LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më shtrembërove deklaratën”/ Çim Peka “zihet” me Bashën: Ti s’të dëgjon në opozitë, mendo në qeveri

5 Prill 2021, 20:12, Politikë CNA
“Më shtrembërove deklaratën”/ Çim Peka

Gazetari Çim Peka, i njohur si mbështetës i opozitës, ka debatuar mbrëmjen e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha tha se sapo të vijë në qeveri do të hetojë pasuritë e e grabitura nga qeveria e Ramës. Duke marrë shkas nga kjo, Peka tha se kreu i opozitës ose po bën deklaratë populiste, ose po paralajmëron se PS-ja në opozitë do të shkrihet.

Kjo shkaktoi përplasje mes gazetarit dhe Bashës, pasi ky i fundit e akuzoi se po i shtrembëron fjalët, ndërkohë që Peka i vuri në dukje faktin se nuk e le të flasë.

Debati në Syri Tv:

Basha: 7.2 miliardë euro të abuzuara nga qeveria e Ramës, pasuri të grabitura përbëjnë një punë voluminoze në radhë të parë të qeverisë së re që do dalë pas 25 prillit. Do e bëjmë këtë me drejtësi të pastër që kanë gjetur në vende të tjera pasuri të fshehura shumë më mjeshtërisht se politikanët hajdutë gjatë këtyre tetë viteve.

Peka: Me këtë që thoni, opozita e ardhshme përfundoka nga selia e PS-së te qelitë e burgut special, domethënë shkrihet opozita.

Basha: Jo fare

Peka: Tani ose kjo është deklaratë populiste, ose nëse keni të dhëna duhet t?i thoni shqiptarëve, pas 25 prillit unë jam kryeministër, por opozita e re do shkrihet dhe bëhuni gati për opozitë tjetër se gjysma e tyre do shkojë në burg.

Basha: Kjo që thatë ju është populizëm dhe shtrembërim i asaj që thashë unë. Unë thashë dy gjëra tjera. Unë thashë që nga njëra anë?

Peka: Deklarata që bëtë ju ka disa pasoja. Përveçse ka rimbursimin me para të grabitura?

Basha: Shiko, unë kam mbajtur fjalën disa herë sot dhe jam i lumtur të dëgjoj fjalën tënde sot, por nëse më kë thirrur të jap përgjigje, merre përgjigjen dhe pastaj kthe komentin.

Peka: Ki durim për pyetjen. Zoti Basha, nëqoftëse?

Basha: U bë pyetja po s?po pret përgjigjen.

Peka: Nëqoftëse nuk keni durim të dëgjoni pyetjen në opozitë, imagjinoni në qeveri.

Basha: Bëj sa të duash, por e bëre pyetjen dhe unë e kuptova, ti ke merak që nuk e kuptuan qytetarët.

Peka: Nuk e di a e kuptuat, por veprimi juaj ka disa pasoja, e para shlyhet një dëm të madh me paratë e taksave apo me paratë e grabitura, e dyta e shkrin opozitën e re nëse është ajo që ju thoni.

Basha: E keni gabim. Dhe unë sapo nisa të tregoj pse e keni gabim.

Peka: Pse e kam gabim?

Basha: Përsëritët tre herë të njejtën pyetje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga