Connect with Us

Iu gjet arsenal armësh/ GJKKO pritet të japë masën e sigurisë për 9 persona, SPAK kërkon burg

Aktualitet

Iu gjet arsenal armësh/ GJKKO pritet të japë masën e sigurisë për 9 persona, SPAK kërkon burg

Publikuar

-

Iu gjet arsenal armësh/ GJKKO pritet të japë masën e sigurisë për 9 persona, SPAK kërkon burg

Struktura e Posaçme  kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, e cila  përfaqësohet nga prokurorët Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për nëntë personat e arrestuar në lidhje me kapjen e armatimit dhe municioneve pak ditë më parë.

Në Gjykatën e Posaçme sot po mbahet seanca për caktimin e masës për pesë të arrestuarit në datën 1 prill, Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa.

Gjithashtu GJKKO pritet të caktojë masën e sigurisë në mungesë edhe për dy të shpallurit në kërkim, Sokol Xhura dhe Akil Kulla. Po ashtu, rivlerësim të masës së sigurisë, GJKKO do të japë edhe për Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku.

Dy të fundit të arrestuar në fund të muajit shkurt për tentativën për eliminimin fizik me eksploziv të Gjon Menës në Kamëz.

LEXO EDHE:  “Mos qaj, jeni heronj”/ Gjykata lë në burg 5 rojet bregdetare, familjarët në lot e britma

Enver Jamaku, i cili pritet të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, ka zbërthyer grupin edhe për tre ngjarje të tjera të disa viteve më parë të tentativave për ekzekutim me eksploziv./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Makina përplas rëndë këmbësorin në Vlorë/ Transportohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin! Transportohet në gjendje të rëndë në spital (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një makinë e tipit Audi ka përplasur një këmbësor. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit dhe akoma nuk dihet identiteti i të plagosurit.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Nuk do ta besoni/Ky pedofil i shpëton burgut për arsye qesharake

LEXO EDHE:  “Mos qaj, jeni heronj”/ Gjykata lë në burg 5 rojet bregdetare, familjarët në lot e britma

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha: “Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të njihet kurrë”

Publikuar

-

Nga

Basha: "Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të njihet kurrë".

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ishin një masakër elektorale dhe se rezultati i tyre nuk do të njihet kurrë.

Zoti Basha tha gjatë një tubimi në Durrës me përkrahës të opozitës se në zgjedhjet e përgjithshme krimi i organizuar tjetërsoi vullnetin e votuesve, Partia Socialiste shfrytëzoi gjerësisht burimet shtetërore dhe ndodhi shitblerja e votave për qeverinë dhe pavlefshmëria e fletëve të votimit në masë të madhe.

“Ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhmen e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi” – tha kryetari i PD-së.

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme flasin për një fitore të Partisë Socialiste me 74 mandate, Parti Demokratike dhe aleanca e saj morën 59 mandate, aleatja tjetër e saj që garoi më vete, Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate, ndërsa Partia Social-Demokrate fitoi 3 mandate dhe shprehu gadishmërinë të bashkëpunojë me socialistët.

Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE, u bënë thirrje forcave politike dhe udhëheqësve të tyre që të pranojnë vendimin e votuesve, duke shpresuar në respektimin dhe certifikimin e rezultateve dhe funksionimiin efektiv të institucioneve demokratike të vendit, që dalin nga këto zgjedhje.

Përfaqësues diplomattikë nga Uashingtoni dhe Brukseli theksuan se mbështesin raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, sipas të cilit, zgjedhjet ishin të mirorganizuara nga administrate zgjedhore, fushata ishte gjithëpërfshirëse dhe dita e zgjedhjeve ishte e qetë.

Po ashtu vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve theksuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo.

Por zoti Basha tha se gjatë një viti opozita u ka dëshmuar me fakte institucioneve ndërkombëtare krimet zgjedhore të Partisë Socialiste dhe të kryeministrit Rama, ndërsa dhe gjithë prokuroritë e vendit janë 180 padi për këto krime para dhe pas ditës së zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  E zbulon kreu i KLP-së / Më 21 maj betohen dhe 3 prokurorë te Meta, ja sa do paguhen

LEXO EDHE:  Franceska e “Big Brother” dënohet me burg

Kjo, sipas tij, është një sfidë edhe për drejtësinë e re edhe për KQZ-në, ku opozita kërkoi pavlefshmërinë dhe rivotimin në 9 nga 12 qarqe të vendit.

Një grup figurash të njohura të Partisë Demokratike i kanë kërkuar zotit Basha të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, dhe shpalljen e garës për kryetar të ri dhe forume të reja drejtuese.

Megjithatë kërkesat e tyre për dorëheqje të zotit Basha vijnë në një kohë, kur mandati i tij i rregullt skadon në korrik, kur priten edhe hapa të tjera në këtë drejtim.

PD dhe LSI kanë depozituar një seri ankesash në KQZ, duke kërkuar rivotim në 3/ 4 e qarqeve të Shqipërisë, për shkak të manipulimeve dhe presioneve të shumta, që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

Partia Socialiste i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pohuar se fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, pasi fitoi besimin e qytetarve për mirëqeverisje, dhe menaxhimin e krizave të pandemisë Covid dhe të tërmetit.

PS i ka bërë thirrje PD-së që të bashkëpunojnë për reforma me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Në KQZ vazhdojnë të shqyrtohen kërkesat e opozitës. Edhe OSBE/ODIHR po përgatit një raport të plotë mbi zgjedhjet, ndërsa në raportin paraprak theksoi se procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi, ndonëse vëzhguesit morën shumë pretendime për shitblerje votash, të cilat po hetohen.

Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi në Elbasan dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.

Vëzhguesit pohuan se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, ndërsa nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë./voa

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në zonën e veriut dhe qendër reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  Mister shkaku/ Humb jetën në burgun grek 33 vjeçari shqiptar

LEXO EDHE:  Infektohet me koronavirus i dënuari në burgun 313

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1 ballë.

Ndërkohë, temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 22°C

zonat e ulëta 11°C deri në 23°C

zonat bregdetare 12°C deri në 22°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE