LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shi, dëborë dhe shtrëngata/ Si pritet të jetë dita sot

4 Prill 2021, 05:58, Sociale CNA
Shi, dëborë dhe shtrëngata/ Si pritet të jetë dita sot

Dita e sotme do të përshkruhet nga reshje shiu intensive, shtrëngata e rrufe në të gjithë veriun, qendrën e bregdetin.

Parashikohen të rikthehen reshjet e dëborës së dendur që prej mëngjesit deri në orët e paradites në alpe, verilindje e lindje deri 900m. Në jug e juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar. Prej mesditës reshjet do të përqendrohen në zonat malore me intensitet të ulët për tu ndërprerë plotësisht pasdite.

Era nis nga kuadrati i jugut e kthen të dielën verilindje e veri mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie të menjëheshme ditën e diel, rënie e cila do të vijojë në mbrëmje./CNA.al

Lajmet e fundit nga