Connect with Us

“Po premton mbylljen e doganave”/ Spaho i përgjigjet Ramës dhe Peleshit: Po ju mbaron vaji

Politikë

“Po premton mbylljen e doganave”/ Spaho i përgjigjet Ramës dhe Peleshit: Po ju mbaron vaji

Publikuar

-

Drejtuesi politik i PD, në qarkun e Korçës, Edmond Spaho i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe ministrit socialist Niko Peleshi.

Më herët Peleshi i tha Ramës në një telefonatë live se Spaho po i premton fermerëve mbyllje te doganave që ata të shesin prodhimin e tyre.

Spaho shprehet se Rama dhe Peleshi janë turbulluar pas deklaratave të tij për ringritjen e Bujqësisë pas 25 Prillit. Sipas Spahos, Peleshit nuk i bëhet vonë që farërat, pesticidet, kimikatet që hyjnë në Shqipëri janë mallra skarco që shiten me çmime stratosferike.

“Qenkan turbulluar rëndë Rama dhe Peleshi për deklaratat e mia në fshatrat e Korçës, për ringritjen e Bujqësisë pas 25 Prillit. Kanë të drejtë të shqetësohen e të mos ndiejnë më qetësi, sepse uragani i votave të fermerëve në Korcë dhe në të gjithë Shqipërinë, do ti kthejë në shtëpi një herë e mirë.
Ne 8 vite e falimentuan bujqësinë, fermerin e blegtorin e thjeshtë, sepse pasuruan oligarkët dhe veten e tyre, në kurriz të sakrificave të shqiptarëve në fshat e qytet. Niko Peleshit, ish ministrit te Bujqesise nuk i dhimbset qe mollet, patatet dhe qepet e fermereve korcare kalben dhe i hidhen bagetive. Ai nuk shqetesohet per varferine dhe mjerimin qe eshte shtruar kembekryq fshatrave te Korces dhe Shqiperise.

Per te eshte me mire qe qepa te vije nga Serbia, molla nga Maqedonia dhe patatja nga Egjipti, mjafton qe te pasurohen oligarket importues te ketyre mallrave. Nikos nuk i behet vone qe farerat, pesticidet, kimikatet qe hyjne ne Shqiperi jane mallra skarco qe shiten me cmime stratosferike, mjafton te fitojne miqte e tij dhe te Edi Rames. Ai vete e ka nje proces gjyqesor ende te pambyllur per lejimin e importit te kimikateve helmuese per njerzit. Ne se do kishe nje minimum pergjegjesie se paku nuk do lejoje qe tvsh per mallrat bujqesore te importit te rimbursohej 20% kurse ajo per prodhimet vendase vetem 6%”, shkruan Spaho.

LEXO EDHE:  Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

Më tej ai thekson se çdo premtim i opozitës për zhvillimin e bujqësisë është politikë dhe strategji e mirë llogaritur në programin e eksperteve tanë më të aftë dhe ata më të njohur gjermanë.

“Cdo reforme dhe lehtësi fiskale është e realizueshme kur taksat nuk i konsideron burim pasurimi dhe abuzimi, por detyrim ligjor për ti përkthyer në sherbime dhe investime për qytetaret. Niko po ju mbaron vaji i kandilit ty dhe Rames. Boll mashtruat. Qytetaret dhe fermeret e Korces dhe te gjithe Shqiperise duan ndryshim dhe nje qeveri te pergjegjshme qe te mendoje per ta dhe jo per oligarket. Ate do ta kene shume shpejt me Lulzim Bashen kryeminister. Ne 25 Prill Rama humbet dhe Shqiperia fiton”, shkruan më tej Spaho./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka komentuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike për rivotim në 9 qarqet e vendit dhe shton se shanset që KAS ti japë të drejtë janë zero. Më tej, ai u shpreh se vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore.

Në një intervistë për Open, Kume theksoi se duhet ti referohet kodit zgjedhor për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Xhaçka merr detyrën si ministre e Punëve të Jashtme/ Një borxh i madh ndaj kryeministrit

LEXO EDHE:  Rama apo Blushi?/ Ja kë zgjedh Mimoza Hafizi

“KAS as ka për t’ju referuar fare kësaj, se që të përsëriten zgjedhjet duhet shkelje ligjore, vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore, por le ta supozojmë se është, çfarë ka efekti ka.

Duhet t’i referohemi asaj çfarë parashikon kodi zgjedhor për pavlefshmëri, por duhet të kemi kemi shkelje ligjore”, u shpreh ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër?/ Alibeaj shpjegon arsyet

Publikuar

-

Nga

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër/ Aliebeaj shpjegon arsyet

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse Partia Demokratike nuk ka kërkuar rivotim në qarkun e Dibrës. Ai u shpreh se  do të duheshin 15 mijë vota për të marrë  një mandat tjetër në atë qark dhe nuk janë aq vota të pavlefshme.

Në një intervistë për Open, Alibeaj shtoi se  në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota për një mandat dhe prandaj është pjesë e listët së qarqeve që PD ka kërkuar rivotim.

“Po marr Fierin është deklaruar këto shifra, 9 6 dhe 1. të pavlefshme 9 mijë e 300 vota për shkak të faktit se kas e bëri me shifra askush. a nuk kam të drejtë që kjo shkelje e madhe lidhore që iu është mohuar e drejta e votës, ata janë ngritur ditën e dielë shkuan për të votuar dhe për shkak të trukut të KAS për të vendosur. Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk shoh rrezik”/ Rama: Jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendet skeptike që nuk po i japin Shqipërisë dritën jeshile për anëtarësimin në BE.

Rama tha se nuk sheh ndonjë rrezik të menjëhershëm për integrimin, pasi theksoi se shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian

Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që ofron tërheqje dhe shanse për aktorët e tjerë, për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Dhe për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të menjëhershëm sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian, vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë për t’u marrë me këto ndikime nga aktorë të tjerë”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Teksa u pyet nëse vendi jonë ka bërë përparim lidhur me kushtet për integrimin, kreu i qeverisë deklaroi Shqipëria është gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave.

LEXO EDHE:  Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

LEXO EDHE:  Xhaçka merr detyrën si ministre e Punëve të Jashtme/ Një borxh i madh ndaj kryeministrit

Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë ndjesi të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE