LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një vit në vijën e parë të luftës me koronavirusin

5 Prill 2021, 18:33, Kosova & Bota CNA
Një vit në vijën e parë të luftës me koronavirusin

Një vit në shërbim të të prekurve nga pandemia në Nju Jork, qyteti që ishte epiqendra e saj në Shtetet e Bashkuara, shkakton dhimbje për ata që kanë qenë në vijën e parë të kësaj lufte. Mes tyre janë ndihmësmjekët e repartit të zjarrfikësve, të cilët shpesh kanë qenë të parët që kanë dhënë ndihmën ose në disa raste të parët që u kanë dhënë të afërmve lajmin më të hidhur. Materiali në vazhdim na njeh me përvojën e njërit prej tyre.

Travis Kessel ka filluar përsëri të bëjë plane: një udhëtim për 30 vjetorin e lindjes në Walt Disney World, bileta për një koncert të planifikuar që ai shpreson që këtë herë të mos anulohet.

Megjithatë entusiazmi se jeta normale po rikthehet në një farë mase, zbehet nga shqetësimet se sa shpejt mund të zhduket përsëri.

“Unë mendoj se heronj janë ata që japin diçka nga vetja për të mirën e përgjitshme. Dhe unë kam parë shumë njerëz që janë heronj. Kam parë shumë njerëz që kanë humbur dikë, qoftë të dashurit e tyre, apo miqtë, apo një pjesë e brendshme e tyre që mendoj se shumë nga ne e kanë humbur?, thotë zoti Kessel.

Vala e telefonatave urgjente për ndihmë mjekësore ka rënë që kur arriti kulmin në fund të marsit 2020, kur ishte më shumë se 6,000 në ditë, krahasuar me 4,000 ose më pak normalisht. Ditët e tij ishin të mbushura me një numër të madh pacientësh të sëmurë rëndë dhe të vdekur.

?Ka qenë një vit tepër i gjatë, i paqëndrueshëm, zhgënjyes me shumë më tepër ulje dhe frikë dhe se sa ngritje. Por ka kaluar një vit”, thotë ndihmësmjeku Kessel.

Atij ende i dridhet zëri kur kujton se i kishte thënë një burri se gruaja e tij kishte vdekur.

“Ai filloi të qante dhe të thoshte: ?Humba miken time më të mirë?. Ishte një nga ato raste kur u detyrova të telefonoja gruan dhe të përpiqesha të mblidhja veten”, thotë ai.

Tani ka më pak stres, megjithëse shqetësimi mbetet.

Zoti Kessel vazhdon të pyesë veten se si virusi u përhap kaq papritur dhe ishte aq i ashpër në Nju Jork, ku numri i përditshëm i vdekjeve shkoi nga zero në më shumë se 800 në pak më shumë se tre javë.

“Të duket se ke dhënë gjithçka e megjithatë 500,000 amerikanë humbën jetën”, thotë ai.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në këtë qytet është mbi 30,000.

Mes kolegëve që ai ka humbur ishte një 60 vjeçar që kishte qenë në Qendrën Botërore të Tregtisë, me ekipet e ndihmës së shpejtë pas sulmeve të 11 shtatorit.

Zoti Kessel punon në Departamentin e Zjarrfikësve të Qytetit të Nju Jorkut dhe shërben si vullnetar gjatë ditëve të tij të pushimit.

“Kjo krizë rikonfirmoi se pse zgjodha këtë karrierë dhe pse shërbej edhe si vullnetar për të ndihmuar njerëzit, por nga ana tjetër kur sheh kaq shumë vdekje për një kohë të gjatë, të vritet gëzimi dhe të zbehet lumturia”, thotë zoti Kessel.

Pas një pune pa ndërpreje për një vit, zoti Kessel mezi pret disa ditë çlodhjeje.

Ai dhe gruaja e tij, Meghan, një infermiere, do të festojnë ditëlindjen e tij në Disney World, ku ata u fejuan./voa

Lajmet e fundit nga