Connect with Us

Pedagogia Kuçana akuza “bombë”/ “Rama më ka kërcënuar”

Politikë

Pedagogia Kuçana akuza “bombë”/ “Rama më ka kërcënuar”

Publikuar

-

/
Pedagogia Kuçana akuza “bombë”/ “Rama më ka kërcënuar”

Pedagogia Ilirjana Kuçana ka bërë një denoncim të fortë gjatë një takimi me disa qytetarë dhe të rinj në qytetin e Durrësit.

Kuçana ngriti akuzat se kryeministri Edi Rama e ka kërcënuar gjatë kohës kur ajo protestonte me studentët dhe ngrinte zërin për të drejtat e tyre.

Sipas saj, kjo ngjarje e ka bërë që t’i drejtohet PD-së dhe t’i bashkohet partisë së Bashës.

Unë jam pedagoge prej një dekade, po e bëj publike për herë të parë përse u jam bashkuar; jam kërcënuar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe bandat e tij kur kam ngritur zërin për studentët.

Kam dalë t’i bashkohem ndryshimit. Kolegët e mi kërkojnë ndryshim. Ndoshta për shkak të punës, për shkak të presioneve, nuk dalin në ekran ta thonë, por janë në krahun tuaj”, tha pedagogia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“As gruaja nuk të voton më”/ I braktisuri Lulzim gënjen veten

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha ka nisur turizmin dimëror nëpër rrethe, ndonëse, njeriu që flet për beteja dhe luftë, është në betejë dhe luftë me veten se si do ti gjejë njerëzit që ta presin në takim.

Nga një rreth po i zhvendos në një rreth tjetër, s’ka rëndësi se me cilën parti janë, mjafton që të jenë në sallë kur të hyjë Lulzim Basha, i llakosur dhe i buzëqeshur.

Dhe ato njerëz Basha, i shet si demokratë si mbështetës të tij.

Sot ka nxjerrë një video në rrjete sociale, duke trumbetuar se në Durrës ka pasur një pritje madhështore.

Menjëherë ka marrë kundërpërgjigje nga demokratët, të cilët i thonë se gënjeshtrat që i flet ka nisur t’i besojë edhe ai vetë.

Sipas tyre, askush nuk e voton më Lulzim Bashën, madje as gruaja e tij, vetëm nëse voton kunati për ndonjë çështje biznesi.

LEXO EDHE:  Rama mesazh të fortë Haki Çakos/ Goditni kokat e krimit

LEXO EDHE:  “Dorëzimi” i Bashës për Kuvendin/ Kjo është kërkesa e Këlliçit ndaj kreut të PD

Ti s’ke për t’u brë kurrë kryeministër, vetëm imagjinoje…



Ti nuk ke votë nga demokratët më…Po çfarë janë këta njerëz që të vijnë ty mbrapa o llumi i kombit….

Më shumë njerëz kisha në ditëlindjen e babit..ik o Lul ik… Ti jetë vetë përçarës i PD-së, Lulzim Basha… Po bindem që ti je i dështuar… Do të shohim me 6 mars….

As gruaja nuk të voton më, vetëm në qoftë se të voton kunati, mashtrues i shitur..Ti o zotësi gënjen aq shumë , sa ato që thua i beson edhe vetë….

Je i shitur tek Rama..

Ditë për ditë po binedem për injornacën tënde o tradhtarë…Ti je një plehrë, një klloun që as nuk skuqesh, as nuk zverdhesh…”.

Këto janë disa nga komentet e demokratëve, drejtuar Lulzim Bashës, të shkarkuar prej tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demokratët fajësojnë Gazment Bardhin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ “U solle si ata cubat, o bajgë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gazment Bardhi të cilin bashkë me Lulzim Bashën, demokratët e kanë shkarkuar , del dhe flet për drejtësi.

Por pa respektuar drejtësinë që dhanë demokratët me 18 Dhjetor 2021, kur e deklaruar hapur se Bardhi dhe Basha, duhet të largohen nga postet që kanë në PD, pasi kanë dështuar të realizonin detyrat për të cilat ishin zgjedhur edhe pse nëpërmjet manipulimesh.

Gazment Bardhi, që për demokratët  sot është vetëm deputet, duket se është në panik në përballjen me demokratët.

As në rrjete sociale, nuk është i zotit të përgjigjet, ndaj eliminon komentet e demokratëve. Pra ikën siç ka ikur deri më tani, duke iu gëzuar vetëm disa komenteve me profile falso që ndjehen krenar për Bardhin.

Mund të jetë edhe vetë Bardhi që komenton me profil falso në rrjetin e tij social, derisa bëhen të tilla manipulime e prapaskena dhe derisa demokratët e kanë thënë unanimisht fjalën e tyre  për të.

Në një postim të fundit në rrjete sociale, Bardhi është shprehur i shqetësuar për drejtësinë, për kapjen e SPAK-ut.

“Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si shtojcë e Partisë Socialiste. Në shkelje flagrante të ligjit, KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar.

Pyetja që e bën sot çdo shqiptar është:

A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla?

A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu?



LEXO EDHE:  “Metës duhet t’i hiqet e drejta e votës”/ Frrok Çupi habit me deklaratën: Ka bërë kërcënime për vrasje

LEXO EDHE:  Çfarë nuk u vu re në Parlament/ Ja si do të “vjedhë” qeveria me ligjin e ri

Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar?

Përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve”, shkruan Bardhi.

Por, në këtë pikë, demokratët nuk ia kanë lënë mangët, duke e bërë atë përgjegjës për këtë sistemin drejtësie që është sot.

Pasi sipas tyre Bardhi ka kontribuuar dhe dhënë ok, për ligjet e miratuara për Reformën në Drejtësi.

Pra, sipas demokratëve, është aq përgjegjës sa personat që ai përmend.

Demokratët mendojnë se po të kishte drejtësi, Gazment Bradhi duhej të përgjigjej për ngjarjen e Elbasanit, ku i mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, një javë para zgjedhjeve parlamentare.

“Gazi ti mirë e ke po të isha unë prokuror, të do të të fusja në burg për atë qëndrim që mbajte, ku u vra ai në Elbasan, që u solle si ata cubat o bajgë…

Vazhdo e leh në Opozitë me Babalen, dashke drejtësi ti që miraton ligjet e Ulsi Manjas, shoqata e babalave do drejtësi”.

Janë këto reagimet e demokratëve nëpërmjet komenteve të cilat kanë shpëtuar pa u fshirë nga Gazment Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I braktisur nga demokratët/ Basha vijon refrenin për ndryshim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha vazhdon me gënjeshtrat e tij, duke thënë se demokratët janë të bashkuar dhe po binden për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, ku në fakt ata e kanë braktisur, duke kërkuar edhe largimin e tij nga selia dhe nga PD.

Së fundi, Basha ka publikuar një video nga një takim i tij, për të treguar se ndiqet nga shumë njerëz, ku në fakt ka denoncime se sallat i mbush me socialistë dhe se raste të tjera, demokratët e kanë treguar me protesta se janë kundër tij.



Përmes një postimi, Basha pretendon se ndryshimi që kanë nisur tregon se “si do të jetë PD sot do të jetë Shqipëria nesër“.

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi “shuplakë” Bashës/ Tregon me çfarë liste do dalin në zgjedhje

LEXO EDHE:  “Dorëzimi” i Bashës për Kuvendin/ Kjo është kërkesa e Këlliçit ndaj kreut të PD

Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare. Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit, sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër”, shkruan Basha krahas postimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE