Connect with Us

Muça: Pesë ekipe luftojnë për titull

Sport

Muça: Pesë ekipe luftojnë për titull

Publikuar

-

Kategoria Superiore është në momentin e saj më interesant, teksa edhe një javë na ndan nga faza e katërt, aty ku çdo pikë dhe çdo episod do të jetë deçiziv. Në Rubrikën Sportive, Shkëlqim Muça thekson se për titull janë në garë pesë ekipe, duke qenë se Tirana nuk hoqi dorë. Ndër të tjera, trajneri komentoi edhe ndeshjen mes Teutës e Laçit dhe Vllaznisë e Partizanit, ku u shpreh se barazimi ishte rezultati i duhur.

“Situata në Kategorinë Superiore? “Tregon rivalitet edhe për faktin që skuadrat me njëra tjetrën janë përplasur. Tirana ka përfituar dhe ka bërë hapa para, është afruar, është në lojë për titullin, sepse ndeshje ka shumë. Janë 10 ndeshje, 30 pikë në lojë. Kampionati është shumë interesant sepse ka rivalitet, pesë ekipe janë aty luftojnë për titull. Tirana nuk hoqi dorë, ka ecur mire”

Teuta-Laçi 1-0? “Ishte një 90 minutësh shumë i mirë për Teutën, një trepikësh shumë i vlefshëm, edhe për të ngrit moralin edhe për t’i dhënë një atmosferë tjetër. Teuta ka qënë një skuadër që nuk na ka bindur me të mëdhatë. Në këtë ndeshje ishte më e lirshme, arriti një fitore plotësisht të merituar. Edhe goli i Bregut ishte fantastik”.

Vllaznia-Partizani? “Prisja më shumë nga kjo ndeshje. Partizani e organizon mirë lojën në mbrojtje, por I duhet një marsh në metrat e fundit për ta kërkuar golin. Mendova që në minutat e para që Partizani ishte më përpara, ndërsa më pas Vllaznia doli në lojën e saj. Barazimi ishte rezultati më I drejtë në këtë takim”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Përmbysje dramatike e Dinamos me Korabin, skuadrat mike bëjnë ligjin

Publikuar

-

Nga

Burreli dhe Dinamo do të luftojnë deri në fund për t’u ngjitur në Superiore. Matjanët kanë bërë detyrën ditën e sotme, duke fituar në transfertë me skuadrën e Vorës me shifrat 0-3. Skuadra e Nikajt e zhbllokoi ndeshjen me Raboshtën në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën Kurbneshi me penallti ndëshkoi sërish skuadrën vendase, kurse japonezi Takashi mbylli të gjitha llogaritë. Në Peshkopi ndërkohë ndeshje ishte shumë emocionuese, me Korabin që u mposht nga Dinamo me përmbysje.

GRUPI A (PLAY-OFF)
Korabi-Dinamo 1-2
Shënues:
 Marku 58’ / Didjiwa 82’, Welber 89’
Vora-Burreli 0-3
Shënues:
 Raboshta 42’, Kurbneshi (pen.) 78’, Takashi 83’

Gara për mbijetesë në grupin A vijon të jetë interesante, pasi Partizani B dhe Oriku kanë marrë pikët e plota. Vlonjatët iu falën Branicës në ndeshjen me Besëlidhjen, kurse Bërdufi dhe Zani i dhanë tre pikët skuadrës së Partizanit B në Shkodër kundër Veleçikut.

Ky duel përfundoi më rezultatin 1-2 dhe ishte Taulant Marku që shënoi i pari, por më pas Djidjiwa dhe Welber mposhtën dy herë portierin e dibranëve dhe i dhanë tre pikët Dinamos, që ngjitet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Burreli.

Më ndryshe situatë në grupin B, pasi Lushnja ka marrë tre pikët kundër Elbasanit të vendit të fundit. Fatet e kësaj ndeshjeje i vendosi sulmuesi me eksperiencë, Vilfor Hysaj, i cili shënoi në portën e verdhebluve që janë të rënë një kategori më poshtë.

GRUPI A (PLAY-OUT)
Veleçiku-Partizani B 0-2
Shënues: 
Bërdufi 33’, Zani 54’
Oriku-Besëlidhja 1-0
Shënues:
 Branica 17’

GRUPI B (PLAY-OUT)
Elbasani-Lushnja 0-1
Shënues:
 Hysa 74’

LEXO TE PLOTE

Sport

Vetëm Teuta pa ndryshime, Duro e Brdaric vendosin luftëtarët për derbin

Publikuar

-

Nga

Duele mjaft interesante, që nisin prej orës 16:00. Laçi-Vllaznia është kryendeshja e javës, mes skuadrave që duan titullin kampion. Në të njëjtën orë luhet edhe Apolonia-Teuta.

Durrsakët morën javën e kaluar vendin e parë në klasifikim dhe do tentojnë të mos e lëshojnë më, ndaj marrja e tre pikëve me fierakët e vendit të fundit është detyrim. Një orë para ndeshjes janë zbuluar edhe formacionet e këtyre skuadrave, që janë si më poshtë:

LAÇI-VLLAZNIA
LAÇI:
 Sherri, Marku, Malota, Obanor, Musta, Lushkja, Deliu, Shehu, Mazrekaj, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro
VLLAZNIA:
 Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Hoxhaj, Cisse. Trajner: Thomas Brdaric

APOLONIA-TEUTA
APOLONIA:
 Harizaj, Diop, Sota, Repaj, Haxhiu, Shanaj, Smaçi, Zoga, Mihana, Levend, Vasilj. Trajner: Fabrizio Cammarata.
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Duam finalen e Kupës”, trajneri Memelli surprizon me deklaratën pas barazimit ndaj Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli ka folur pas barazimit me Tiranën, teksa për “Gol pas Goli, u shpreh se skuadrat morën atë që merituan.

“Të dyja skuadra vinin me objektiva të ndryshme. Tiran do te ti afrohej kreut. Mundësitë i kanë. Ne e dinim vështirësinë e ndeshjes, e dinim çfarë mund të na bënte kundërshtari. U munduam të jemi agresivë në prapavijë dhe të mos i linim të bënin lojën e tyre. Nuk kishim shumë raste të dyja skuadrat. Kam dyshime për golin e Mensah. Unë jam realist dhe them se skuadrat mirën atë që merituan.

Janë edhe 9 javë. Ne do e respektojmë kampionatin. Kundërshtarët po bëjnë lojën e tyre, ne tonën. Sido që të jetë, sot nuk na mposhti jë skuadër e fortë si Tirana. Ne duhet të mësohemi me vështirësitë.

Ne ishim koshientë që Tirana do e mbante zotërimin e topit më shumë se ne. Duhet të dimë që lojtarët e sulmit tonë kanë më shumë konsum se lojtarët e Tiranës, apo të tjerë, pas zotërimit të topit. Menduam të fusnim Vangjelin dhe të spostonim Marën para, që të mbanim më shumë topin. Unë jam i mendimit që të dyja skuadrat morën atë që dhanë në fushë. Nuk e afruam kundërshtarin te porta, për të na rrezikuar.

Kupa dhe mbijetesa? Për Kupën, çdo skuadër që do ishte, do kishte konsumim energjish. Ne do luajmë ndeshjen tonë me Teutën, me bindjen se do shkojmë në finale. Do preferoja fitore me Teutën, edhe në Kupë edhe në kampionat.”, tha Memelli.

LEXO TE PLOTE