Connect with Us

Studimi: Partitë politike hynë në fushatë me strategji të cunguara për shëndetësinë

Aktualitet

Studimi: Partitë politike hynë në fushatë me strategji të cunguara për shëndetësinë

Publikuar

-

Sapo rregulloi traktorin dhe po kthehej në shtëpi/ Humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë 61 vjeçari

Në Tiranë, Organizata “Together for Life” zhvilloi një studim krahasues mbi premtimet e partive politike në sektorin e shëndetësisë gjatë fushatës zgjedhore.

Autorët e studimit thonë se partitë politike hynë në fushatë me strategji të cunguara për zhvillimin e shëndetësisë.

Organizata Together for Life e kreu këtë studim mbi premtimet elektorale të partive kryesore politike në sektorin e shëndetësisë, duke patur parasysh se ai është më i rëndësishmi për t’u vëzhguar aktualisht për shkak të pandemisë Covid-19, por edhe për faktin se është një nga sektorët më shumë të ekspozuar ndaj korrupsionit në Shqipëri.

Autorët besojnë se Pandemia Covid-19 është më shumë një sfidë e sistemit qeverisës në Shqipëri sesa e sistemit shëndetësor. Shoqata “Together for Life” gjeti mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer për të realizuar një raport analizues mbi programet e gjashtë partive politike, që i kushtohen sektorit shëndetësor.

“Asnjëra nga partitë politike nuk ofron një strategji kombëtare veprimi për përballimin e situatës së pandemisë Covid-19 e cila pritet të vijojë pa një afat të caktuar. Të gjitha partitë premtojnë reforma në sistemin shëndetësor, por nuk parashikohet në asnjë rast rritja e financimit për shëndetësinë, të paktën sa vendet e rajonit në raport me Prodhimin e Brendshëm Kombëtar” – thotë Denisa Canameti, bashkautore e studimit.

Studimi vëzhgon se sa rëndësi i japin shëndetit të popullatës partitë politike, që synojnë të qeverisin vendin, çfarë programesh, strategjish apo platfomash kanë gati.

Të tre partitë e mëdha politike duket se e kanë shëndetësinë prioritet të programeve të tyre politike, duke u përqendruar në tre shtylla kryesore riorganizimin e sistemit shëndetësor, cilësinë e medikamenteve dhe investimet në shëndetin publik.

Por vetëm 2 prej tyre kanë një program publik në përgjithësi, dhe kanë publikuar prioritetet për shëndetësinë në veçanti.

LEXO EDHE:  Tarifat e studimit/ Rama: VKM është kërkuar nga universitetet

“Ato parashikojnë investime në shëndetin publik dhe në zhvillimin e sistemit shëndetësor parësor, por nuk parashikohet krijimi i regjistrave të të dhënave për sëmundje jo infektive si një domosdoshmëri për statistika për planifikimet më të mira në të ardhmen në sistemin shëndetësor” – thotë zonja Canameti.

Autorët e studimit kërkojnë që secila pikë e programit për shëndetësinë të ketë edhe strategjinë e zhvillimit; se si do të arrihet reformimi, me çfarë komponentësh ligjore dhe financiare, si do të motivohet stafi mjekësor, si do të rritet numri i profesionistëve të mjekësisë, profesionistëve të specializuar në mbulimin e popullatës me shërbim mjekësor.

Ata theksuan se pikat e programit për shëndetësinë duhen shoqëruar edhe me faturë financiare për të kuptuar nëse janë parashikuar kufizimet buxhetore dhe sesa të realizueshme këto reforma mund të jenë.

Shëndeti publik kanë zënë vend kryesor në fushatën zgjedhore të këtij viti kryesisht për shkak të pandemisë Covid-19 dhe për shkak të koncencioneve shumëvjecare në këtë fushë.

Mbetet për t’u parë nëse strategjitë dhe programet e publikuara janë apo jo të zbatueshme apo do të mbeten vetëm në letër si premtime elektorale./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bomba” e Ristanit/ Basha e përdor partinë për biznes, fitoi miliona euro në zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Nga

“Bomba” e Ristanit/ Basha e përdor partinë për biznes, fitoi miliona euro në zgjedhjet e 25 prillit

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Obeziteti shton tumoret! Studimi: Më shumë raste vitet e fundit

LEXO EDHE:  Obeziteti shton tumoret! Studimi: Më shumë raste vitet e fundit

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë euro në këto zgjedhje.

“PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë euro, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë eurot?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

400 kg kokainë/ Hajdarmataj: Nuk besoj të ketë goditje të “peshqve” të mëdhenj

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtues i policisë Arben Hajdarmataj, i ftuar tek ABC-ja e mëngjesit foli për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës, ajo italiane dhe shqiptare e sinjalizuar nga DEA amerikane, operacion i cili u finalizuar ne goditjen e 400 kg kokainë.

Hajdarmataj, tha se ky ishte një operacion i kontrolluar nga DEA amerikane.

Ai u shpreh skeptik për goditjen e “peshqve” të mëdhenj, ndërsa theksoi se narkotrafiku nuk bëhet pa lidhje me strukturat shtetërore.

“Unë them që policia shqiptarë ka bërë rolin e rojes. Këtu flitet për një operacion i cili është kontrolluar nga DEA amerikane. Unë nuk mendoj që të ketë një sasi tjetër përveç asaj që është bërë publike, për vetë faktin se në këtë operacion janë të përfshira të gjitha këto autoritete.

Por sërish them se nuk duhet duhet të jemi kategorik. Dua të theksoj që policitë perëndimore dhe DEA janë më të zhdërvjellta në këtë pikë, për operacione të tilla, pasi ne jemi shumë të ngurtë.

Nuk besoj se do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj, sidomos kur sasia goditet, pra nuk arrihet tek të gjithë kapilarët e rrjetit. Pritet të ketë goditje, por jo të peshqve të mëdhenj sepse ata qëndrojnë rahat në strofkullën e tyre”, tha Hajdarmataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe/ Humb jetën qytetari

Publikuar

-

Nga

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe/ Humb jetën qytetari

Në aksin rrugor Shokdër-Malësi e Madhe janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka ndërruar jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE