Connect with Us

“Mos e shisni votën”/ Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim mesazh qytetarëve: Bashkë kundër korrupsionit

Politikë

“Mos e shisni votën”/ Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim mesazh qytetarëve: Bashkë kundër korrupsionit

Publikuar

-

/
“Mos e shisni votën”/ Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim mesazh qytetarëve: Bashkë kundër korrupsionit

Kandidatja e partisë Lëvizja për Ndryshim për qarkun Dibër, Sandra Xheleshi në një intervistë të dhënë, u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme për popullin, pasi e kanë në dorë të zgjedhin që të luftojnë korrupsionin që po ndodh çdo ditë, duke mos e shitur votën.

Xheleshi është një prej të rinjëve intelektual që i është bashkuar kësaj partie.

Ajo ka jetuar dhe studiuar në Londër, dhe së fundmi është kthyer në Shqipëri sepse mendon se Dibra ka nevojë për një zë të fuqishëm në Parlamentin e ardhshëm.

Sandra Xheleshi, jam kandidate në qarkun e Dibrës me Lëvizjen për Ndryshim. Kam jetuar në Angli për 17 vite dhe jam shkolluar në Londër për shkenca politike dhe masterin për siguri shtetërore.

Kam punuar për projekte të ndryshme për investimin e Ballkanin Perëndimor të financuar nga donatorë të ndryshëm siç është zyra e zhvillimit të Britanisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OKB-ja dhe sot jam kthyer në Shqipëri që populli i Dibrës të ketë një zë në parlament që fol kundër padrejtësive që po ndodhin për ditë.

Dua që këto zgjedhje njerëzit e thjeshtë të ndihen të përfaqësuar në Parlament.

Mendoj që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme sepse do të marrë një vendim populli, a do të qëndrojë për korrupsionin që po ndodh tani, apo do e luftojmë armikun e ri dhe tu themi atyre që mund të na blejnë se vota jonë nuk është në shitje sepse vota jonë është e drejta jonë dhe të drejtat tona nuk janë në shitje”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Ftesa për bashkëqeverisje/ Rama: Ja pse Bashës i kam kërkuar të ndahet nga Saliu dhe Iliri

Sandra Xheleshi theksoi se i është bashkuar Lëvizjes për Ndryshim pasi e sheh si të vetmen alternativë që flet kundër korrupsionit.

E shoh  Lëvizjen për Ndryshim si e vetmja alternativë për shqiptarët sot është e vetmja parti që flet kundrra korrupsionit dhe i bën që njerëzit e thjeshtë të ndihen të përfaqësuar, kjo ishte” tha Xheleshi

Ndërkohë që kandidatja e Dibrës është pyetur edhe për kandidatët e partive të tjera, për të cilët shprehet se: “Nuk dua të flas me emra por besoj që populli do e kuptojë vetë sesa të pastra janë listat e partive të tjera , populli meriton më mirë, meritojmë kandidatë të pakorruptuar të pamanipuluar dhe meritojmë kandidatë transparent të shkolluar”.

Në fund, Sandra Xheleshi ka edhe një mesazh për të gjithë votuesit.

Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme , se në këto zgjedhje është koha që tu thuash, se ke të drejtën tënde dhe të flasësh kundrra padrejtësive që po ndodhin, ti e ke votën, ti e ke në dorë ndryshimin, votoni “Lëvizja për Ndryshim” numrin 11”-përfundoi kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Na çoi në konflikt me ndërkombëtarët”/ Bylykbashi flet me bindje: Basha shkarkohet më 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, thekson se vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite kanë dërrmuar Partinë Demokratike, duke e çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Në një dalje televizive, ai u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të votohet edhe për shkarkimin e Bashës.

 “Statuti e parashikon që kryetari shkarkohet nga kuvendi kombëtar. Kryetari i Partisë shkarkohet nga kuvendi. Tashmë nuk ka dyshim që e gjitha po projektohet drejt asaj për një seri veprimesh që ka marr zoti Basha që na kanë çuar edhe tek humbja e zgjedhjeve. 



LEXO EDHE:  Çfarë po kërkon Lulzim Basha nga Reforma Zgjedhore?!

