Connect with Us

“Nuk doja të shkoja te Barcelona sepse e dija që…”, habit ish-mbrojtësi: Hartova një kontratë false

La Liga

“Nuk doja të shkoja te Barcelona sepse e dija që…”, habit ish-mbrojtësi: Hartova një kontratë false

Publikuar

-

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Zheremi Mathju, ditën e sotme dha një deklaratë të çuditshme mbi transferimin e tij tek katalanasit, teksa nuk ngurron të pohoje se ishte një transferim pa dëshirën e tij.

Francezi u bashkua me Barcelonën në vitin 2014 pas 5 sezoneve me Valencian, teksa shprehet se nuk donte të transferoj tek blaugranasit sepse nuk donte të ‘’lustronte stolin’’.

“Unë nuk doja të shkoja tek Barcelona, Kur ata më afruan mua unë isha kapiten i Valencias, po shijoja jetën time atje dhe po pyeta veten ‘’A do të ngroh stolin tek Barcelona?’’. Kur mora kontratën që ata më ofruan, unë hartova një kontratë të re, në të cilën kishte një pagë me vlerë të përafërt midis asaj që kisha në atë kohë dhe asaj që Barcelona më ofroi.

Unë ia tregova këtë kontratë të rreme drejtorit sportiv të Valencias, Rufete, duke i thënë: Nëse më jep kaq para, unë do të qëndroj. Ai u përgjigj:” Nuk do të jetë problem “, por presidenti Amadeo Salvo refuzoi. Nuk mund ta besoja. E grisa letrën dhe u thashë se do të largohem’’, u shpreh mbrojtësi 37 vjeçar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Sergio Ramos pozitiv me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Spanjolli që është duke u shëruar nga demtimi, në analizat e fundit të COVID-19, është testuar pozitiv.

Këtë e ka konfirmuar El Chiringueto, mirëpo ende s’ka asgjë zyrtare nga “Los Blancos”.

Pritet që klubi në orët në vijim përmes ndonjë komunikate zyrtare ta konfirmojë se spanjolli është prekur nga COVID-19.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ishte thjesht një formalitet, Perez rizgjidhet në krye të Real Madrid

Publikuar

-

Nga

Florentino Perez do të vazhdojë të jetë në krye të Real Madrid për të paktën edhe katër vite të tjera. Në fakt, ishte një formalitet rizgjedhja e tij si president i Los Blancos duke qenë se ai garonte i vetëm dhe nuk kishte asnjë alternativë tjetër.

Në këtë formë, epoka e tij në Madrid do të vazhdojë teksa Perez e drejton klubin prej vitit 2009, ndërsa më parë e ka udhëhequr edhe nga viti 2000-2006.

Perez ka qenë i suksesshëm si president ndaj edhe ishte e vështirë për ta rivalizuar, ndërsa synimi i tij tashmë është të rikthejë edhe njëherë një formacion galaktik teksa këtë verë do të tentojë nënshkrimin e Kilian Mbape, por edhe të Erling Haland. Një dyshe që bën të ëndërrojë tifozët e futbollit dhe te Real shpresojnë t’i shijojnë nga afër.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Manaj bëhet “djall” për Barcelona B, shënon në portën e tij

Publikuar

-

Nga

Rey Manaj ka si specialitet të shënojë në portën e kundërshtarit, por ndodh që ta bëjë këtë edhe në të tijën e të dëmtojë skuadrën e tij.

Sulmuesi i kombëtares sonë ka shënuar në portën e Barcelona B në ndeshjen që katalanasit po luajnë ndaj Ibiza. Bomberi i kombëtares nuk arriti të koordinohet mirë dhe devijimi i tij me kokë përfundoi në rrjetë.

Një gabim i sulmuesit të kombëtares sonë, që po i kushton Barcelonas B deri më tani. Manaj ka shënuar plot 9 gola për Barcelona B këtë sezon dhe është shënuesi kryesor i katalanasve.

LEXO TE PLOTE