LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Fyerje raciste, futbollistët braktisin ndeshjen në La Liga. Shikoni çfarë ndodhi

4 Prill 2021, 17:22, Sport CNA
VIDEO/ Fyerje raciste, futbollistët braktisin ndeshjen në La Liga.

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në ndeshjen e La Ligas, mes Kadiz dhe Valencias, në minutën e 25?. Gjatë një dueli në fushën e lojës, futbollisti i Kadiz, Cala është përplasur me kundërshtarin e Valencias, Muktar Diakabi.

Madje gjatë përplasjes, ky i fundit pretendon se ndaj tij janë përdorur fyerje raciste. Pas kësaj, menjëherë të gjithë lojtarët e Valencias janë larguar nga fusha e lojës dhe kanë braktisur ndeshjen, teksa nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrin më vonë.

 

Lajmet e fundit nga