LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i KAS për fletën e votimit/ Tabaku: Prova e fundit se Rama ka frikë

3 Prill 2021, 15:25, Politikë CNA
Vendimi i KAS për fletën e votimit/ Tabaku: Prova e fundit se Rama ka

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të KAS për fletën e votimit.

Sipas Tabakut, nën diktatin e Edi Ramës KAS nuk pranon që në fletën e votimit qytetarët të shohin emrat e kandidatëve që do të votojnë.

Ajo thekson se ky është epilogu i gënjeshtrës së tij për listat e hapura.

?Është prova e fundit se ai ka frikë nga zgjedhjet dhe se ai nuk ka më ekip. Vendimi i sotëm dëshmon se Edi Rama ka turp nga emrat e kandidatëve që ka përzgjedhur vetë. Kjo është arsyeja që ua fshin emrat dhe ua fsheh pas numrave. Sepse për Edi Ramën çdokush është thjesht numër, pa identitet e pa personalitet?, shkruan Tabaku.

Më tej, ajo shkrua se ai nuk do që qytetarët të njihen me emrat që ai vetë ka zgjedhur për kandidatë.

?Edhe nëse do të zgjidhen, ai do t?i përdorë sërish thjesht si numra. Shqiptarët i njohin se kë ka futur ai në lista, ndaj ai po bën çdo përpjekje për të fshehur listën e PS. Prandaj në 25 Prill votoni Partinë Demokratike, Nr 9, votoni ekipin, programin, votoni për familjen, biznesin! Votoni për përfaqësuesit tuaj, votoni për njerëz me integritet që do punojnë për Shqipërinë?, përfundon Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga