Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Me çdo kusht duan të mos votojmë!

Opinione

Nga Artan Fuga/ Me çdo kusht duan të mos votojmë!

Publikuar

-

Nga Artan Fuga/ Me çdo kusht duan të mos votojmë!

Fletët e votimit duhej të kishin qenë gati qysh një muaj përpara, të shtypura, të stivosura, gati për startim. Nëse nuk kishin emrat e kandidatëve për deputetë, atëhere do të duhej të kishte qenë gati formati. Si edhe logot. Jo të dikutoheshin tani. Ky është sabotim i zgjedhjeve!

Pra ai që quhej template do të duhej të kishte qenë gati qysh para dy muajsh! Këta të komisionit marrin rroga të majme nga taksat tona dhe rrinë e flenë gjumë. Duhej të kishte qenë gati formati ku pastaj të shkruheshin emrat e kandidatëve rehat rehat.

Bëjnë sikur do të zbulojnë Antarktikën e Veriut!

Si nuk kanë turp që tani në mes fushatësh debatohet për logot kur Komisioni do të duhej ta kishte zgjidhur me vakt e kohë këtë çështje!!!

Bëjnë pjesë të fushatës edhe çështjen më banale, më karagjoze, më burokratike, më idiote, atë të fletës së votimit, të formatit të saj.

Tallen me ne. Na bëjnë lolo, na përqeshin, na nxjerrin gjuhën duke menduar kush rri çan prapanicën me turmën e këtyre lapangjozëve një herë në katër vjet. Cfarë bezdie!!! Mund t’i anullonim fare por çfarë t’i bëjmë. Prandaj bëjmë sikur i organizojmë, por në fakt i dhjesim!

Kjo është të tallesh me popullin, të bësh lolo elektoratin nga Roskovec në Budapest, nga Jugu në Veri, nga Shkami i Kavajës te Bjeshkët e Namuna! Cfarë talljeje me ne!

LEXO EDHE:  “Karantinë me baraka në Spaç për të infektuarit”/ Artan Fuga ironizon ndryshimet në Kodin Penal

E kanë bërë fletën e votimi si çarçaf, si faqe gazete, si dikur në vitet 60 ende fëmijë i vogël shihja si milingona më dukeshin fituesit e lotos në ca fletë të mëdha si letër amballazhi për të mbledh peshk në pazar.

Të gjesh emrin e kandidatit tënd do të duheshin dy orë, të moshuarit të skualifikuar, ata që votojnë duhet të qendrojnë si në radhën e qumështit dikur. Nëse nuk zgjidhet!

Këta nuk janë në gjendje një fletë votimi. Hajde komision, hajde. Duhet ndërhyrja e ambasadorëve për të bërë një radhitje emrash në një copë letër.

A thua ka ndonjë filozofi të madhe! Gjëja më e lehtë në botë. Zgjidhet për jo më shumë se pesë minuta.

Nuk dini moooooo? Pikaaaaaaaa mjekraveeeeee! Cdo dizajnues i thjeshtë ua jep zgjidhjen në vend.

Për jo më shumë se 5 minuta, e them me përgjegjësi!

Por, nuk është fleta jo, duan që njerëzit me çdo kusht të përtojnë të shkojnë në votime!

Por, nëse njerëzit nuk marrin një orë në 4 vjet për të votuar le të qajnë pastaj katër vjet nga një orë në ditë për gabimin më të madh në jetën e tyre, që e përsërisin marrëzisht çdo katër vjet!

Le të zgjohemi ne që na marrin për budallenj të ndershëm, për idiotë që nuk kuptojmë nga jeta, për kafshë pune që nuk kemi as sy, as veshë, as gojë!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Aurela Basha ka të drejtë që refuzon pasaportën dhe shtetsinë shqiptare!

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu
Hollanda ashtu si Gjermania, nuk lejon të drejtën e mbajtjes së dy shtetësive.
Me pak fjalë, një shqiptar që kërkon të jetë Hollandez, duhet ligjërisht të heq dorë nga pasaporta kuqezi, si dhe nga shtetsia shqiptare.