LEXO EDHE:  Ftesa për bashkëqeverisje/ Rama: Ja pse Bashës i kam kërkuar të ndahet nga Saliu dhe Iliri

Është e pa diskutueshme blerja masive e votës që ka bërë Rama, që është vepër penale, kriminale. Por nga ana tjetër kemi një Bashë që ka marr vendime strategjike të gabuara. Jo para 25 prillit, por duke filluar nga ngritja e çadrës e këtej që kanë çuar PD në turbulenca duke dërrmuar energjitë e partisë edhe në raport me ndërkombëtarët.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk pyet për Kushtetutë”/ Bylykbashi: E paralajmërova por donte të bëhej lider

Publikuar

-

Nga

Oerd bylykbashi, është shprehur se e ka paralajmëruar Lulzim Bashën për pasojat e djegies së mandateve.

Në një intervistë për mediat, deputeti PD, është shprehur se e dinte se çfarë do të ndodhte nëse do të digjeshin mandatet pasi ai vetë në vitin 2008 ishte ai që kishte parashikuar në kod zgjedhor një nen kundër djegies të mandateve.

“Në atë kohë unë jam kontestuar Bashës një muaj para se ai anonçonte djegien e mandateve. Ia kam kundërshtuar si, antikushtetues. Një kryetar që pretendon të bëhet lider mendon se mund të kapërcehet kushtetuta, dhe nuk e kishte problem atë që i thosha unë se është antikushtetuese.



LEXO EDHE:  Fitorja e Vetëvendosjes në Kosovë/ Ditmir Bushati: Sovrani shembi të vjetrën dhe përqafoi shpresën

LEXO EDHE:  “Gruas sime ju i hani atë që s’thuhet”/ Rama kërkon falje nga Korça

Të detyrosh deputetët të lënë mandatet është antikushtetues. Mandati është i deputetit është i popullit nuk është i kryetarit të partisë e as i partisë. Unë i kam thënë këtë, përveçse është antikushtetues e kjo mund të mos jetë në interesin tënd, më 14 janar 2019. Do të mbushet parlamenti, sepse unë me dy koleg kemi shkruar nenin ne kodin zgjedhor në vitin 2008 kundër djegies së mandateve. Është i hekurt. Do të prodhoje si pasojë mbushjen e parlamentit me pjesën e dytë listës. Këtë e bëmë kundër partisë socialiste sepse kërcënonte me djegie mandatesh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Bylykbashi tregon si do të verifikohen firmat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i rreshtuar krah liderit  Sali Berisha, thotë se Kuvendi i 11 dhjetori do të quhet legjitim dhe do të ketë vlerë vetëm nëse do të ketë pjesëmarrjen e mbi 50% të delegatëve.

“Statuti është ligji dhe kushtetuta për ne. Kësaj radhe për here të parë është thirrur baza e partisë, dhe e gjitha kjo është politike por ka edhe element statusore. Për herë të parë vihet në funksion një mekanizëm që nuk është vënë më parë. Është 50% +1  delegatëve e 7646 delegatëve siç e ka anoncuar në kuvendin e fundit komisioni që ngre kuvendi vetë. Është ai që ka thënë se ky numër nuk ndryshon. Më pas, vendimet sipas rastit mund të merren me 50 plus 1 të atyre që janë present”, tha ai në një dalje televizive.

LEXO EDHE:  Ftesa për bashkëqeverisje/ Rama: Ja pse Bashës i kam kërkuar të ndahet nga Saliu dhe Iliri

LEXO EDHE:  Mëkatet që rëndojnë mbi politikanët tanë/ Fatos Klosi flet pa dorashka



I pyetur si do të verifikohen firmat, Bylykbashi është shprehur se procesi do të ketë transparencë maksimale.

“Verifikimi i parë është thirrja. Me pas verifikohet kuorumi e vetëm atëherë mund të ketë vendimmarrje. Vendimin për ta thirrur Kuvendin e merr ose Këshilli Kombëtar dhe Kryesisë. Ky komision do të verifikojë a është thirrur kuvendi? A janë 1/4 e anëtarëve? Për verifikim sasior pra si numër, a janë 1913 mos gaboj kërkesa me shkrim e më pas a janë delegatë këto apo jo? Ne e dimë që ka 4200 kërkesa mjaftojnë vetëm 1900 e pak që të quhet i thirrur Kuvendi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE