LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Na duhet një hetim serioz mbi origjinën e Covid-19

5 Prill 2021, 07:06, Blog CNA
Na duhet një hetim serioz mbi origjinën e Covid-19

?National Riview?

Hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi origjinën e Covid-19 është një skandal ndërkombëtar. OBSH publikoi të martën një raport të përbashkët me qeverinë kineze mbi gjetjet e saj në lidhje me sëmundjen, pas një misioni të një ekipit të OBSH-së në Kinë në muajin shkurt, dhe ai vetëm sa konfirmon dyshimet e mëdha të vëna re nga vëzhguesit e jashtëm në lidhje me paanësinë e panelit të ekspertëve.

17 hetuesit e emëruar nga OBSH-ja dhe 17 ekspertë kinezë që ishin autorë të studimit të përbashkët e cilësuan si ?jashtëzakonisht të pamundur? teorinë e origjinës laboratorike të Covid-19, pra idesë se koronavirusi doli nga Instituti i Virologjisë në Vuhan, që është një laborator me nivel të lartë sigurie në Kinë (niveli 4i biosigurisë), dhe që dihet se ka eksperimentuar me koronavirusët e marrë nga lakuriqët e natës.

Në vend të kësaj, ata pohojnë se virusi ka shumë të ngjarë që të ketë arritur tek njerëzit ose direkt nga lakuriqët e natës përmes gjitarëve të tjerë të vegjël. E vërteta është se secila prej këtyre teorive është një teori e pa mbështetur ende nga prova të drejtpërdrejta.

Por teoria e laboratorit nuk mund të hidhet tërësisht poshtë. Ndërkohë, studimi i OBSH-së merr më seriozisht një teori të sforcuar të promovuar nga qeveria kineze,që pretendon se sëmundja filloi në Kinë nga paketimet e ushqimeve të ngrira të marrë nga vendet e tjera.

Emisioni i njohur televiziv ?60 Minuta? në SHBA, shpjegoi herën e fundit se përse teoria e laboratorit mbetet një shpjegim i arsyeshëm. Xhemi Metzl, një bashkëpunëtor i vjetër në Këshillin e Atlantikut që e këshillon OBSH për inxhinierinë gjenetike, vuri në dukje se ekspertët kishin eksperimentuar me 9 viruse të marra nga shpellat e lakuriqëve, përfshirë një virus me një ngjashmëri të madhe gjenetike me SARS-CoV-2.

Më e rëndësishmja, teoria që favorizohet nga OBSH-ja nuk arrin që të shpjegojë dot një hallkë që mungon. Nëse do të ishte e vërtetë kjo teori, thotë Metzl, virusi do të ishte shfaqur para se të arrinte në Vuhan:?Do të kishim pasur një shpërthim epidemik ndoshta në Kinën Jugore, ku kanë shumë ferma kafshësh. Ose mund të kishim prova të virusit gjatë rrugës?.

Qeveria amerikane ka de-klasifikuar vlerësimet kryesore të shërbimeve të inteligjencës, që e mbështesin teorinë e rrjedhjes së virusit nga laboratori. Një dokument i bërë publik në janar
të këtij viti nga Departamenti i Shtetit zbuloi se SHBA ?ka arsye për të besuar se disa studiues brenda

Institutit të Virologjisë në Vuhan u sëmurën që në vjeshtën e vitit 2019?, dhe se studiuesit në laborator punuan me ?RaTG13, koronavirusin e lakuriqëve të natës, i identifikuar nga instituti më janar 2020, si shembulli i tij më i afërt me SARS-CoV-2?, dhe se laboratori ?bashkëpunoi në botime dhe projekte sekrete me ushtrinë e Kinës?, pavarësisht se paraqitej si një institucion civil kërkimor.

Puna e hetuesve të OBSH-së ishte jo vetëm shumë e kufizuar nga qeveria kineze. Por ata vetë kanë qenë çuditërisht kundër përfundimeve të raportit. Gjatë një konference për shtyp në Vuhan, Piter Embarek, studiuesi që drejtoi misionin, e quajti teorinë e rrjedhjes së virusit nga laboratorit si?shumë të pamundur?, megjithëse pasi u rikthye nga Kina ai sqaroi se ?ky variant nuk është përjashtuar si mundësi?.

Dhe vetë raporti i misionit të OBSH-së këtë javë, i rikthehet formulimit të parë të Embarek.
Një tjetër studiues pjesë e misionit investigativ të OBSH-së, Piter Dazak, president i aleancës jofitimprurëse ?EcoHealth?, kishte hartuar një deklaratë të nënshkruar nga studiuesit, ku gati një vit më parë e quante hipotezën e rrjedhjes së virusit nga laboratori si një ?teori konspirative?.

Aleanca ?EcoHealth? e Dazak mori një grant nga Instituti Kombëtare i Shëndetit që përdoret për të financuar kërkimet në Institutin e Virologjisë në Vuhan, dhe ai është bashkautor në mbi 20 studime me studiues kinezëtë financuar nga institucionet shtetërore partiake kineze, përfshirë Ushtrinë Çlirimtare të Popullit. Pra,siç u shprehën në një studim të muajit shkurt dhjetëra shkencëtarë që e kritikojnë punën e misionit të OBSH-së, ?deklaratat e tij publike hedhin dyshime serioze mbi objektivitetin e tij shkencor?.Një njeri me konflikte të tilla interesi të dukshme, nuk duhet të ishte pjesë e panelin të hetimit në Vuhan.

Për më tepër, thuhet se Dazak ishte i vetmi amerikan që u lejua t?i bashkohej misionit, pasi OBSH refuzoi shkencëtarët që iu propozuan nga qeveria amerikane. Por mosgatishmëria për ta konsideruar seriozisht teorinë e rrjedhjes nga laboratori e ka karakterizuar që në fillim debatin mbi origjinës e Covid-19.

Kur ish-drejtori i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive në SHBA (CDC) Robert Redfilld tha javën e kaluar se beson se virusi ka dalë nga laboratori i Vuhanit, ?New York Times? dhe ?CBS? bënë publike histori që e portretizonin deklaratën e tij si të pa mbështetur nga fakte shkencore.
Ndërkohë, ligjvënësit e Marilend i bënë presion guvernatorit Lerri Hogan, të cilin Redfilld po e këshillon mbi menaxhimin e situatës së Covid-19, që të të distancohet nga ish-zyrtari për shkak se komentet e tij dyshohet se i vendosin akoma në rrezik amerikanët me origjinë aziatike në SHBA.

Duke iu referuar debateve, dr.Entoni Fauçi tha se që shpjegimi i Redfilld ishte i vërtetë, virusi do të kishte ?hyrë në popullatën njerëzore tashmë duke u përshtatur më mirë?. Por kjo mund të ketë ndodhur, dhe do të ishte në përputhje me eksperimentet e ?fitimit të funksionit?, që e bëjnë një sëmundje më infektive për synimet e kërkimit shkencor.

Pa pranuar teorinë e laboratorit,administrata Bajden ka konfirmuar gjetjet themelore të epokës së Trump, sipas komenteve të një zyrtari të lartë të administratës për gazetarin Xhosh Rogin të ?The Washington Post?. Të dielën e shkuar, Sekretari i Shtetit Entoni Blinken shprehu ?shqetësime reale në lidhje me metodologjinë dhe procesin?nga ku bazohet raporti i OBSH-së, duke pasur parasysh rolin e qeverisë kineze në hartimin e tij.

Dhe pas publikimit të raportit ditën e martë, SHBA-ja publikoi një deklaratë të përbashkët me 13 vende të tjera, ku shprehu shqetësimin se studimi ?ishte shumë i vonuar dhe nuk kishte qasje tek të dhëna e plota dhe mostrat origjinale?.

Edhe drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Gebrejesus, e komentoi kështu vendin që zë hipoteza e rrjedhjes laboratorike në studimin investigativ:?Unë nuk besoj se ka një vlerësim mjaftueshëm të zgjeruar mbi këtë çështje?, teksa bëri thirrje për hetime të mëtejshme.

Duke pasur parasysh atë që nuk dimë ende, publikut do t?i shërbente mos-përmendja e historisë dhe shkencës, për të pasur një hetim vërtet të besueshëm dhe gjithëpërfshirës për origjinën e kësaj fatkeqësie. Ajo që dimë është se një hetim i tillë nuk do të vijë kurrë nga OBSH-ja ose nga Partia Komuniste Kineze./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.nationalreview.com/2021/03/we-need-a-serious-investigation-into-the-origins-of-covid-19/

Lajmet e fundit nga