Shumë shqiptar që jetojnë prej vitesh në Hollandë e kanë bërë këtë zgjedhje sepse kërkojnë që në karrierë apo biznes të trajtohen të barabartë me shtetasit hollandez.
Të gjithë ne, i mirkuptojmë emigrantët shqiptar që në kërkim të një pune apo jete më të mirë heqin dorë nga pasaporta shqiptare pasi i kanë humbur shpresat në Shqipëri, pasi atdheu dhe shteti i tyre nuk i ka vlersuar, madje u ka mbyllur derën.

Por lind pyetja pse Aurela Basha, që prej 20 vitesh ka braktisur Hollandë dhe jeton në Shqipëri, nuk e lë pasaportën Hollandeze dhe të ri-marr shtetësinë shqiptare?
Aurela nuk është hollandeze por as norvegjeze autoktone si gruaja e Albin Kurtit e cila me të drejtë, ruan origjinën e kombit të saj skandinav. Aurela është nga Tepelena 100% dhe ska aspak gjak hollandez.

Gjithesi Aurela Basha ka disa arsye legjitime që refuzon të marr pasaportë shqiptare sepse:
– ajo nuk ka besuar kurrë që Shqipëria bëhet dhe që mund të ndryshoj,
– ajo s’ka besuar kurrë që bashkshorti i saj, do realizoj premtimet që jep në publik,
– sepse ajo s’ka ndërmend të votoj për Partinë e Sali Berishës, sepse ajo e di çfarë po heq burri i saj nga presioni doktorit.
– ajo s’ka fare besim, që ajo do jetë një ditë First Lady e shqiptarve prandaj nuk i duhet shtetsia shqiptare.
– ajo nuk beson se burri i saj do bëhet kryeministër i shqiptarve.
– ajo e mban ende një shteg të hapur për tu rikthyer dikur në Hollandë me fëmijët e saj, kur burri të jap dorëheqje nga privilegjet e politikës.

Të gjitha këto po i them me etikë dhe transparencë sepse e njoh Aurelën nga afër personalisht, dhe ndryshe nga bashkëshorti i saj, unë e vlersoj sepse ajo ka më shumë karakter dhe më shumë besë se ai. Padyshim, që ajo gëzon respekt më të madh se i shoqi.

LEXO EDHE:  Nga “humbi maloku”, tek numri dy i PD-së

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Shpifjet e Pellumb Xhufit si strategji uzurpimi e akademisë të shkencave

Mirkuptojeni Aurelën pse nuk merr shtetësinë shqiptare sepse ajo e di më mirë se ju, çfarë do ndodh në Shqipëri.

Unë i jap shumë të drejtë Aurelës që e quan veten hollandeze dhe refuzon pasaportën shqiptare, sepse edhe unë ashtu do të veproj, ditën kur të bindem se Shqipëria nuk bëhet.

Gjithsesi, uroj që ajo ditë për mua, mos ardhtë kurrë. Larg qoftë o Zot…..
Gjithsesi, populli thotë: “kurrë mos thuaj kurrë”
Kur refuzon shtetsin shqiptare ajo që pretendon me qen zonjë e parë e vendit, pse jo ne qytetarët e thjeshtë….

LEXO TE PLOTE

Opinione

Editorial/ A është Lulzim Basha ndryshimi?

Publikuar

-

Nga

Fushata elektorale e zgjedhje të 25 prillit për herë të parë në Shqipëri, po zbulon një taktikë ndryshe.

Grupe strategjiste të fushatës pranë PD, kanë zgjedhur të mos luajnë fort me emrin Lulzim Basha kryeministër, por a doni ndryshimin, duhet ndryshimi etj, fjali që kërkojnë largimin e Ramës, por që fshehin emrin e Bashës.

Kjo strategji për të përdorur ndryshimin si kandidat për Kryeministër dhe jo Lulzim Bashën, erdhi pas një analize të gjatë dhe sondazheve që u bënë për emrin e Lulit në opinionin publik.

