LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“70% e personelit mjekësor e kanë kaluar Covidin”/ Ivanaj flet me shifra, “AstraZeneca” e sigurtë

6 Prill 2021, 19:12, Lifestyle CNA
“70% e personelit mjekësor e kanë kaluar Covidin”/ Ivanaj

Mjeku Arben Ivanaj, shef i hematologjisë në QSUT u ka bërë thirrje shqiptarëve të mos hezitojnë të bëjnë vaksinën ?AstraZeneca? pavarësisht dyshimeve se mund të shkaktojë trompozë tek disa persona.

?Është vaksinë e sigurt, komplikacionet që jep janë zero, afër zeros. Nëse nga ?AstraZeneca? kanë vdekur afërsisht 100 veta, nga 45 mln doza të aplikuara. Ndërsa nga virusi kemi 1000 herë % shanse të vdesim nëse infektohemi.

Vaksina është e sigurt. Problemi është, duhet të rrënjoset mentaliteti, që njerëzit kur japin edhe një paracetomol duhet të sqarojnë për komplikacionet. Nuk është në traditë. Ne habitemi si agjencia daneze bllokoi barin, është normale?.

Ivanaj kritikon kompaninë e prodhimit të ?AstraZeneca?-s, që sipas tij nuk raportoi problemet me mpiksjen e gjakut.

?Problemi është disa që merren me atë që quhen komunikim, thonë që ka bërë një gabim të madh në komunikim. Përveç gabimeve kontraktuale që u fut në konflikt me Europën. Me Europën dhe SHBA nuk është mirë me hyrë në konflikt kurrkush.

Problemet kanë një problem real, nuk e kishte raportuar problemin me koagulimin, ndërsa vaksinat e tjera po. Ishte një problem që nuk ishte raportuar. Komplikacioni që u raportua, trompoza, janë afërsisht sipas një numri 100 raste në botë, 31 janë në Angli. Nga 40 milionë doza janë 100 raste, një shifër e papërfillshme?.

Në fund të bisedës, mjeku foli edhe për situatën ne repartin e hematologjisë në QSUT, infektimet dhe vdekjet.

?23-24% e të sëmurëve janë infektuar, nga këta kemi pasur një vdekshmëri që është e krahasueshme me të vdekurit në Europë, pak a shumë të njëjtat shifra. 75% e tyre kanë kaluar COVID pa probleme. Numri i të infektuarve të mjekëve është 70% e personelit e kanë kaluar. Nuk kemi pasur të sëmurë që janë infektuar aty? tha ai në ABC news./CNA.al

Lajmet e fundit nga