Connect with Us

Shërbimet dixhitale gjatë pandemisë/ Majlinda Bregu publikon statistikat

Aktualitet

Shërbimet dixhitale gjatë pandemisë/ Majlinda Bregu publikon statistikat

Publikuar

-

Shërbimet dixhitale gjatë pandemisë/ Majlinda Bregu publikon statistikat

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka publikuar përqindjet e të rinjve që kanë përdorur inetrnetin gjatë periudhës së pandemisë.

Pëqrindjet tregojnë se 76.3 % e të rinjve e kanë përdorur internetin për të komunikuar me miqtë dhe familjen, 59.6% për arsim dhe edukim.

Gjithashtu tregon se 46.2% të rinj e përdorin inetrnetin më shumë se 4 orë në ditë.

54,7% e të rinjve në #westernbalkans gjatë pandemisë kanë përdorur shërbimet digjitale 💻

76.3% e të rinjve( 18-24 vjec) e përdorin #internet për të komunikuar me miqtë dhe familjen; 59,6% për arsim /edukim🤳👩‍💻👨‍💻

46.2% e përdorin  Internetin me shumë se 4⏰ në ditë.

Po ti për cfarë e përdor më shumë #internet?! #trending #wifi #technology #business #ecommerce #socialmedia #smartphone #webstagram #internetmarketing @tumotirana @regionalcooperationcouncil_rcc”, shkruan Majlinda Bregu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha e quajti ikonë të krimit/ KLP shtyn vendimin për Elisabeta Imerajn

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së Lulzim Basha javën e kaluar ka shpërthyer në akuza ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj duke e quajtur ikonë të krimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyu vendimin për qëndrimin publik në mbledhjen tjetër.

Me 7 vota pro dhe 4 kundër, u vendos që qëndrimi të mbahet në mbledhjen tjetër. 50 prokurorë kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të Imerajt për akuzat që Basha i drejtoi gjatë një emisioni ne News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jemi një familje”/ Basha në Kamëz: Nga shpirti juaj buron thirrja për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me banorët në Kamëz u shpreh se ishte përgatitur për një vizitë në një familje, por sipas tij të gjithë të pranishmit janë një familje.

Më tej, ai shtoi se pensionistët me lekët që marrin mund të paguajnë vetëm faturat e energjisë dhe ilaçet.

 “Nga shpirti juaj buron thirrja e ndryshimit. Flamur Noka më tha se do shkojmë për një vizitë në një familje por të gjithë këtu jemi një familje. Një familje e ndryshme në përbërje me  nëna të vuajtura me gjyshe që kanë sakrifikuar çdo ditë. Me baba të rraskapitur në ferma dhe miniera për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Pensionistët pasi paguajnë faturat e energjisë dhe ilaçet nuk i’u mbetet asgjë. Nga ky shesh 8 vite më parë u premtua legalizimi falas dhe ju braktisën pa pikën e përgjegjësisë.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, nënshkruan, sot, një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin për përmirësimin e kapaciteteve të Gjykatës në përmbushjen e detyrave të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi finalizojmë një bashkëpunim të Gjykatës Kushtetuese me Prezencën, që ka nisur prej disa kohësh, udhëhequr nga qëllimi i përbashkët për të forcuar ndërtimin e shtetit të së drejtës, për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final respektimin e misionit të Gjykatës Kushtetuese: garantimin e epërsisë së Kushtetutës në vendin tonë”, tha Tusha në ceremoninë e nënshkrimit.

Del Monaco tha se nënshkrimi i memorandumit është dëshmi e vijimësisë së bashkëpunimit afatgjatë mes Gjykatës Kushtetuese dhe Prezencës. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi e Prezencës, për shkak të rolit specifik dhe thelbësor që luan Gjykata Kushtetuese në sistemin ligjor të Shqipërisë për promovimin e plotë të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. “Prezenca është aty ku është zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë vëmendje e respekt veprimtaritë e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ne punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

LEXO TE PLOTE