Connect with Us

Rama tallet me Bashën/ S’është logjikë biznesi të paguash 9 % taksë të sheshtë që Luli të flejë në Kryeministri

Politikë

Rama tallet me Bashën/ S’është logjikë biznesi të paguash 9 % taksë të sheshtë që Luli të flejë në Kryeministri

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të vogël në Fier, të cilëve u premtoi se tatim fitimi dhe TVSH-ja do të mbeten zero deri në vitin 2029.

Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi të pakonceptueshme që të votosh PD duke rritur taksën direkt në 9 % që Luli të flejë në Kryeministri.

Rama tha se këtu nuk bëhet më fjalë se cilin ke më shumë qejf apo inat, por të shikohet se sa para fut dhe nxjerr nga xhepi përmes taksave.

“Flitet sikur këtu jemi në një kohë normale dhe thjesht është goja për të nxjerrë nga xhepi receta çudibërëse me receta marramendëse, ku secili do marrë lugën në detin që do bëhet kos. Për arsye të mirënjohja, ne nuk vijmë nga dy mandate, ne vijmë nga një mandate.

Biznesi i vogël e ka taksën zero, dhe zero do mbetet deri në vitin 2029. Kemi marrë në konsideratë faktin që nëse i japim biznesit të vogël gjithë lirinë që të vrapojë, do kemi një biznes të vogël që rritet dhe të jetë motor i punësimit. Jo vetëm taksa dhe TVSH-ja do të mbeten zero, por procesi me fiskalizimin po ecën shumë shpejt.

LEXO EDHE:  Pse ka bërë diferencim me pagat/ Rama: Disa u goditën drejtpërdrejt, të tjerët indirekt

Është katastrofë mendore që cilido që merret me biznes të vogël të paguajë 9 për qind. Të paguash që flejë Luli në Kryeministri. Dhe çdo muaj të nxjerrësh nga xhepi 9 për qind të fitimit tënd. Kjo është e pakonceptueshme sado inat ta kesh Gramoz Ruçin, sado inat ta kesh Edi Ramën. Logjika e biznesit është ku e kam interesin. Una dua të çoj drutë në mal, kam interes te ngjyra e gomarit, apo te interesi që të çojë drutë në mal”, u shpreh kreu i qeverisë”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  FOTO-LAJM/ Korçari më i famshëm në rrjetet sociale ironizon me Ramën

LEXO EDHE:  Analiza / Lulzim Basha, një kopjac i përpiktë i Edi Ramës

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mentor Kikia: PD-ja duhet të zbresë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Mentor Kikia: PD-ja duhet të zbresë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme

Gazetari Mentor Kikia shpjegoi në “Ilva Now” se si duhet të veprojë Partia Demokratike që tani e tutje sipas tij, në mënyrë që të ketë një rezultat më të mirë në zgjedhjet e ardhshme.

Z. Kikia tha për PD-në se duhet të dalë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme, si edhe të gjejë një udhëheqës dhe një strukturë organizative e cila do të jetë e aftë për t’u përballur me Partinë Socialiste.

“Nëse ne themi se PS duhet mundur me frymë, unë mendoj se PD në këto zgjedhje, më shumë kishte frymë se sa kishte kalkulime konkrete. Duhet një PD që të zbresë në terren që tani për zgjedhjet e ardhshme dhe jo dy muaj para zgjedhjeve. PD-ja duhet të gjejë një udhëheqës dhe një strukturë organizative që të përballet me PS-në”, u shpreh z. Kikia.

“PD-ja duhet të zbresë në terren dhe të organizojë zgjedhjet e ardhshme dhe të mos ecë me idenë se na ka ardhur radha dhe do të dalim dy muaj para”, shtoi ai.

Mentor Kikia tha se në Shqipëri pritet që Partia Demokratike të jetë një model i demokracisë, mirëpo sipas z. Kikia në një vend ku sipas tij demokracia nuk është ende në nivelin e duhur, një parti nuk mund të përbëjë model të demokracisë.

LEXO EDHE:  “Të jemi të gjithë hajdutë, kriminelë…!”/ Dashamir Shehi “godet” Bashën: Do të ishte turp i madh

LEXO EDHE:  Lulzim Basha zbaton skenarin e Arben Ndokës në PD

“Po i kërkojmë PD-së që të jetë shkolla e demokracisë në Evropë. Unë mendoj që përpara se të jetë modeli i demokracisë, ku ta gjejmë të jetë, por s’mund të jetë një parti e veçantë modeli i demokracisë, në një shoqëri ku demokracia është shumë çalamane”, tha Mentor Kikia.

Sipas z. Kikia, PD-ja duhet të pranojë humbjen pasi rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, por megjithatë duhet ta çojë deri në fund procesin e kallëzimeve, në mënyrë që të vendoset drejtësi.

“Nuk ka çfarë t’i pranojë më humbjes, humbja ka mbaruar. Procesi i kallëzimeve dhe i ndjekjeve duhet të vazhdojë deri në votën e fundit dhe kjo nuk ka pikë dyshime. Thjesht do të bëhet drejtësi, nëse do të bëhet ai rezultat zgjedhjesh nuk do të  tjetërsohet”, u shpreh z. Kikia./euronews

LEXO TE PLOTE