Izraelitët që qëndrojnë prej më shumë se një vit e gjysëm lexuan qartë, se emri i Lulzim Bashës ishte copë e çikë në opinionin publik.

Ai nuk ngjallte besim, nuk thoshte asgjë për shqiptarët, thjesht ishte një manekin, një maskë shpesh i quajtur mashtrues publik.

Strategjistët zgjodhën të luanin me ndryshimin, por edhe ta zbusnin imazhin dhe budallëqet e pandalshme të Lulit.

Gjithçka ja përgatitën dhe fushata duket se po shkon në atë drejtim, në kërkesën për ndryshim.

Në fakt del se shumica e shqiptarëve në çdo sondazh e kërkojnë ndryshimin, por pjesa që shkarkon votën tek Luli është shumë e vogël në raport me atë që kërkohet.

PD qartazi, ka një strategji me ndryshimin dhe pas kësaj kërkese jep si ofertë Lulzim Bashën. Më i fortë në çdo mesazh është ndryshimi, aq sa dhe vetë socialistët po i përgjigjen me slloganin se ndryshimin e sjellim ne.

A është Lulzim Basha ndryshimi?

Kjo pyetje nuk do shumë përgjigje të gjatë. Mjafton të kujtojmë se Lulzim Basha ishte 3 herë Ministër dhe më pas kryetar i Bashkisë Tiranë dhe i PD. 16 vite në Tiranë të gjitha me pushtet.

Ka rishkelur në Tiranë në vitin 2005, pas 12 vitesh largim në shkollim ku ju desh me shumë se një dekadë të bëntë 5 vite shkollë dhe ky është fakt.

U bë ministër Transportesh, me skandalin e investimit në “Rrugën e Kombit”, për një abuzim 300 milionë euro e larguan nga detyra, pra, në dy vjet nuk mundi të bënte asgjë. U desh zëvendësuesi i tij si Ministër që projekti që ecte përpara.

Shkoi Ministër i Jashtëm, pretedon se na hapi dyert e Europës, por në fakt firmosi një marrëveshje me Greqinë ku falte detin e shqiptarëve. Firmosi kundër dhe fali hapësirën detare të vendit duke shkuar gati në tradhëti kombëtare.

LEXO EDHE:  Lubonja: Ku merren vendimet e rëndësishme/Sejamini: Rama si në mesjetë!

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Shpifjet e Pellumb Xhufit si strategji uzurpimi e akademisë të shkencave

Shkoi Ministër i Brendshëm, ishte përgjegjësi kryesor i 21 janarit, ku 4 vetë ngelën të vrarë në bulevard pas një proteste të dhunshme të socialistëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha i doli përpara Lulzim Bashës, por imagjinoni kishim një Ministër të Brendshëm, që u fsheh si frikacak dhe nuk menaxhonte dot një ditë proteste.

Si kryebashkiak i Tiranës, dihet gjumi i gjatë i Lulit s’ka nevojë për shumë argumenta.

Shkojmë tek PD. Do duheshin shumë faqe për të shkruar, mjafton të theksojmë disa detaje.

U zgjodh kryetar i PD në vitin 2013 me proces të manipuluar. Nuk mundi të drejtonte partinë dhe të zgjeronte strukturat lokale, përçarje dhe asnjë respektim i statutit dhe organeve të zgjedhura. Humbi turpshëm zgjedhjet lokale, asnjë reflektim, asnjë analizë.

Fton Ilir Metën, por bën marrveshje me Edi Ramën dhe humb  zgjedhjet e 2017. Sërish zgjidhet duke manipuluar rezultatin e votimeve në garën formale me Eduard Selamin.

Analiza krejt formale, në PD thellohet përçarja, pasi Basha shpall “armiq” ata që vetë i përjashtoi.

Fillon protestat pas djegies së mandateve. Dështim total, fal në tavolinë pushtetin vendor dhe bojkoton zgjedhjet lokale. Pas tërmetit në nentorit 2019, del me maskë të re, i zbutur perendimor e premton ndryshim në PD.

