LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shehi: Fleta e votimit me numra shejtanllëk i Ramës!

4 Prill 2021, 19:22, Politikë CNA
Shehi: Fleta e votimit me numra shejtanllëk i Ramës!

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor që kandidatët në fletën e votimit të jenë me numra dhe jo me emra është një shejtanllëk i Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe një përpjekje për të fshehur kandidatët anonimë pas numrave.

Akuza u bë nga, Dashamir Shehi, Kreu iLZHK-së kandidat i opozitës Bashkuar në listat e Tiranës gjatë një komunikimi në rrjetet sociale.

Shehi pohoi se lista e Ramës është e përbërë nga shërbëtorë anonime dhe Rama po përdor çdo mjet që ka në dorë dhe në shkelje të ligjit për maksimizuar votën,

?Për mua është një gabim i madh vendimii i Kolegjit Zgjedhor që fleta e votimit të jetë me numra, e të mos jenë emrat. Është një shkelje e asaj pak lirie që u hap me votimin e ri, me idenë që ajo pak listë që do ishte e hapur të vlerësohej për shkak të emrit të kandidatit.

 Listat me numra janë një shejntanllik i PS dhe Edi Ramës që ju bëjnë presion organeve, me idenë se lista e gjatë, ka vonesa në qëndrat e votimit, duke rrezikuar përhapjen e Covid. Rama nuk ka besim tek lista e vet, emrat e majtës janë shërbëtorët të  Edi Ramës, ata e meritojnë të jenë numra.

 Politika ka një piramidë të vetën, kjo na penalizon të gjithëve, pasi kemi investuar për emrin në politikë. Kjo që u bë është një shkelje e rëndë e demokracicë, tregon se  Rama ndërhyn kudo ku është e manovrueshme?./CNA.al

Lajmet e fundit nga