Connect with Us

VIDEO/ Liverpooli shkërmoq Arsenalin dhe shkon -2 nga zona Champions

Premier Liga

VIDEO/ Liverpooli shkërmoq Arsenalin dhe shkon -2 nga zona Champions

Publikuar

-

Liverpool afrohet edhe më shumë me zonën Champions, pasi mbrëmjen e sotme ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Arsenalit. Në sfidën e parë pas ndërprerjes në favor të kombëtareve, të besuarit e Jurgen Klopp ia dolën të marrin një fitore mjaft të rëndësishme, që i ngjit në vendin e 5-të me 49 pikë, vetëm dy më pak se Chelsea i vendit të katërt.

Sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 64-t, kur pas një pasimi të Alexander-Arnold, ishte portugezi Diogo Jota që dërgoi topin në rrjetë, ndërsa 4 minuta më vonë shënoi edhe Mohamed Salah. Për të mbyllur llogaritë e ndeshjes mendoi sërish portugezi Jota, që shënoi edhe golin e tretë në minutën e 82-të, pas një asisti të bukur të Sadio Mane.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Plasin polemikat në Angli, arbitri anulon gabimisht golin sepse ngatërroi… lojtarin

Publikuar

-

Nga

Në Angli kanë plasur polemikat, pas episodit të ndodhur në ndeshjen Uest Brom-Sauthampton ku gjyqtari i takimit anuloi një gol të rregullt në dëm të skuadrës vendase.

Ishte minuta e 5-të e takimit teksa lojtari vendas, Dianje, kaloi në avantazh skuadrën e Sauthemptonit, por arbitri i ndeshjes pasi u konsultua me sistemin VAR, e anuloi golin me arsyetimin se autori i golit, Dianje, ishte në pozicion jashtë loje në momentin e golit.

Nga pamjet duket qartë se vendimi i gjyqtarit ka qenë i gabuar pasi nuk është Dianje në pozicion jashtë loje, por shoku i tij i skuadrës Kajl Bartlei.

Pas ndeshjes, zyrtarët e VAR-it, u justifikuan me arsyen se kishte qenë Bartlei, i cili kishte zënë rrezen e kamerave dhe më pas gjyqtari gaboi në vendimin e tij. Në Angli janë të shpeshta episodet që diskutohen për sigurinë e VAR-it pasi gabimet e arbitrave janë të shumë shpeshta.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: E turpshme! Të ishte djali im, nuk do i jepja për të ngrënë

Publikuar

-

Nga

Fitorja e sotme e Mançester Junajtid ndaj Totenhemit nuk ka kaluar pa polemika. “Djajtë e kuq”, edhe pse fituan, në fund u ankuan për gjykimin e sfidës dhe sidomos për një episod në pjesën e parë ku Kavanit iu anulua një gol pasi u vlerësua se gjatë aksionit kishte një faull të MekToiminei ndaj Son.

Koreano-jugori mbeti i shtrirë në tokë pas një prekje në fytyrë dhe gjyqtari pasi pa pamjet me VAR, vendosi që goli i uruguaianit duhej anuluar. Një vendim që la të pakënaqur “djajtë e kuq” e mbi të gjithë trajnerin Ole Gunar Solskjaer, i cili pas sfidës nuk është kursyer ndaj futbollistit kundërshtar.

“Jam absolutisht i tronditur. Nëse ai do të kishte qenë djali im dhe do të kishte qëndruar në tokë duke kërkuar ndihmë nga shokët që të çohej, nuk do t’i jepja për të ngrënë pasi është e turpshme”, ishin fjalët e teknikut në përfundim të ndeshjes për ngjarjen në fjalë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Shokohet Siti, e mund Lidsi i Bielsës me 10 lojtarë. Protagonist edhe një shqiptar

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti ka marrë një humbje shokuese 1-2 në kampionat kundër skuadrës së Lidsit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 31 të Premier Ligës angleze.

Heroi i Lidsit ishte mesfushori Dallas, i cili realizoi një dygolësh në këtë takim. Pjesa e parë përfundoi në avantazh të miqve teksa ishte Dallas, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 42’. Në minutën e fundit të pjesës së parë, qendërmbrojtësi i miqve, Kuper, doli me karton kuq duke e lënë skuadrën e Bielsës me 10 lojtarë.

Djemtë e Pep u zgjuan vonë, teksa gjetën golin e barazimit në minutën e 76’ të takimit me anë të sulmuesit anësor Torrez. Kur  sfida po shkonte drejt fundit për golin e fitores mendoj dyshja Alioski-Dallas, ku pas një asisti fantastik të shqiptarit, Dallas shënoi të dytin për Lidsin dhe të dytin personal për t’i dhënë kështu një fitore të madhe ekipit të Bielsës.

 

LEXO TE PLOTE