Propozime kandidatësh nga baza, vetting etj etj. Thjesht përçan më tej PD-në me një votim negativ. Të gjithë që u votuan negativisht apo u skualifikuan u futën në lista, disa dhe e paguan mandatin e deputetit.

Vendimet e komisionit të vettingut nuk u zbatuan, për më tepër anëtarët garojnë për deputetë, disa prej tyre u lanë dhe me gisht në gojë.

Sërish shitje mandatesh në Korçë, Durrës, VLorë e Fier.

Një fushatë, ku prej disa javësh kërkohet ndryshimi, ku dhunshëm thirren qytetarë në mitingje në kohë pandemie, papërgjegjshmëria në ekstrem.

E në rast se dikush mendon se ndryshimi është Lulzim Basha ti rilexojë faktet e mësipërme. Ata që sjellin si argument Ramën, duhet të mësojnë se ai është në pushtet se e solli Ilir Meta si ndryshim, e mbajti Lulzim Basha si ndryshim dhe tani duan të vijnë vetë si ndryshim.

Asnjëri nga këta të tre nuk është ndryshimi, Lulzim Basha jo e jo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj/ Replikë mirënjohëse me ambasadoren e SHBA-ve

Publikuar

-

Nga

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj/ Replikë mirënjohëse me Ambasadoren e SHBA-ve

“Reforma politike edhe më JETIKE për fatin e demokracisë funksionale në RSH” !

Paraprakisht, dëshiroj të përcjell edhe publikisht konsideratat më të larta Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Z. Matthew Palmer, Ambasadorit Sh.T. Donald Lu dhe Sh.S. Znj. Yuri Kim, për përpjekjet konsistente, kontributet si dhe arritjet premtuese të reformës në drejtësi.

Sigurisht, përtej “frikës dëshpëruese të pushtetarëve të korruptuar”, mbarëshqiptarët u janë mirënjohës SHBA-ve, e kanë mbështetur masivisht reformën në drejtësi dhe mezi po presin rezultatet, ose e thënë më ndryshe “arrestimet e peshqëve të mëdhenj” =  zyrtarëve të lartë.

Së dyti, në shtesë me këtë përqasje, dëshiroj ta ripërsëris edhe publikisht bindjen time se reforma (drejtësia) politike si dhe vetting-u (kontrilli i pastërtisë/pasurive) së politikanëve mbetet priorietet JETIK dhe domosdoshmëri KRITIKE për tu ri-kthyer qytetarëve besimin te vlerat e demokracisë funksionale, si SHBA dhe gjithë Europa !

Së treti, ndërsa s’ka më “budallenj… “, të gjithë shqiptarët e dinë fare mirë, se përtej sistemit të drejtësisë së korruptuar, ka nje realitet edhe më të frikshëm, ka të vërteta edhe më të hidhura dhe po ashtu, mbeten disa pyetje fare të thjeshta por ulëritëse:

a)     “Kush dhe me sa para i kanë emëruar/transferuar gjyqtarët, prekurorët dhe kush i ka liçensuar noterët e super korruptuar ?;

b)      kush i ka emëruar ministrat, zyrtarët hajna, hetuesit dhe spiunët e sigurimit kriminal të shtetit ?;

c)      kush i ka emëruar doganierët, drejtorët dhe zyrtarët kusarë ?;

d)      kush i ka bërë dhe vijon listat “fituese/turpëruese” (natën dhe me para të vjedhura ?) dhe kush “emëron rambo-sekserët e pushtetarëve si deputetë të zgjedhjeve të radhës” ?;

e)      Pse ende nuk ka lista alfabetike dhe garë vlerash ?, pse nuk votojnë emigrantët, bash ashtu si në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Bosnje dhe në të 30 vendet e Aleancës Euroatlantike ?;

f)      kush bredhin me thes me para të vjedhura për të blerë vota (?), kush i keq-përdorur si “terrorist politik” dhe për fuqi elektorale, infrastrukturat dhe interesat kombëtare (?) dhe kush i nxin  faqen/imazhin e Shqipërisë ??.

He pra si thoni, KUSH ?!?! Besoj ashtu si të gjithë shqiptarët përgjigjen e dini mjaft mirë.

Ndonjëherë siç j’ua do “korrektesa diplomatike”, na keni «zhgenjyer», duke na i quajtur edhe “burra shteti” kur në fakt mbarë shqiptarët e dinë fort mirë se këta paloPolitikanë: “nuk i duhen më as dreqit” dhe as aspiratës së Shqipërisë si gjithë Europa!

Së katerti, për këto të vërteta të gjithënjohura, shqiptarët kanë më shumë se 12 vite (veçanërisht mbas anëtarësimit në NATO) që presin rotacionin dhe ndëshkimin me ligj të klasës politike, edhe më “ashpër” se ata të drejtësisë, çka, mbetet shpresa e vetme për ta “çliruar” Shqipërinë nga ky sekt pusht-etarësh, që kanë “pushtuar” politikën dhe institucionet e larta shtetërore; që kanë vjedhur pasuritë e qytetarëve, që kanë shitur interesat kombëtare (detin, aeroportet, naftën, minerat), si dhe që kanë vrarë shpresën për ardhmërinë euroatlanike të Shqipërisë!

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Kush e kryqëzon Jezusin ditën e Pashkës

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Kush e kryqëzon Jezusin ditën e Pashkës

Së pesti, filozofi francez, Joseph de Maistre, përpara 200 vjetësh adreson një mesazh profetik për qytetarët (jo delet..): “çdo komb meriton qeverinë që ka = Every nation gets the government it deserves”. Pothuaj në të njëjtën kohë, Presidenti i SHBA-ve, Thomas  Jefferson (1801- 1809) shton se: “Ajo që diktaturat kanë nevoj për të mbijetuar, është që njerzit me vetëdije të lartë të heshtin”.

Thënë këto, jam në një mendje se, “Liria dhe Demokracia nuk dhurohen”, si dhe refuzoj me neveri qurramanët pa këllqe, sekserët dhe rambo-kamikazët e pushtetarëve tē radhës, të cilët presin që zyrtarët e SHBA-ve apo te “rruga e Elbasanit” të bëjnë “policin ose albitrin-palë” për tu dhuruar fitoren në zgjedhjet politike të radhës !!

Së gjashti, kështu besoj edhe më fort se vendi ka nevojë uleritësë për të tejkaluar këtë klasë të diskretituar politike. Do të doja dhe lutem shumë të isha gabim, por edhe pse në 25 Prill, mund të realizohen zgjedhje “proçedurialisht korrekte”, fatëkeqësisht do të thellojnë më tej krizën politike, bashkë me të, besimin e Shqiptarëve për standartet dhe vlerat e demokracisë funksionale.

Ndërsa si Gjeneral “i shkolluar dhe rritur në NATO”, që pamvarësisht kostos, ka vetë-zgjedhur të “mos hesht”, shpresoj të më besoni, se shtetet e dështuara dhe demokracitë e pushtuara nga politikanët zullumqarë, janë edhe më të vështira se diktaturat për tu mundur dhe tejkaluar.

Së fundmi, thënē kështu, besoj edhe më fort se tejlkalimi i kësaj “palo-eite politike”, mbetet sfida parësore e shqiptarëve. Por historia (p.sh Italia e viteve 80-t e kapur nga mafia), na mëson se në betejën me “politikanët-pushtues” të institucioneve shteterore, nuk mundet t’ja dalim të vetëm.

Prandaj, mbetem shpresëplotë se ashtu si në 110 vitet që lamë pas edhe në betejën e mbas 26 Prillit, por edhe në 100 vitet që vijojnë,  Shqiptarët do të meritojnē mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve!

Zoti e bekoftë miqësinë dhe partneritetin strategjik të kombit Shqiptar me SHBA-tē !

 

 

LEXO TE PLOTE