Connect with Us

Në Itali zbulojnë rrogën e re të Elseid Hysajt te Milani

Seria A

Në Itali zbulojnë rrogën e re të Elseid Hysajt te Milani

Publikuar

-

Larg Napolit, por jo larg Italisë. E ardhmja e Elseid Hysajt pritet të jetë përsëri brenda Serie A. Sipas raportimeve të fundit që vijnë përtej Adriatikut, akordi me Milanin është shumë pranë dhe brenda disa ditësh mund edhe të përshpejtohet marrëveshja mes palëve.

Gazetari Alfredo Pedula zbulon se Dalot me shumë mundësi nuk do të qendrojë me kuqezinjtë vitin e ardhshëm, pranda Maldini ka hedhur sytë nga tregu i lojtarëve, ku profili i Hysajt i përmbush të gjitha kriteret.

Shkodrani ka një eksperiencë të madhe në elitën e Italisë, si dhe nuk i kanë munguar as paraqitjet në Champions League, kompeticion ku me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë edhe “djajtë”.

Gjithashtu mosha e Hysajt është ende e re, ndërsa transferimi nuk do të sillte shpenzime të lartë financiare për arkat e Milanit, pasi klubi do të paguajë vetëm rrogën e futbollistit, pasi në verë do të largohet me parametër 0.

Të gjitha këto arsye e bëjnë mbrojtësin shqiptar lojtarin e duhur për të firmosur me kuqezinjtë. Sipas Alfredo Pedulës, paga që Elseid Hysaj kërkon kap shifrën e 3 milionë eurove në vit, por që mund të pranohet edhe një marrëveshje me 2.5 milionë euro pagë dhe 500 mijë të tjera në formë bonusi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Hysaj dhe Gatuzo mund të përfundojnë të dy te Fiorentina

Publikuar

-

Nga

Napoli do të ndërrojë fytyrë në fund të këtij sezoni, teksa një sërë largimesh pritet të ndodhin. Ndër emrat më të lakuar janë Gattuso dhe Elseid Hysaj. Futbollisti shqiptar është lidhur me skuadra të njohura në Italia, ndërsa përtej Adriatikut tashmë nxjerrin një tjetër skenar që nxjerr në dritë “dashurinë“ e trajnerëve për shkodranin.

Sarri e mori pas tij në transferimin te Napoli, ndërsa e njëjta hipotezë hidhet sërish, por këtë herë ai që mund ta marrë në skuadrën e re është Gattuso. Sipas gazetarit italian, Nicolo Ceccarini, Fiorentina interesohet për trajnerin e Napolit, i cili mund të shkojë në krye të pankinës violë së bashku me Hysajn. Megjithatë për shkodranin është më i avantazhuar Milani.

“Fiorentina është e interesuar për Gattuso-n, por besoj se për momentin ai po mendon vetëm të përfundojë kampionatin me Napolin në më të mirën e tij. Hysaj mund të ndjekë Gattuso-n te Fiorentina, por për momentin mendoj se Milani është në avantazh për të“, është shprehur Nicolo Ceccarini.

LEXO TE PLOTE

Seria A

U infektua me COVID-19, Daniele De Rosi përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Daniele De Rosi shtrohet në spital si pasojë e infektimit me COVID-19. Lajmi është publikuar sot në mediat italiane duke konfirmuar se ish-futbollisti i Romës, tashmë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses italiane, ka përfunduar i shtrurar në spitalin e njohur Spellanzani të Romës për të qenë nën kontrollin e mjëkëve.

De Rosi ishte pjesë e infektimeve masive që ndodhën në radhët e përfaqësueses italiane, ku u prek thuajse i gjithë stafi teknik dhe disa prej futbolliste të kësaj skuadre. Ai ishte ndër të parët që u konfirmua me COVID-19 në grupin e të kaltërve dhe prej 7 ditësh kishte qenë i izoluar në shtëpinë e tij.

Megjithatë, gjatë ditës së djeshme kishte shfaqur probleme të theksuara me frymëmarrjen dhe kjo i kishte alarmuar të gjithë, Ndaj u mor vendimi për shtrimin e tij në spital për të qenë i monitoruar nga mjekët dhe të trajtohej më mirë ky problem shëndetësor i pazakontë për një fizik të stërvitur, duke llogaritur që ai nuk ka shumë kohë që ka lënë futbollin e luajtur.

Ekspertët në Itali mendojnë se në radhët e përfaqësueses është përhapur një nga variantet e reja që janë më të rrezikshme.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në Itali i thurrin elozhe Gjimshitit: Gasperini po i befason trajnerët me shqiptarin

Publikuar

-

Nga

Atalantën jemi mësuar që zakonisht ta shohim duke përdorur skemën me tre mbrojtës që qëndrojnë për t’i bërë ballë sulmeve të kundërshtarëve, në mënyrë që Golini të ketë sa më pak punë. Por trajneri Gasperini është në ndryshim të vazhdueshëm dhe në përditësim të ideve mbi futbollin.

Ky është çelësi i suksesit i një trajneri të madh që po vazhdon të mbajë Atalantën në nivelet më të larta të futbollit në Itali dhe Europë. Punën e Gasperinit mund ta shohim fare mirë edhe te transformimi mahnitës i Berat Gjimshitit.

Së fundmi është “Calciomercato” që ka ngritur në qiell mbrojtësin shqiptar pas artikullit që hapet me titullin: “Berat Gjimshiti është sekreti i Atalantës në mbrojtjen me katër”. Së fundmi trajneri Gasperini po zgjedh që të luajë me katër mbrojtës, ndërsa Gjimshiti është çelësi për të fituar ndeshjen dhe po përdoret si karta xhol.

“Kohët e fundit Gasperini i ka befasuar disa trajner, duke nisur nga Juric. Vendosi mbrojtje me katër, një 4-2-3-1. E çelësi për të fituar gjendet te shqiptari Gjimshiti. Nëse kishte lindur thjesht si lojtar qendror, te Atalanta u diplomua si “Xholi i mbrojtjes së Bergamos”.

Në rritjen teknike-taktike të Atalanta, midis mesfushës dhe mbrojtjes së pasme, Berat Djimsiti ishte gur themeli në këto dy ndeshje dhe pika e kthesës për lëvizjen në katër mbrojtësa, një skemë që po funksionon”, shkruhet në artikullin e medias prestigjoze në Itali.

LEXO TE PLOTE