LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mitingjet në kohë pandemie/ Basha: E kam të pamundur të ndal entuziazmin

5 Prill 2021, 06:16, Politikë CNA
Mitingjet në kohë pandemie/ Basha: E kam të pamundur të ndal

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur lidhur me fushatën e tij, ku ka pasur grumbullime masive të qytetarëve, në një kohë pandemie.

Basha thotë se ai është i pari që kërkon marrjen e masave në çdo aktivitet elektoral. Ndërkohë ai theksoi se e ka të pamundur të ndalë entuziasmin e qytetarëve.

?Jam i pari që kam kërkuar dhe kërkoj marrjen e masave në çdo aktivitet elektoral. Ne marrim masat më strikte. Kemi vetëm zotin dhe veten për tu mbotjur. E kam të pamundur të ndal entuziazmin që duket në pritjet që bëhen. Mundohem t?i bëj thirrje mbështetësve të mbajnë distancën?, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër ai ka komentuar edhe sulmet e kryeministrit Edi Rama për fushatën e PD.

?Sulmet e tij s? kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve, por është justifikim për t?ju largua pyetjes se çfarë ka bërë në 8 vite. Ai nuk shqetësohet për autobusa në kryeqytet, por shqetësohet për entuziazmin që tregon se dita e largimt të tij ka ardhur?, u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga