LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse është kaq e vështirë të gjendet një kurë për kancerin?

4 Prill 2021, 10:45, Blog CNA
Pse është kaq e vështirë të gjendet një kurë

Gjetja e një kure për kancerin është aq e kërkuar sa çdo thesar i pakapshëm. Por ka një arsye pse askush nuk e ka zbuluar akoma:Kanceri nuk është në fakt një sëmundje e veçantë, por

një zhanër më i gjerë i vuajtjeve, siç janë infeksionet virale.

Sa më shumë dallime që ekzistojnë midis njerëzve në ADN-në e tyre normale, aq më shumë ndryshime gjenetike ka midis 2 llojeve të kancerit. Kjo s?do të thotë se studiuesit nuk po punojnë fort për të zbuluar terapinë më të mirë të mundshme por edhe kurat për kanceret.

Tumoret ndodhin kur një mutacion gjenetik i detyron qelizat të fillojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluara, gjë që çon në tumore dhe probleme me shëndetin, siç janë ndryshimet në metabolizëm që çojnë në rënien në peshë.

Ekzistojnë mënyra të panumërta përmes së cilave ADN-ja mund të shndërrohet duke shkaktuar kancer, gjë që e bën të vështirë të gjurmosh burimin e problemit – gjenin që ka pësuar mutacion dhe mekanizmin qelizor që ngatërron ai – për secilin person.

Një nga hilet më të ndyra të kancerit është paaftësimi i mekanizmave të integruar të riparimit që kanë normalisht qelizat tona. Sa herë që një qelizë ndahet, ajo shumon të gjithë gjenomin – të 3 miliardë shkronjat e tij. Gabimet mund të jenë vdekjeprurëse, prandaj vetë qelizat kanë sisteme të korrigjimit të gabimeve. Këto të fundit korrigjohen dhe redaktohen në kohë reale. Por kur një mutacion ndikon tek vetë sistemin i riparimit, asgjë nuk korrigjohet, ndaj të gjitha mutacionet e ardhshme janë të lira.

Rruga nga mutacioni gjenetik në tumor është kuptuar mjaft mirë. Për shembull, kanceret e mushkërive janë disa nga ata që janë më të kuptuarit. Shpesh ato shkaktohen nga mutacione të ndryshme, në varësi të faktit nëse pacienti është duhanpirës apo jo.

?Sot ka ilaçe që synojnë disa nga mutacionet specifike, sidomos për individët që nuk pinë duhan?- thotë Tod Golub, drejtor i Qendrës së Kancerit në Institutin Broad në Kembrixh. Barnat të tilla kundër kancerit, synojnë proteinën specifike në të cilën është koduar gjeni që ka pësuar mutacion.

Meqë qelizat tumorale varen nga këto proteina për mbijetesën e tyre, ato vdesin. Por ndërkohë nuk është kuptuar ende mirë se përse tumoret i sëmurin kaq rëndë njerëzit.

?Kjo çështje është misterioze dhe ende e pa studiuar. Ndonjëherë edhe një tumor i vogël ju bën të ndiheni shumë keq, të bini në peshë, dhe ju shkakton të gjitha ato simptoma negative. Jo rrallë, janë ato simptoma tek të sëmurët që alarmojnë njerëzit dhe mjekët e tyre se mund të kenë kancer?- thekson Golub.

Aktualisht, teoria është se çlirohet diçka nga qelizat tumorale në qarkullimin e gjakut, e cila nga ana tjetër u jep njerëzve këtë sëmundje të plotë të trupit. Por në përgjithësi, mbetet një mister, thotë Golub. Përpjekja për të kuruar çdo person me kancer është pak a shumë si të përpiqesh të kurosh dikë nga një infeksion bakterial.

Gjithçka që duhet të bëni është të vrisni të gjitha qelizat e këqija, dhe të mos shkatërroni shumë qeliza të shëndetshme gjatë këtij procesi. Kimioterapia përpiqet ta bëjë këtë duke synuar të gjitha qelizat kanceroze që po rriten me shpejtësi në trupin e të sëmurit.

