Connect with Us

Pyetja një milion dollarëshe e Ahmetajt/ Kujt do t’ia lini qeverinë në dorë, Bashës, Shehit apo Ndokës?

Politikë

Pyetja një milion dollarëshe e Ahmetajt/ Kujt do t’ia lini qeverinë në dorë, Bashës, Shehit apo Ndokës?

Publikuar

-

“Na janë bashkuar demokratë që hedhin testerat e PD”/ Ahmetaj: Basha po tenton ta marrë popullin për budalla

Ministri për rindërtimin, Arben Ahmetaj së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, kanë vijuar takimin elektoral me banorët e njësisë numër 4. Ahmetaj ka diskutuar për infrastrukturën si dhe rindërtimin pas tërmetit.

Më tej, Ahmetaj ka ironizuar kandidatët e Partisë Demokratike duke iu drejtuar qytetarëve me pyetjen se kujt do të donin t’ia linin në dorë fatin e tyre, Lulzim Bashës, Dashamir Shehit apo Nard Ndokës.

LEXO EDHE:  Akuzat e PD/ Ish-deputeti i PS publikon dokumentat e Gjykatës italiane: S’kam bërë asnjë ditë burg

Gjatë këtij viti jemi përballur me Rindërtimin dhe Vaskinimin. Më thoni kujt do ia lini në dorë atë minutën 03:54 , Lulzim Bashës, Dashamir Shehit, Nard Ndokës, apo atij njeriu që nuk ka fjetur që nga ajo minutë”, është shprehur Arben Ahmetaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video/ Ben Blushi akuza Lindita Nikollës: Je injorante

Publikuar

-

Nga

Ish-politikani Ben Blushi, aktualisht drejtor i Top Channel, ka një raport me kryeministrin Edi Rama, “mes dashurisë dhe urrejtjes”.

Mesa duket Rama dhe Blushi, “urrehen” kur ua do puna, por ama edhe “dashurohen” shumë kur iu leverdis.

Por, edhe me ish-ministrat e Ramës ndodh e njëjta situatë. Ben Blushi në vitin 2017, kur ishte në periudhën e “urrejtjes” ndaj Ramës, duket se “urrente” edhe ministrat e tij. I tillë ishte rasti me ministren e Arsimit, në atë kohë Lindita Nikolla.

Në një seancë plenare në mars të vitit 2017, Ben Blushi ka pasur një debat dhe përplasje të fortë me Lindita Nikollën, e cila në atë kohë ishte ministre e Arsimit.

Nga foltorja e Kuvendit, Blushi e akuzoi Nikollën se ka marrë para për punësime, dhe për më tepër i është drejtuar edhe me fjalët “injorante”.

Në këtë parlament dhe këtë vend ka pasur qindra ministra, një prej të cilëve je ti zonjë.

Do mbahen mend për shumë gjëra, por askush nuk do mbahet mend se ka pasur një bodiguard që e çonte dhe merrte 3 mijë euro për një vend pune. Bodiguardi jot është arrestuar zonjë. Sepse e ke çuar ti të marrë 3 mijë euro për një vend pune. Ti e shkatërrove arsimin, jo sepse ti nuk kupton, jo se ai që të ka vënë ty aty nuk kupton, por se ti je injorante totalisht”-i është drejtuar Ben Blushi, Lindita Nikollës, në mars 2017.

LEXO EDHE:  Xhafaj: E kam kundërshtuar PS-në për kandidimin e kriminelëve në zgjedhjet e 2013-ës

LEXO EDHE:  “Ma ke nxirë”/ Ahmetaj i kthehet Sokol Ballës: Do bëj emison e s’do të le të flasësh

Por, mesa duket tashmë, Ben Blushi e ka “dredhur” sërish.



Kur Lindita Nikolla u emërua në krye të Kuvendit, në Top Channel që drejtohet nga Ben Blushi, nuk e pamë më këtë akuzë.

Tani në media ka një armë më të madhe, për të thënë të vërtetën. Se nga një foltore ku hyri si politikan socialist e Rilindas dhe doli me shqelma si sharës i qeverisë së Rilindjes, ndërsa sot ju mban iso nga ekrani që drejton./CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Video-Akuzat e Ben Blushit/ “Rama ndan lekët e shqiptarëve me shokët e krimit”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Uragani” Berisha nesër në Berat/ Mesazhi për demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha do të zhvillojë nesër “Foltoren” e radhës.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha bën të ditur se “Foltorja” e Beratit do të mbahet të premten në orën 17:00, në Pallatin e Kulturës.



