Connect with Us

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot

Sociale

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në zonat malore në
verilindje-juglindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta dhe zonat luginore hera herës era fiton intensitet deri në 20 m/s.

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësira/ Mësoni surprizat e motit për sot

Deti parashikohet i forcës 4-5 ballë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndahet nga jeta kreu i shoqatës “Çamëria”/PDIU: Humbëm një patriot të madh

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko.

Mësohet se Sejko ka ndërruar jetë teksa ndodhej në terapi post-COVID, pasi kishte kaluar virusin e rrezikshëm nga i cili ishte infektuar disa javë më parë.

Në një reagim për mediat, PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” theksojnë se ndarja nga jeta e Hektor Sejkos ka hidhëruar të gjithë përfaqësuesit e komunitetit çam dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Pasditja sjell surpriza

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim 

“Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, thuhet në mesazhin e PDIU dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E infektuar me Covid/ Humb jetën gazetarja e njohur nga Shkodra

Publikuar

-

Nga

Covid-19 i ka marrë jetën gazetares së njohur nga Shkodra, Anila Dushi.

Dushu nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin e rrëzikshëm. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale kolegët e saj.

Vetëm pak ditë më parë gazetarja, shkruante në Facebook, se lufta me COVID, ishte një tmerr.

LEXO EDHE:  Shiu nuk po na ndahet/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

‘Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka Tmerr.’- shkruan Anila Dushi me datën 4 prill në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pfizer, BioNTech kërkojnë autorizim për përdorimin e vaksinës te moshat e reja

Publikuar

-

Nga

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkuan të premten rregullatorëve amerikanë që të lejojnë përdorimin emergjent të vaksinës së tyre tek adoleshentët e moshave 12 deri në 15 vjeç.

Vaksina aktualisht është e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart. Kompanitë thanë të premten se kishin kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave një zgjerim të autorizimit, për të përfshirë edhe grupmoshën më të re.

Në muajin mars, kompanitë thanë se nga provat klinike rezultonte që vaksina ishte e sigurt, efektive dhe nxiste përgjigje të fuqishme antitrupash tek moshat 12-15 vjeç.

Është e paqartë se sa kohë do t’u duhet rregullatorëve të SHBA për të verifikuar të dhënat e provave, megjithëse drejtoresha e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve Rochelle Walensky i tha televizionit ABC news të enjten se pret që vaksina të autorizohet për moshat 12 deri në 15 vjeç nga mesi i majit.

Është gjithashtu e paqartë nëse rregullatori do të kërkojë një takim të bordit të pavarur këshillues që rekomandoi autorizimin fillestar në mënyrë që kompanitë të marrin një autorizim për këto mosha.

Moderna Inc dhe Johnson & Johnson po testojnë gjithashtu vaksinat e tyre tek moshat 12-18 vjeç, dhe të dhënat nga kompania Moderna mund të dalin së shpejti.

LEXO EDHE:  Keni planifikuar pushimet?/ Ja si do jetë moti në muajin korrik, shiu do të…

LEXO EDHE:  “Vjeshtë” në qershor/ Si do jetë moti gjatë kësaj jave, ja sa arrijnë temperaturat

Pfizer dhe Moderna gjithashtu kanë filluar prova edhe te fëmijë më të vegjël, të moshës gjashtë muaj deri në 11 vjeç. Të dyja kompanitë kanë thënë se shpresojnë të jenë në gjendje të vaksinojnë fëmijët nën 11 vjeç nga fillimi i vitit 2022.

Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve shihet si një hap i rëndësishëm drejt arritjes së imunitetit të tufës dhe zbutjes së pandemisë, sipas shumë ekspertëve.

Pfizer dhe BioNtech thanë se në ditët në vijim planifikojnë t’u kërkojnë edhe autoriteteve në vende të tjera të botës që të lejojnë përdorimin e vaksinës së tyre tek moshat 12-15 vjeç./VOA

LEXO TE PLOTE