LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Bayerni mbyll kampionatin në Gjermani, City makineri që nuk ndalet. Ja rezultatet dhe golat

3 Prill 2021, 18:42, Sport CNA
VIDEO/ Bayerni mbyll kampionatin në Gjermani, City makineri që nuk

Fitore jashtë fushe për Bayern Munchen dhe Manchester City. Edhe pse pa Robert Leëandowskin e dëmtuar gjatë duelit Poloni-Andorra, bavarezët e Flick triumfuan 0-1 në fushën e Leipzig, duke mbyllur llogaritë e titullit kampion në Gjermani.

Sfida u vendos nga një aksion shumë i bukur i Bayern Munchen në minutën e 38-të. Asist i Thomas Muller dhe finalizim i Leon Goretza. Skuadra mike menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe kryeson me 7 pikë më shumë se Leipzig.

Manchester City vazhdon të mos ndalet në Premier League. ?Cityzens? mposhtën 0-2 jashtë fushe ?Dhelprat? e Leicester City, që vijojnë të renditen në vend të tretë. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa ekipi i Guardiolës shënoi dy të tillë në 45 minutat e dyta.

Benjamin Mendy zhbllokoi ndeshjen me një goditje të saktë me të djathtën, ndërsa braziliani Gabriel Jesus e vulosi atë 16 minuta përpara fundit të ndeshjes. 74 pikë për Cityn, që kryeson me plot 17 pikë mbi United (ka luajtur dy ndeshje më pak).

Lajmet e fundit nga