një start i ri për të gjithë shqiptarët dhe se nuk beson te viti zero.
Biseda:
Dervishi: Nëse i referohemi traditës amerikane, kandidatët për presidentë përgatisin dy fjalime, atë të fitores dhe të humbjes. Po ju? Për sa fjalime jeni të përgatitur?
Basha: Përgjigja që unë marr për shqiptarët është për një fillim i ri. 25 prilli është fillim i ri, start i ri për të gjithë shqiptarët.
Dervishi: Si i bindni ju që jeni ndryshim total dhe jo riciklim i pjesshëm?
Basha: Unë nuk besoj te viti zero, njerëzit ndërtojnë mbi atë që gjejnë. Edi Rama zgjodhi mohimin total./ CNA.al