Ajo vret qelizat kancerogjene, por edhe disa qeliza të shëndetshme.

Kjo është arsyeja pse mund të jetë kaq e vështirë për trupat e njerëzve, duke çuar në efekte anësore si rënia e flokëve, anemia (për shkak të uljes së numrit të qelizave të kuqe të gjakut) dhe rritjen e rrezikut të infeksionit (për shkak të uljes së numrit të qelizave të bardha të gjakut).

?Nëse synimi është eliminimi 100 për qind i qelizave tumorale, ju mund ta bëni këtë përmes kimioterapisë. Unë mund të garantoj për këtë gjë. Problemi është se me këtë mënyrë do të vrisni aq shumë qeliza normale sa që pacienti nuk do të arrijë të mbijetojë. Dhe është pikërisht kjo sfida e kimioterapisë. Gjithçka ka të bëjë me ekuilibrin midis qelizave tumorale

që janë pak më të ndjeshme ndaj ilaçit sesa qelizat normale?- thotë Golub.

Sa herë që nuk vrisni dot çdo qelizë kancerogjene, të mbijetuarit mund të preken nga probleme serioze. Në një infeksion bakterial, bakteret e mbijetuara janë shpesh ato më rezistentet ndaj antibiotikut të përdorur.

Ndërsa ato që mbijetojnë shumohen, sëmundja rikthehet, por tani infeksioni është rezistent ndaj ilaçeve të përdorura më herët. E njëjta gjë mund të ndodhë tek tumori, ku qelizat kancerogjene janë të prirura të grumbullojnë mutacione të reja gjatë kohës që shumohen. Pra, edhe nëse një ilaç kundër kancerit synon me sukses një mutacion që ndodhet në shumicën e qelizave, ai mund të mos jetë efektiv në të gjitha qelizat, duke bërë që qelizat kancegjene të shumohen vazhdimisht, duke sjellë sërish kancerin tek ish i sëmuri.

Golub thotë se në kohën kur shumica e pacientëve diagnostikohen me kancer, në trup mund të kenë mbi 10 miliardë qeliza kanceroze. Kjo do të thotë që një ilaç anti-kancer është 99 për qind efektiv.

Pra eliminon 99 për qind të këtyre 10 miliardë qelizave kancerogjene, por do të lërë në trup100 milion qeliza kancerogjene. Kjo është e mjaftueshmëpër të shkaktuar një tumor të ardhshëm në trup. Golub thotë se zgjidhja në këtë rast janë terapitë e kombinuara.

?Nëse merrni ilaçe që veprojnë përmes mekanizmave të ndryshëm, aftësia e secilës qelizë kancerogjene për të evoluuar në një mënyrë të tillë që të bëhet rezistente ndaj të gjithave barnave është shumë e ulët?-thotë ai.

Ështëe njëjta ide si kur pacientët me HIV marrin një ?koktej? anti-retroviralësh. Marrja e tyre në një kohë, do të lejonte që tëshpëtonin mëshumë viruse, të cilat mund të shumoheshin më pas në një popullsi virale rezistente ndaj ilaçit.

Në fund, mund tëketë ndoshta një kombinim të kimioterapisë, qësynon mutacione specifike dhe imunoterapive të reja, që provohen të jenë mënyra më efektive për të kuruar kancerin e dikujt. Golub e quan këtë ?ilaçi me precizion i kancerit?.

?Unë mbetem optimist. Koncepti i mjekësisë precize të kancerit – për të mos i dhënë të njëjtat ilaçe në të njëjtën mënyrë për të gjithë pacientët – do të jetë thelbësor për të shmangurrezistencën, duke përdorur gjithashtu reagimin imunitar të vetë trupit. Mendoj se nëse e bëjmë këtë, do të funksionojë?- thotë ai./CNA.al

https://www.discovermagazine.com/health/why-is-it-so-hard-to-find-a-cure-for-cancer

 

Lajmet e fundit nga