Connect with Us

Me prova dhe fakte/ PD: Nuk i njohim zgjedhjet e Metës

Politikë

Me prova dhe fakte/ PD: Nuk i njohim zgjedhjet e Metës

Publikuar

-

Zgjedhjet parlamentare të qershorit 2001 ishin një provë e gjallë e manipulimit hde vjedhjes së votave nga ana e Ilir Metës, presidentit dhe kryetarit të LSI që sot na jep leksione për mbrojtjen e votës.

CNA.al ka sjellë në kujtesën e qytetarëve shqiptarë, prova dhe denoncime të bëra nga vetë Sali Berisha, i cili konfirmoi me fakte se Meta për të qenë në pushtet mund të përdorë ccdo skenar, deri tek rrahja e njerëzve të thjeshtë që nuk e mbështesin dhe vrasja e tyre.

Sot po sjellim një deklaratë të Partisë Demokratike të bërë në datën 4 gusht 2001, në të cilën theksohej se nuk i njohin zgjedhjet e bëra nga ana e Likes.

Deklarata e selisë blu që është pasqyruar e plotë në të përditshme “Rilindja Demokratike” theksohej se bandat me uniformë rrëmbyen me qindra kuti votimi, i hapën dhe falsifikuan dokumentet e tyre. Po ashtu, Berisha shprehej në atë kohë se nën kërcënimin e armës në shumë qendra votimi u falsifikuan procesverbalet dhe rezultatet në qendrat e votimit.

Kryesia e PD nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve as dhe legjitimitetin e Parlamentit socialist sepse në shumë raste preferoi dokumentet e falsifikuara nga komisionerët e PS në vend të procesverbaleve të ligjshme të firmosura nga të gjithë komisionerët. Në shumë zona të fituara nga kandidatët e “Bashkimi për Fitore” të shpallen fitues kandidatët socialistë, ndërsa në shumë zona të tjera që ishin të qarta në balotazh të shpalleshin të fituara nga socialistët”, thuhej në botimin e RD-së në datën 4 gusht 2001.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet parlamentare të Serbisë mbahen edhe në Kosovë

Më tej, PD shprehej se bandat e drejtuar nga Meta kërcënonin me armë komisinerët dhe arritën të mbushnin kutitë dhe falsifikonin formularët që Likja të bëhej kryeministër për një vit.

Kryesia e PD nuk i njeh rezultatet as legjitimitetin e Parlamentit socialist sepse krimi shtetëror i organizuar, trafikantët e drogës, prostitucionit, armëve dhunuan nen për nen Kodin Elektoral. Kryesia e PD përcakton si detyrim madhor të PD rivendosjen me mjete demokratike të institucionit të votës së lirë dhe ligjimitetit të parlamentit të delegjitimuar nga socialistet në bashkëpunim të ngushtë dhe të gjithanshëm dhe shumicën e shqiptarëve, institucionet ndërkombëtare dhe vendet mike të Shqipërisë”, thuhej në deklaratën./CNA.al

Vjedhja e votave dhe dhuna e Metës/ PD tregon denoncimin në institucionet ndërkombëtare

Ilir Meta hajduti më i madh i votave/ I dhunshëm dhe gjakatar

Denoncimi i PD/ Ilir Meta masakronte demokratët dhe vidhte votat

Vjedhja e votave dhe dhuna e Metës/ PD tregon denoncimin në institucionet ndërkombëtare

Vjedhja e votave dhe dhuna e Metës/ PD tregon denoncimin në institucionet ndërkombëtare

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi një familje”/ Basha në Kamëz: Nga shpirti juaj buron thirrja për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me banorët në Kamëz u shpreh se ishte përgatitur për një vizitë në një familje, por sipas tij të gjithë të pranishmit janë një familje.

Më tej, ai shtoi se pensionistët me lekët që marrin mund të paguajnë vetëm faturat e energjisë dhe ilaçet.

 “Nga shpirti juaj buron thirrja e ndryshimit. Flamur Noka më tha se do shkojmë për një vizitë në një familje por të gjithë këtu jemi një familje. Një familje e ndryshme në përbërje me  nëna të vuajtura me gjyshe që kanë sakrifikuar çdo ditë. Me baba të rraskapitur në ferma dhe miniera për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Pensionistët pasi paguajnë faturat e energjisë dhe ilaçet nuk i’u mbetet asgjë. Nga ky shesh 8 vite më parë u premtua legalizimi falas dhe ju braktisën pa pikën e përgjegjësisë.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, nënshkruan, sot, një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin për përmirësimin e kapaciteteve të Gjykatës në përmbushjen e detyrave të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi finalizojmë një bashkëpunim të Gjykatës Kushtetuese me Prezencën, që ka nisur prej disa kohësh, udhëhequr nga qëllimi i përbashkët për të forcuar ndërtimin e shtetit të së drejtës, për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final respektimin e misionit të Gjykatës Kushtetuese: garantimin e epërsisë së Kushtetutës në vendin tonë”, tha Tusha në ceremoninë e nënshkrimit.

Del Monaco tha se nënshkrimi i memorandumit është dëshmi e vijimësisë së bashkëpunimit afatgjatë mes Gjykatës Kushtetuese dhe Prezencës. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi e Prezencës, për shkak të rolit specifik dhe thelbësor që luan Gjykata Kushtetuese në sistemin ligjor të Shqipërisë për promovimin e plotë të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. “Prezenca është aty ku është zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë vëmendje e respekt veprimtaritë e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ne punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi në Lushnje/ Bashkë me Vasilin dhe Luan Ramën do e çojmë deri në fund betejën me bandat

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Monika Kryemadhi  gjatë një takimi elektoral në qytetin e Lushnjës është shprehur se duke pasur në krah Petrit Vasilin, Luan Ramën do ta cojë deri në fund betejën me bandit.

Më tej, Kryemadhi u shpreh se qytetarët nuk duhet të thërrasin më ‘Rama ik’ pasi sipas saj, ai tashmë ka ikur.

“Me Petrit Vasilin, Luan Ramën, me Kejdën, me të gjithë burrat dhe gratë e LSI, do e çojmë deri në fund betejën tonë përballë bandave.

Do e çojmë betejën tonë përballë bandave dhe sporteleve të Edi Ramës që do të bëj Pazar jo vetëm me LSI, por me të ardhmen e shqiptarëve. Më 25 prill vota juaj do të jetë për numrin 6, sepse edhe zotit iu deshën 6 ditë për të krijuar botën, edhe numri 6 do të bëjë ndryshimin në Shqipëri dhe do të jetë e ardhmja, sepse është partia e të rejave dhe të rinjve.

Këto janë dy vitet e vështira për LSI, sepse morën vendimin që jemi parti me integritet dhe treguam që s’jemi partia e karrigeve, por e të rinjve dhe të rejave, nënave, fermerët. Jemi partia e djemve. Jemi partia e familjeve shqiptare, e të gjithë atyre që duan të sjellin ndryshimin më 25 prill. Mos thërrisni më ‘Rama ik’ se ai ka ikur. Ne kemi vetëm një qëllim. Nuk është të ndërrojmë një parti në pushtet, por të krijojmë vende të reja pune me pagë të mirëpaguara. Qëllimi ynë është që bizneset të lulëzojnë. Qëllimi ynë është që universiteti bujqësor të ketë përfaqësinë e vet këtu”, u shpreh Kryemadhi.

LEXO TE PLOTE