LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pritej debutimi, por ndodhi një “krisje” me Rejën, Kamberi fshin fotot me fanellën e kombëtares

5 Prill 2021, 10:00, Sport CNA
Pritej debutimi, por ndodhi një “krisje” me Rejën, Kamberi

Florian Kamberi ishte një nga risitë i cili mezi pritej në kombëtaren kuqezi, ndërsa dukej thuajse i sigurt debutimi i tij në ndeshjet kualifikuese të Katar 2022. Nëse nuk u aktivizua me Andorrën, atëherë sulmuesi ishte projektuar titullar për debutimin në sfidën ndaj Anglisë. Por, disa lëvizje në momentin e fundit nga ana e trajnerit Edi Reja bënë që lojtari i Aberdin të përfundonte në stol.

Ky ndryshim nuk i ka pëlqyer aspak Kamberit, e në këtë moment duket se ka pasur një ?krisje? me trajnerin Reja. Fillimisht, gjithçka u mohua se kishte një çështje Kamberi teksa u justifikua se lojtari kishte pasur një dëmtim.

Megjithatë, sulmuesi u aktivizua me ekipin e tij menjëherë pas kombëtares, ndërsa një tjetër e dhënë se marrëdhënia me kuqezinjtë është cënuar, është fakti se tashmë në profilin e Kamberit në rrjetet sociale nuk ka më foto me fanellën e kombëtares.

Një situatë e vështirë, ndërsa mbetet për t?u parë si do të procedohet në vazhdim me Kamberin, i cili padyshim do të rriste kualitetin në skuadër dhe do t?i bënte më të rrezikshëm kuqezinjtë në fazën ofensivë.

Lajmet e fundit nga