LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama “i nxjerr sheshit” telefonatat me të tijët/ Pas Peleshit, flet me Gjiknurin: Do bësh tërmet apo jo?

5 Prill 2021, 12:50, Politikë CNA
Rama “i nxjerr sheshit” telefonatat me të tijët/ Pas

Kryeministri Edi Rama ka filluar të bëjë publike bisedat telefonike me ministrat dhe kanidatët për deputetë të Partisë Socialiste.

Pas telefonatës me drejtuesin politik të PS në Korçë, Niko Peleshi, Rama teksa ka qenë rrugës për në qytetin juglindor, ka telefonuar edhe drejtuesin politik të qarkut Vlorës, Damian Gjiknuri,

Gjatë bisedës telefonike të transmetuar live në faqen e tij të Facebook, Rama me ironi i thotë Gjiknurit, ?hë mo do bësh tërmet në Vlorë??.

Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Ça bëhet Damian?

Damian Gjiknuri: Mirë mo ja fushatë, punë, lëvizje.
Rama: Do e bësh tërmet Vlorë apo jo
Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja dhe ta them edhe njëherë atë fjalën
Rama: Si shkon puna
Gjiknuri: Mirë, e përgjithshmja mirë, e rëndësishme që ka pasur fushatë të qetë.
Rama: Leskua ç?bën
Gjiknuri: Secili bën punën e tij
Rama: Po ky ka ardhur
Gjiknuri: Kush , presidenti?
Gjiknuri: Vjen i maskuar, ka mënyrën e tij, bën fushatë
Rama: me OFL apo KCK
Gjiknuri: LSI e ka humbur toruan, nuk e gjejnë veten
Rama: Po me komunitetin çam, po ecin kontaktet./CNA.al

Lajmet e fundit nga