LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U zgjodh presidente e Kosovës/ Fjalët e para të Vjosa Osmanit “Nder i madh për mua”

4 Prill 2021, 18:32, Politikë CNA
U zgjodh presidente e Kosovës/ Fjalët e para të Vjosa Osmanit

Vjosa Osmani u zgjodh  presidente e Kosovës në raundin final. Ajo u betua në Kuvend para deputetëve që e votuan atë për presidente.

Pasi është uruar me duartrokitje në sallë Osmani ka mbajtur dhe fjalën e parë si Presidente e Kosovës ku tha se është nder dhe bekim për të përgjegjësia e re.

?I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti kryeministër Kurti, deputetë të legjislaturës së 8-ë. Përfaqësues të vendeve mike, miq që nuk na u ndatë. Faleminderit për durimin dhe pjesëmarrjen. Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve t?iu drejtohem nga foltorja e këtij Kuvendi në cilësinë e Presidentes më të re të vendit tonë.

Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt, më veshi njëkohësisht me përgjegjësi. Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, është ditë në të cilën vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt po plotësohet dhe institucionet po konstituohet.

Është dita e Kosovës sepse të personazhet që ju zgjodhët, po demonstrojnë një nivel të lartë demokracie. Dëshmojmë edhe njëherë, që me urtësi dhe vendosmëri dimë ti përballojmë sfidat dhe ti japim kuptim. Vendosmëria për të rritur ëndërr  po jetësohet, u shpreh Osmani.

Sipas saj përfaqësimi i vendit nga një grua është një shembull.

“Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Shpresoj ta mbani ndërmend këtë që po ndodh tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, e aty ku punojnë me zell. Përfaqësimi i qeverisë tonë nga gra, është shembull që duhet ndjekur edhe nga vende më të zhvilluara.

Nuk kemi nevojë të shohim përtej kësaj salle, për të kujtuar vuajtjet e tmerrshme të vendit tonë dhe sakrificat e shumta që kaluam. Historia jonë është dhe historia e njerëzve përfaqësues në këtë sallë. Është historia e seksuale e dhunës që është bërë në Kosovë. Zonja Krasniqi është simbol i forcës sonë?, tha Osmani./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga