LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon axhenda e Kategorisë Superiore, zbuloni kur do të luhen sfidat e javës së 27-të

5 Prill 2021, 15:31, Sport CNA
Ndryshon axhenda e Kategorisë Superiore, zbuloni kur do të luhen

Ndryshon axhenda e javës së 27-të të Kategorisë Superiore. Së fundmi, sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka vendosur që 4 sfida të zhvillohen ditën e shtunë, ndërkohë që përballja mes Partizanit dhe Bylisit, do të mbyllë siparin e javës së 27-të, ditën e diel në orën 16:00, ky takim do të zhvillohet në ?Elbasan Arena?.

Për sa i përket të shtunës, në orën 13:00, janë planifikuar të zhvillohen përballjet Kastrioti-Kukësi dhe Skënderbeu-Tirana, teksa në orën 16:00, në fushë do të zbresin Laçi-Vllaznia dhe Apolonia-Teuta. Takime këto tepër të rëndësishme për sa i përket objektivave të skuadrave.

Kategoria Superiore ?  Java 27 (10-11 prill)

Të shtunën

Kastrioti-Kukësi 13:00 (në Kamzë)

Skënderbeu-Tirana         13:00

Laçi-Vllaznia        16:00

Apolonia-Teuta 16:00

Të dielën

Partizani-Bylisi 16:00 (në Elbasan)

Lajmet e fundit nga