Nesër ditën e premte me datën 22 tetor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës të qytetit të Beratit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Eksperti i shëndetësisë hedh akuza/ Vaksinimi ka dështuar

LEXO EDHE:  Eksperti i shëndetësisë hedh akuza/ Vaksinimi ka dështuar

Kujtojmë këtu se deri tani Berisha ka zhvilluar 10 takime me demokratët, në 10 qarqe. Fillimisht në Tiranë, më pas në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Elbasan, në Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës dhe Dibër. Ndërsa nesër do të ndalet në Berat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-Presidenti zbulon “planin djallëzor”/ Çfarë fshihet pas ndryshimeve kushtetuese

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar kërkesën e Partisë Demokratike, për ndryshimet kushtetuese, ku ndër të tjera flitet edhe për reformën territoriale.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se më kërkesën për rikthimin e komunave, Basha po tenton të bëjë pazare, me premtimet se do i kandidojë për kryetar komunash.

Por, sipas Nishanit premtimet e Bashës janë krejt pa vlerë dhe nuk do mund të kthehen dot në realitet. Ato janë ca gënjeshtra të vockla vulgare si ato qindra të tjera të bëra më parë.

Lulzim Basha nuk heq dorë nga praktika e gënjeshtrës, hipokrizisë dhe teatrit vulgar në sjelljen e tij si politikan me opinionin publik dhe institucionet.

Ka dy arsye për këtë.

Ose nuk di mënyrë tjetër komunikimi dhe sjellje në këtë raport ose e ka pjesë të karakterit këtë model.

Të ashtuquajturat “iniciativa për ndryshime kushtetuese” që ju servirën opinionit publik në përpëlitjet e pavlera të Lulzim Bashës, për ti ikur diskretitimit të madh që po pëson në sytë e të gjithë opinionit publik dhe atij ndërkombëtar, tregojnë edhe njëherë këtë problem të madh të tij.

Të prezantohesh si iniciator i rikthimit të organizimit territorial vendor në modelin siç ishte përpara 2015 me 300 e kusur bashki e komuna, pa një projekt konkret, të një harte konkrete ndarjeje territoriale, tregon cektësinë me të cilën e kupton përgjegjësinë e komunikimit publik si dhe paaftësinë totale për tu ulur e bërë një punë minimale.

Natyrisht që qëllimi është gjetkë e kushdo që ka “dy pare mend” e kupton.

Do të dëshiroja t’u kujtoja të gjithë atyre personave që : në këmbim të mbështetjes, në këto kohë të izolimit të madh që anëtarësia e partisë i ka bërë L. Bashës, premtimet për tu kandiduar si kryetarë komunash, janë krejt pa vlerë dhe nuk do mund të kthehen dot në realitet.

Ato janë ca gënjeshtra të vockla vulgare si ato qindra të tjera të bëra më parë.

Kjo jo vetëm për faktin se Shqipëria nuk mund të ketë 400 komuna, por mbi të gjitha sepse L. Basha nuk do të ketë më kurrë në dorë të caktojë kandidaturat për bashki, komuna e deputet të Partisë Demokratike !”-shkruan Nishani.

LEXO EDHE:  “Ma ke nxirë”/ Ahmetaj i kthehet Sokol Ballës: Do bëj emison e s’do të le të flasësh

LEXO EDHE:  “Ma ke nxirë”/ Ahmetaj i kthehet Sokol Ballës: Do bëj emison e s’do të le të flasësh



Më tej, ai ka komentuar edhe “Vettingun e politikanëve”, të cilin e cilëson si një plan djallëzor të Ramës dhe Bashës.

Po aq djallëzor është skenari Rama-Basha për ti ikur vetingut real të politikanëve.

Loja me gjoja amendamente për vetingun nga SPAK-u, nuk mashtron dot më askënd.

A e ka dëgjuar ndokush L. Bashën të flasë për ; “sekuestrim të pasurive të paligjshme të politikanëve” ? Askush !

Atë ka tmerr ta përmend L. Basha !

Vetingu nuk është procedurë normale, formale apo e zakonshme që t’ja kërkojmë SPAK-ut apo ASPAKUT, sa për tu tallur me shqiptarët.

Jo ! Vetingu organizohet pikërisht si një proçes “ekstra” nga struktura të posaçme ngritur enkas për të, pikërisht për faktin se institucionet aktuale formale nuk e ndërrmarrin dot aktin ligjor të pastrimit, këtë rast të politikës nga vjedhjet dhe grumbullimi i pasurive të paligjëshme.

Vetingu i politikanëve do të bëhet, do apo nuk do aleanca Rama-Basha.

As nga SPAK-u e as nga askush i pa zoti e i pa aftë, i kapur apo peng i pengmarrësve.

Shteti shqiptar do të kontraktojë auditë të nivelit të lartë dhe gjyqtarë të pavarur, nga vendet evropiane me sistemet gjyqësore dhe audituese më profesionale dhe të konsoliduara për të bërë një veting model të politikanëve.

Esenca dhe konkluzioni i të cilit nuk do të jetë thjesht nxjerrja jashtë politikës dhe administratës shterërore të këtij vendi të korruptuarve dhe inkriminuarve, por mbi të gjitha sekuestrimin e çdo pasurie të paligjshme e të pajustifikuar.

Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë !”-përfundon posimin e tij ish-presidenti Bujar Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE