Connect with Us

Foto/ Heq dorë nga ngjyra e kuqe, fushata ndryshon Najada Çomon

Politikë

Foto/ Heq dorë nga ngjyra e kuqe, fushata ndryshon Najada Çomon

Publikuar

-

Foto/ Heq dorë nga ngjyra e kuqe, fushata ndryshon Najada Çomon

Mjekja dhe kandidatja për deputete e PS-së, Najada Çomo na ka surprizuarpak para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim më flokë të kuqe të ndezur, ajo është shfaqyr mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ me një pamje të re.

Flokët e lyera në të kafe të çelur e kanë ndryshuar aq shumë doktoreshën, sa që edhe fëmijët e spektaklit nuk e njohën duke shkaktuar të qeshura në studio.

Pjesë nga biseda
Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?
Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najda ja ku është zemër…
Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.
Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…
Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.

LEXO EDHE:  Rama dhe Najada Çomo para dy ‘pandemive’/ Frrok Çupi zbulon prapaskenat e lëvizjes së kryeministrit

foto galeri

foto galeri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“LSI-së iu mohua mandati në Durrës”/ Kryemadhi zbulon marrëveshjen e fshehtë mes qeverisë dhe opozitës

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga Durrësi ku zhvilloi një takim me ekipin e saj, tha se forcës së saj politike iu mohua një mandat në këtë qark prej marrëveshjes së fshehtë mes qeverisë dhe shtojcës së saj në radhët e opozitës së bashkuar.

“Kjo është bërë e dukshme para, gjatë votimit, si dhe në çdo tavolinë të numërimit, ku interesi primar i bandës së inceneratorëve qeveri-opozitë, ishte mandati i kryeministrit në Durrës dhe vijimi i mandatit qeverisës”, shprehet ajo.

“Rikthehem me kënaqësi në takim me ekipin e Durrësit, pas një analize të plotë që kemi zhvilluar, mbi arsyet dhe pasojat e masakrës zgjedhore të 25 Prillit.

Mandati i përfaqësimit në Kuvend, edhe pse ishte shprehur qartë nga qytetarët në kutitë e votimit, i’u mohua LSI-së në Durrës prej marrëveshjes së fshehtë të bashkëpunimit, që ekzistonte mes qeverisë dhe shtojcës së saj në radhët e opozitës së bashkuar.

LEXO EDHE:  Mjekimi i sugjeruar nga Universiteti i Oxfordit/ Çomo: Po përdoret te disa pacientë

LEXO EDHE:  Një diva: Bleona Qereti do t'ju lërë pa fjalë me pamjen në 'Oscars' këtë vit



Kjo është bërë e dukshme para, gjatë votimit, si dhe në çdo tavolinë të numërimit, ku interesi primar i bandës së inceneratorëve qeveri-opozitë, ishte mandati i kryeministrit në Durrës dhe vijimi i mandatit qeverisës.

Ne po ringrihemi më të fortë dhe të vendosur, e bashkë me qytetarët durrsak, me gratë, vajzat dhe të rinjtë energjik, do të përfaqësojmë siç duhet interesat e çdo banori të këtij qyteti të mrekullueshëm. Misioni për shtëpinë tonë të përbashkët, vijon dhe rëndësia e tij është sot më i madh se kurrë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të bashkuar drejt fitores”/ Berisha thirrje demokratëve

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë delegatëve të PD të bashkohen në Kuvendin e datën 11 dhjetor, në atë që ai e quan ditëlindjen e PD.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka ndarë videon e Bledi Himçit, Sekretarit të degës së Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit i cili ka deklaruar paraditen e sotme se procesi i mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, ka qenë një nga proceset më demokratike.

LEXO EDHE:  (Video) Natën, e vetmuar… Pamje spektakolare të Tokës nga hapësira

LEXO EDHE:  Fotografitë magjepsëse të peizazheve befasuese të kapura nën qiellin magjik të mbushur me yje



Falenderoj delegatet firmetare te Elbasanit per guximin dhe dinjitetin e treguar per mbledhjen dhe mbrojtjen e procesit te mbledhjes se firmave per Kuvendin e dt 11 Dhjetor, sikunder u bej thirrje te gjithe delegateve te bashkohen me ne, në Ditelindjen e Partise Demokratike! Te bashkuar drejt Fitores!”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas deklaratës së Gaz Bardhit se Monika donte të bëhej ministre e Brendëshme, pritet reagimi i Tit Vasilit

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gaz Bardhi siluron sërish LSI-në, teksa ka thënë se Monika Kryemadhi donte që të bëhej ministre e Brendëshme pas zgjedhjeve.

Pritet tani me siguri reagimi i Petrit Vasilit, i cili si zakonisht është zëdhënësi i parë që reagon me forcën e fjalorit të tij tipik e pastaj me rradhë ai do të urdhërojë që të reagojnë Endit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Erisa Xhixho dhe Silva Caka.
Kaq janë emrat që reagojnë se kaq kanë mbetur pas shkërmoqjes së LSI.
Reagon ndonjëherë edhe Elona Guri, po reagimet e saj janë pikante e me raste të veçanta.

Të gjithë këta të LSI-së do të na thonë se nuk është e vërtetë që Monika donte të bëhej ministre e Brendëshme dhe se e gjitha kjo është një shpifje e Gaz Bardhit.

LEXO EDHE:  Një diva: Bleona Qereti do t’ju lërë pa fjalë me pamjen në ‘Oscars’ këtë vit

LEXO EDHE:  "S’ke këllqe për t’u përballur me Ramën"/ Ish-këshilltari 'shpërthen' ndaj Bashës: Rotacioni nuk vjen me ishalla o Zot!

Madje Petrit Vasili mund të na thotë se nuk ishte Monika, por ishte Meta ai që donte të bëhej ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër. Dhe për të na bindur për këtë mund të na shpërndajë edhe mesazhin që shpërndau para zgjedhjeve të 25 prillit ku thuhej se Meta do të bëhej zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm.



Kjo është sjellja e kësaj rrace me popullin që hall të madh ka se cilën ministri do marrin dhe kë do të lenë.

Ndaj zemërimi deri në neveri i qytetarëve ndaj Metës, Monikës dhe Vasilit të tyre jo vetëm është i përligjur por edhe shumë i motivuar.

Ata nuk meritojnë gjë tjetër përveç neverisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE