web counter

"Ma kërkoi çajin në kafe"/ Ish konkurrenti flet pas debatit me Arjan Konomin

5 Prill 2021, 12:44, Lifestyle CNA
"Ma kërkoi çajin në kafe"/ Ish konkurrenti flet pas

Ish konkurrenti i Përputhen, Kristjan Marcinaj, ka folur për prapaskenat e debatit me Arjan Konomin për çajin Matcha. Konomi e akuzoi Kristjanin se po iu sillte drogë në emision dhe ia jepte konkurrentëve.

Pas kësaj pati një debat shumë të nxehtë në studio dhe Erlindi dhe Kristiani u larguan nga Përputhen.

Së fundi Kristjani ka reaguar në lidhje me akuzat e Arjanit duke thënë se kishte shumë mënyra për ta këshilluar dhe sipas tij reagimi i tij në studio ishte si një goditje e befasishme.

Unë nuk kam asgjë personale me Arjanin, paçka se përshtypja ime që në hyrje ka qenë një përshtypje që ai e ka kthyer protagonizmin tim personal. Pra, për arsye të caktuara, varet si më ka analizuar me atë syrin e tij kritik, por që edhe nëse ai do më jepte mua këshilla, nga të cilat unë të rritesha, unë i mirëpres ato këshilla sepse unë mund të mësoj nga kushdo përderisa ato këshilla janë të arsyeshme. Ama nuk më pëlqeu ky sulm që më bëri, por nuk ngelet si urrejtje.

Me kohën do qartësohet dhe eksperienca e tij mediatike. Nga ajo që kam dëshmuar kam vënë re që ai është një person që di të kërkojë falje dhe unë e pres nga ai. Përderisa ai e ka bërë akuzën publike dhe unë kam të gjithë të drejtën që t’i kërkoj të kërkojë falje publike.

Kur një individ ka një pozicion aq të lartë në media, edhe nëse do ishte e vërtetë, minimumi që mund të bënte ishte të më merrte privatisht dhe të më këshillonte si një prind. Jo një akuzë aq e ashpër publike, sepse unë para një jave e takova dhe më tha e ke nga ai çaji jot. Ma kërkoi çajin në kafe, mund ta kishte edhe si batutë apo sarkazëm ama ne ishim në kafe, u takuam miqësisht dhe nuk kishte asnjë ekzagjerim për këtë temë. Ndodhi si goditje befasisht”, u shpreh ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga