Connect with Us

“Subjekt i OFL-së”/ Kush është “Kumbari i Shkodrës” që u ekzekutua me breshëri plumbash

Kronika

“Subjekt i OFL-së”/ Kush është “Kumbari i Shkodrës” që u ekzekutua me breshëri plumbash

Publikuar

-

“Subjekt i OFL-së”/ Kush është Kumbari i Shkodrës”që u ekzekutua me breshëri plumbash

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi qytetin e Shkodrës pak minuta më parë.

Mësohet se viktima është Bardhok Pllanja, apo siç njihet ndryshe si “Kumbari i Shkodrës”.

Ai është ekzekutuar në makinën e tij tip “Range Rover” ndërsa ishte në lëvizje.

Pas të shtënave, makina ka ecur në gjendje të lirë për disa metra duke u përplasur edhe me ambientet e jashtme të një biznesi.

47-vjeçari Bardhok Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës është një emër i njohur për policinë.

Ai së fundmi ka qenë subjekt i OFL-së si një person i denuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Pllanaj po ashtu ka qenë edhe në gjykim në dhjetor 2018 për “pastrim parash”, ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘ndërtim pa leje’.

LEXO EDHE:  Kontrolli i policisë “fundos” 26-vjeçarin/ Ja çfarë iu gjet në banesë

Në vitin 2018 ai u arrestuar nga uniformat blu pasi u akuzua për ndërtimin e një pallati 10 katësh në lagjen “Dobraç”, me para të botës së krimit. Në atë kohë pallati u vu nën sekuestro. Ndërkohë më herët në vitin 2014 ai është akuzuar për trafik droge.

Pllanaj njihet edhe si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Automjeti del nga rruga, përplas dy persona në stacionin e urbanit

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Automjeti del nga rruga, përplas dy persona në stacionin e urbanit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në Vasil Shanto.

Një automjet me drejtuese shtetasen me inicialet F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Për pasojë kanë mbetur të plagosura dy këmbësore të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Emri-Detaje/ Kush është zyrtarja që mashtronte bizneset në Tiranë

LEXO EDHE:  Emri-Detaje/ Kush është zyrtarja që mashtronte bizneset në Tiranë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“O çfarë bëra më vdektë goca”/ Dëshmitari tregon gjendjen e autorit të vrasjes në “5 Maj”

Publikuar

-

Nga

“O çfarë bëra më vdektë goca”/ Dëshmitari tregon gjendjen e autorit të vrasjes në “5 Maj”

Grupi hetimor, i cili po heton vrasjen e ndodhur në lagjen “5 Maj”, ka marrë dëshminë e një pronari të servisit i cili ndodhej pranë vendngjarjes.

Në dosjen e siguruar nga Ballkan Eeb, ai ka rrëfyer para grupit të hetuesve se atë natë po punonte deri vonë në servis, dhe dikush e kishte marrë në telefon dhe i thotë ‘plasi arma te shtëpia e bardhë’.

Dëshmitari tregon se autori i vrasjes Marjus Dema ishte shtrirë në tokë dhe po bërtiste dhe fliste përçart.

Ai vetë ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asnjë krismë pasi ishte në servis dhe kishte dalë jashtë duke u afruar për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai tregon se kishte parë disa djem që po largoheshin në drejtime të ndryshme, kishte parë edhe një person që quhej Marius, ishte i shtrirë dhe po qante, po bërtiste, po fliste përçart, ‘o çfarë bëra më vdektë goca’, dhe fliste në telefon.

Kishin dalë edhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar situatë alarmante mesa kishte parë. Marius me mbiemër Dema, mesa dinte ai, punonte në call center te lokali te Shtëpia e Bardhë,” thuhet në dosjen hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Publikuar

-

Nga

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta.

Dy personat që u përfshinë në sherr janë shtetasit me inicialet R. L. dhe A. M.

Sipas policisë personi me inicialet A. M. është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa R. L. është larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë.

LEXO EDHE:  Përplasja e Metës me policinë/ Rama: Ka çrregullime të dukshme mendore

LEXO EDHE:  Lufta me të fortët e rrugëve/ Artan Hoxha, tregon "kurthin" e ngritur  Policia

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit që u arratis./CNA.al

LEXO TE PLOTE