LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama “nxjerr zbuluar” Bashën/ Me video të regjistruara infekton mbështetësit, ne vazhdojmë vaksinimin masiv

4 Prill 2021, 13:05, Politikë CNA
Rama “nxjerr zbuluar” Bashën/ Me video të regjistruara

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në zonën e Unazës së Re ku zhvilloi takim me banorët e zonës. Por ndonëse sot ka qenë një ditë me shi dhe e vrenjtur, në Astir kishte dalë dielli. Kjo gjë ngriti dyshime se Basha nuk ishte live, por një video e xhiruar më parë, dhe që u trasmetua sot.

Këtë gjë e ka ironizuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social shkruan se Luli fle gjum dhe me video të regjistruara shihet qartë që vijon infektimet e mbështetësve të tij, ndërsa sipas tij qeveria vazhdon vaksinimet për të mirën e qytetarëve.

?Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij!

Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka.

Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga