Connect with Us

Rama kujton koalicionin me LSI/ “Funksiononin si qeliza kanceri”

Politikë

Rama kujton koalicionin me LSI/ “Funksiononin si qeliza kanceri”

Publikuar

-

/
Rama kujton koalicionin me LSI/ “Funksiononin si qeliza kanceri”

Kryeministrit Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe ka shpalosur programin e PS për mandatin e ardhshëm, ku edhe ka thumbuar opozitën.

Shefi i qeverisë ka sjellë në rikujtesë kohën kur ka qeverisur me LSI, për të cilën tha se funksiononte si qelizë kanceri.

Kanë futur këta Shqipërinë në NATO. Shqipërinë në NATO e kanë futur SHBA-të. Ushtria jonë ka qenë dhe do të jetë në funksion të SHBA-ve. Ky vend ka qenë dhe do të jetë një vend që shkon në luftë si vend i NATO-s. Është njësoj si të them unë sot se hapjen e negociatave e bëra unë. Po ja ta zëmë se. Po pastaj? Po të gjitha këto të tjerat, shëndetësia, arsimi. A e imagjinoni dot nëse pandemia do të vinte në kohën e tyre.

Këta nuk kishin një autoambulancë. So t ne kemi një urgjencë kombëtare që shkon në të gjithë Shqipërinë. Ju duket çudi që të fillojnë të shtyhen përsëri ambulancat me krahë? Ju duket çudi të fillojnë të shtyhen makinat e policisë përsëri? Apo të shihni policët që hanë fara në rrugë? Ju duket çudi që të fillojë përsëri rekrutimi i infermierëve që nuk dinë të bëjnë gjilpëra por vetëm të ngulin gozhda. Luli dhe PD-ja nuk janë të lirë.

Ata janë të lidhur nga Ilir dhe Monika. Për të kaluar një reformë këtej, duhet të jepnim 10 vende pune andej. Ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për reformat. Ata funksionojnë si qelizat e kancerit. Rritja dhe shpeshtimet e qelizave të kancerit njihen për rritje të pakontrollueshme, që në fund bëjnë asgjesim e të gjithë trupit. Nëse do ishte për mua, ju siguroj që po të mos bindja absolute që ky është moment kyç për të ardhmen, do merresha me Zaon. Një milion e më shumë herë më e denjë sesa Luli, Iliri, Monika dhe Sali mavria. Akoma Shqipëria merret me Saliun”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kim “zbarkon” në zyrën e Bashës/ Zbardhet diskutimi

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetarin e  shkarkuar të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Me një postim të Twitter, Kim shkruan se biseduan për marredheniet me SHBA, duke përfshirë edhe mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe investimet nga veriu në jug.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet parlamentare/ Paralajmërimi i Topallit: Rama, Basha e Meta janë bashkë! Vendi s’ka alternativë

LEXO EDHE:  Gazetarët në protestë/ Rama i sulmon nga Kuvendi: Shkelës së të drejtave të njeriut, sot do të ishin të gjithë me borxhe



“Faleminderit PD dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer për çështje kyçe në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur investimin e SHBA në Shqipëri, nga veriu në jug. Opozita e fortë përpara është thelbësore për demokracinë”, shkuan Kim./E.K-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ekziston mundësia që Basha mos marrë pjesë në këto zgjedhje”/ Ristani tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Arben Ristani, ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në një intervistë për media,  Ristani theksoi se ka shumë kandidatura për Shkodrën, duke shtuar se primaret janë tepër të rëndësishme.

Ish deputeti shtoi më tej se ekziston mundësia që Basha të mos hyjë në këto zgjedhje, duke treguar si arsye se tashmë ai është pakicë.



Ne besojmë se do nxjerrim kandidaturë të mirë për Shkodrën. Ka pasur shumë kandidatura për Shkodrën. Kandidatura të mira sigurisht që ka pasur edhe në bashki të tjera, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Primaret janë shumë të rëndësishme që të zhvillohen, që të zgjidhen ata që vërtetë populli i do t’i përfaqësojë. Janë të ftuar të votojnë të dielën demokratët për primaret. Kush do marrë më shumë vota se tjerët do jetë edhe kandidati zyrtar për bashkinë përkatëse. Interesi më i madh është në bashkitë e mëdha, por edhe në bashkitë e tjera, patjetër.

Durrësi ka qenë bastion i PD dhe presim që edhe votimi të jetë në favor të së djathtës. Ende nuk ka një vendim nëse do të hyjmë në koalicion me LSI-në. Ne nuk mund të lëmë dot demokratët që të mos përfaqësohen, ata meritojnë shumë. Rama ka interes që të mbajë Bashën në këmbë. Ekziston mundësia që Basha mos marrë pjesë në këto zgjedhje, është pakicë ekstreme”, deklaroi Ristani./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beteja me FSHF-në/ Justifikohet Veliaj: Po e bëjmë për të ardhmen e fëmijëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj pasi ka zhvilluar një takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike, u ndal në një bashkëbisedim edhe me drejtuesit e universiteteve private, ku është folur për programit për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

Në fjalën e tij, Veliaj foli për reformën e thellë që është bërë në universitete.

“Me sa duket, në këtë vend çdo javë ka nga një debat: një javë patëm çështjen e betoniereve, javën tjetër rindërtimin te “5 Maji” dhe nevojën e qytetit për t’u urbanizuar, pastaj për të ndërtuar Unazën e Madhe, e cila sjell zhvillim cilësor në zona si Bregu i Lumit, që njihen si periferi. Sot kemi një debat tjetër, për një reformë në sport. Përpara disa vitesh ishte tabu të filloje një betejë me “Kristalet” dhe “Vitrinat”, por ja ku jemi sot. Atëherë mendohej se këta ishin të paprekshëm”, tha Veliaj.

Ai shtoi se nuk ka të paprekshëm, duke sjellë shembullin e universiteteve private, të cilat janë vërtet të pavarura, por duhet të raportojnë diku.



“Universitetet janë të pavarura, por nuk janë të paprekshme. Kanë një bord, auditohen, japin llogari, kanë një komision që vjen nga Ministria e Arsimit dhe i vlerëson. Kurse universitetet që prodhonin diploma me shaptilografë nuk ekzistojnë më. Të tjerët, që janë qendra të ekselencës, inkurajohen të vazhdojnë më tej, të pavarur patjetër, dhe jo të paprekshëm”, tha Veliaj.

LEXO EDHE:  Rama i tha se nuk e merrte as për magaziniere/Voltana ia kthen dhëmbë për dhëmbë

LEXO EDHE:  Berisha zbulon arsyen përse nuk e tregon PD burimin

Kryebashkiaku tha se beteja me FSHF-në është një sfidë për brezin e ri të sportistëve, që duan të ndjekin ëndrrat e tyre me meritë.

“Beteja ku jam përfshirë si aksioner i Sport Klub Tiranës, por edhe si kryetar i bashkisë së Tiranës, si financuese e shumë terreneve sportive, bëhet mbi këtë bazë: Nëse do të ishte çështje investimesh, mund të bëhet prapë sepse një pemë që nuk mbin, e mbjell prapë, një pllakë që nuk zë, punë e madhe e ndërron prapë. Por, te sporti dhe arsimi bëhet fjalë për jetë njerëzish: Një student nuk i thua dot se “dolëm huq! A vjen ta bësh edhe një herë Bachelorin?” Si ajo shprehja në anglisht: ‘Ke vetëm një shans’ që t’ia qëllosh me një student, me një fëmijë, me një sportist. Ndaj, besoj se kjo sfidë që kemi është për ato punë që mund të bëhen vetëm një herë, në dallim nga një punë tjetër që mund të rregullohet. Një brezi sportistësh apo studentësh nuk i thua dot ‘më vjen shumë keq, por brezi juaj u dogj për abuzime dhe tahmanë e dikujt, se donte të shtypte diploma për të fituar ca para’. Këtë brez nuk e kthen dot më! Kush u dogj me ‘Kristal’ e me ‘Vitrina’ iku, çështja është të reflektojmë dhe ta bëjmë më mirë”, u shpreh Veliaj./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE