Connect with Us

“Ka kontribuar fort në politikën shqiptare”/ Rrëfimi i Bamir Topit për Berishën

Politikë

“Ka kontribuar fort në politikën shqiptare”/ Rrëfimi i Bamir Topit për Berishën

Publikuar

-

"Ka kontribuar fort në politikën shqiptare"/ Rrëfimi i Bamir Topit për Berishën

Ish presidenti Bamir Topi e ka vlerësuar ish kryeministrin Sali Berisha si një nga personat që ka dhënë kontribute të forta në politikën shqiptare.

Topi është shprehur se, Berisha ishte një njeri jashtëzakonisht i motivuar në punën e tij. Gjithashtu ai thekson se, në fillimet e tij ishte lider shumë serioz ku nuk gjente vend vulgariteti.

“Sipas meje Berisha është një person me kontribute të forta në politikën shqiptare. Ka qenë në sytë e mi dhe të intelektualëve në përgjithësi një njeri shumë serioz.

Një njeri që ishte vështirë të përzihej serioziteti qoftë edhe me momente humori, pra ishte një njeri jashtëzkonisht i motivuar në punën e tij.

Pastaj me kalimin e kohës, politika shqiptare në përgjithësi degradoi. Ju keni parë ngjarje të cilat lidhen me Parlamentin shqiptar që çdo person që del aty del pa “Rr” para opinionit publik. Mund të them që edhe vetë Berisha në një farë mënyre pati degradimin e tij në sjelljen publike.

Pra, ndryshe ka qenë Berisha në fillimet e tij një lider shumë serioz ku vulgariteti nuk gjente vend, pastaj me kalimin e viteve si duket edhe nervat ju prishën nga debatet dhe nga mënyra se si po zhvillohej politika në Shqipëri, por politikani sjelljen e vet e ka me vete.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, dolli me fund për Sali Berishën

Tek e fundit çdo njeri e di mirë se si i përdor instrumentet e tij dhe mesa duke tani ka gjykuar që duhet të sillet në këtë mënyrë”, u shpreh Topi në Kojshia show.

Ish presidenti gjithashtu ka sjellë në kujtesë momentin e rënduar për Berishën në vitin 1997 kur në shqipëri kishte nisur lufta civile dhe ai la postin e tij si president.

Topi rrëfeu se e gjeti ish kryeministrin Berisha në një gjendje shumë të rënduar nga ana morale.

“Ka qenë një moment shumë i vështirë që lidhet me 97. Më kujtohet që ka qenë dita kur Berisha la Presidencën për tu kthyer te Partia Demokratike.

Kam shkuar në mbrëmje për ta takuar për ti demostruar në mënyrë shumë të natyrshme solidaritetin human të kolegut duke i thënë që shtëpia ime është 200 metra larg nga Selia, sepse në atë kohë jetoja në qendër të Tiranës. Unë jam për ty çdo minutë të 24 orëshit vi menjëherë, llogarit një mik.

Nuk ka patur hipokrizi pasi ka qenë një ditë shumë e vështirë”, ka thënë ish-presidenti. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pa llogari bankare dhe me një vilë dy katëshe/ Ky është burimi i të ardhurave të Xhelal Mziut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Xhelal Mziu, një emër i njohur në PD si ish kryebashkiaku i Kamzës dhe së fundmi si prurje e Lulzim Bashës si deputet në Dibër.

Mziu, i cili u zgjodh për herë të parë si ligjvënës ka deklaruar një vilë dy kate, me vlerë 5.7 milionë lekë.



Deputeti i Bashës si burim të ardhurash deklaron punën si emigrant në Greqi nga viti 1992 deri në 1995, punë të ndryshme krahu, ndihmë nga të afërmit e tij, para të kursyera nga paga e tij më vonë dhe e bashkëshortes, si dhe një kredi 2.8 milionë lekë. Mziu deklaron gjithashtu se pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë.

LEXO EDHE:  Berisha padi ndaj Blinken/ Shpifje publike

LEXO EDHE:  Peleshi i Korçës me nxënësit e shkollave të këtij rrethi

Kjo është deklarata e pasurisë së Mziut deri tani. Ai nuk deklaron asnjë llogari bankare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga apartamenti 1 milion lekë në Tiranë në mijëra metra pyll/ Kjo është pasuria e deputetit të Bashës

Publikuar

-

Nga

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendit iu shtuan milionerët e rinj, të cilët zotërojnë llogari bankare dhe shtëpi me vlerë miliona lekë.

Tomor Alizoti, një nga deputetët e Bashës për qarkun e Beratit ka deklaruar në shtator të vitit 2005 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë vetëm 100 mijë lekë ose e thënë ndryshe 1 milion lekë të vjetra. Por kjo vlerë e deklaruar prej tij ka një diferencë të madhe në krahasim me vlerën e tregut imobiliar.

LEXO EDHE:  Peleshi i Korçës me nxënësit e shkollave të këtij rrethi

LEXO EDHE:  Berisha "i përvishet" Ramës/ "Kryeepidemiologu i Surrelit urdhër për kufizim të testimeve, kurba është fake"

Por nuk mbaron me kaq. 11 vite më vonë, Alizoti ka blerë një apartament po në Tiranë, me sipërfaqe 51 m2, me vlerë 65 mijë euro.



Alizoti ka në pronësi 2/24 e 850 mijë m2 pyll si dhe 2/12 e rreth 700 mijë m2 pyll.

Ndërkohë që pritet të shihet edhe se si do ndryshojë pasuria e deputetit edhe gjatë këtyre viteve si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja i përgjigjet Bashës/ “Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo ka reaguar pas postimit të kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha i cili më herët në një postim në rrjetet sociale shkruante se Berisha ka marrë një betejë për interesat e tij personale, ndërsa thekson se Kuvendi i vërtetë është në 18 dhjetor.

Garo thekson se halli i vërtetë i demokratëve janë pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën.

 “Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës.

Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit!



LEXO EDHE:  Audio-përgjimi i vëllait të Xhafajt/ Bandat kërcënojnë PD

LEXO EDHE:  Berisha padi ndaj Blinken/ Shpifje publike

Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar,” thuhet në reagim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE