LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen”/ Basha uron besimtarët katolikë

4 Prill 2021, 06:47, Aktualitet CNA
“Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen”/

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë.

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.

Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Për shumë vjet gëzuar!“, shkruan Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga