LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli i Fatmir Mediut/ "Të shpëtojmë vendin nga regjimi i korruptuar i Ramës"

5 Prill 2021, 08:43, Politikë CNA
Apeli i Fatmir Mediut/ "Të shpëtojmë vendin nga regjimi i

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një takimi elektoral në njësinë numër 7 në Tiranë tha se nuk ka dallime ndërmjet të majtëve dhe të djathtëve.

Sipas tij të gjithë po vuajnë nga pamundësia për të pasur një shtet që t?i trajtojë në mënyrë të barabartë.

?Ky është shteti që është ndërtuar këto 8 vjet dhe prandaj them që nuk ka dallim ndërmjet të majtëve dhe të djathtëve, sepse si të majtë dhe të djathtë vuajnë sot nga papunësia, si të majtë dhe të djathtë vuajnë sot nga pamundësia për të pasur një shtet që t`i trajtojë si të barabartë përballë ligjit. Si të majtë dhe të djathtë sot vuajnë mungesën e besimit dhe shpresës tek e ardhmja, sidomos mundësia për t`a bërë Shqipërinë evropiane? u shpreh Mediu.

Më tej, ai theksoi se me 25 Prillll vendosen përballë njëra tjetrës dy botë ku njëra është bota e shqiparëve që duan drejtësi dhe në botën tjetër është Edi Rama me krimin dhe korrupsionin.

?Prandaj mendoj që data 25 Prill është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse vendosen përballë njëra-tjetrës dy botë. Njëra botë është bota e shqiptarëve që duan shtet që t`i konsiderojë ata qytetarë ne dinjitet dhe të barabartë përballë ligjit.

Nga ana tjetër është bota e Edi Ramës, e krimit dhe korrupsionit. Mos ja falni jetën e fëmijëve tuaj, të familjeve tuaja, jetën tuaj, dinjitetin dhe lirinë, Edi Ramës dhe pushtetit të tij të inkriminuar?, tha ndër të tjera Fatmir Mediu./CNA.al

Lajmet e fundit nga