Connect with Us

Gjermani/ Të vaksinuarit së shpejti rifitojnë “lirinë”

Bota

Gjermani/ Të vaksinuarit së shpejti rifitojnë “lirinë”

Publikuar

-

Mall për një jetë normale – kudo e ndesh këtë në kohën e pandemisë. Një nga mënyrat për të arritur atë është vaksinimi. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u premton lirime atyre që janë plotësisht të vaksinuar.

Sipas planeve të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) kush është i vaksinuar ndaj virusit Corona, së shpejti do të ketë më shumë liri. „Kush është plotësisht i vaksinuar, mund të trajtohet në të ardhmen, si dikush që është testuar negativisht”, u shpreh Spahn në fundjavë për gazetën gjermane të së dielës, „Bild am Sonntag”. Në sfond qëndron një analizë e Institutit Shkencor Robert Koch, RKI, sipas së cilës detyrimi për karantinim dhe testim për ata që janë plotësisht të vaksinuar do të duhet të hiqet së shpejti”, shkruan kjo gazetë.

Pa test tjetër tek parukieri apo në dyqane

Kur të ketë rënë vala e tretë e pandemisë dhe të fillojnë hapje të tjera bazuar në testet e shpejtë, do të mund të zbatohet ky vendim. „Kush është i vaksinuar, mund të hyjë pa test të shpejtë në dyqan apo në parukeri”, tha Spahn. Përveç kësaj në bazë të vlerësimit të RKI nuk do të ketë më karantinë për ata që janë plotësisht të vaksinuar.

Bazë për këto plane janë evaluimet e studimeve shkencore aktuale nga RKI. Gazeta „Bild am Sonntag” i referohet një raporti të dërguar në Ministrisë e Shëndetësisë, të cilin thuhet, se „sipas dijeve aktuale rreziku i një transmentimi të virusit përmes personave që janë vaksinuar plotësisht më së voni nga dita e 15-të e dhënies së dozës së dytë të vaksinës është më i ulët se sa prova e një testi negativ të shpejtë tek personat e infektuar pa simptoma.”

LEXO EDHE:  Gjermania riformulon politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes

Analiza është dërguar tek landet

Ky raport është dërguar të shtunën tek landet. Konferenca e Kryeministrave të Landeve i ishte drejtuar me një lutje RKI për të analizuar, kur dhe nëse “mund të jetë e panevojshme” përfshirja e të vaksinuarve në konceptet testuese. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn kërkon të zbatojë shpejt lirimin e të vaksinuarve nga detyrimi i testimit dhe karantimit. “Ne do t’i zbatojmë pa vonesë në praktikë këto të dhëna në bisedime me landet”, tha Spahn./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Merr fund rrugëtimi i pakontrolluar i raketës kineze

Publikuar

-

Nga

Merr fund rrugëtimi i pakontrolluar i raketës kineze

Rënia e mundshme në tokë e copëzave të raketës kineze, ditën e djeshme shkaktoi shumë zhurmë në të gjithë botën, ku në rrjetet sociale vëmendja u përqendrua në trajektoren e saj nëse ishte duke kaluar mes nesh.

Por tanimë mund të kthehet qetësia pasi pjesëzat e raketës kineze që po kthehej përsëri drejt Tokës janë shpërbërë dhe kanë rënë në Oqeanin Indian. Lajmi u bë me dije nga autoritetet kineze. Pjesa më e madhe e raketës u shkatërrua gjatë ri-hyrjes. Konkretisht mbetjet ranë  në perëndim të ishujve Maldive. Është ende e paditur “nëse mbeturinat ndikuan në tokë ose ujë”, tha agjencia shtetërore e mediave në Kinë .

Autoritetet  gjurmimit të SHBA-së dhe Evropës monitoruan rënien e pakontrolluar të raketës Long March-5b.

LEXO EDHE:  Vaksinimi i ngadaltë, dhimbje politike për BE-në

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda e drogës/ Policia sekuestron një sasi të madhe kokaine

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin tha se Kina kishte qenë neglizhente duke lejuar largimin e raketës nga orbita. Sidoqoftë, ekspertët e hapësirës kishin parashikuar që shanset që kjo raketë të godiste ishin shumë të vogla për shkak se shumë sipërfaqe e tokës është e mbuluar nga oqeani, dhe zona të mëdha toke janë të pabanuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Me sytë nga qielli/ Raketa kineze kaloi në Shqipëri gjatë mesnatës, ja ku kanë hyrë mbetjet

Publikuar

-

Nga

Merr fund rrugëtimi i pakontrolluar i raketës kineze

Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë përsëri në Tokë, duke u zhytur në oqeanin Indian pranë ishujve Maldiveve, sipas mediave shtetërore kineze, duke i dhënë fund ditëve të spekulimeve se ku do të godasin mbeturinat.

Shumica e mbeturinave u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B ri-hynë në atmosferë në orën 10.24 të mëngjesit me kohën e Pekinit (2.24am GMT) dhe u ul në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.

Ndërkohë, rezulton se raketa ka kaluar edhe mbi vendin tonë pak pas mesnatës, rreth orës 01:00.

LEXO EDHE:  Vizë pune në Gjermani/ Përfitojnë Shqipëria dhe Kosova

LEXO EDHE:  E dashura e portierit gjerman/ Bënim seks si nëpër filma

Raketa, e cila është e gjatë rreth 108 metra e gjatë dhe peshon gati 20 ton, filloi rrugëtimin e saj për në hapësirë më 29 prill, por asi karburanti i mbaroi, raketa filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar nëpër orbitë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tragjedi në familjen kosovare/ Humbin jetën tre anëtarë, dyshohet se u helmuan në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Tragjedi në familjen kosovare/ Humbin jetën tre anëtarë, dyshohet se u helmuan në Shqipëri

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, ku tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë vdekur sot në Shqipëri.

Vdekjen e Elfete, Afrim e Ferzinaze Halitit e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri, duke ngushëlluar familjen Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve, ka kërkuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të sqarojne  rrethanat e vdekjes së tre familjarëve, shkruan gazeta Telegraf.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Sonila Meço përlotet në emision/ E motra e surprizon me urimin emocionues

LEXO EDHE:  E dashura e portierit gjerman/ Bënim seks si nëpër filma

Sipas raportimeve të mediave lokale Mediafokus, dyshimet e para janë që nëna dhe djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim.

 

LEXO TE PLOTE