LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Se mileti po gatitet, se Luli lebetitet’/ Spiropali ironizon Kryemadhin

3 Prill 2021, 18:21, Politikë CNA
‘Se mileti po gatitet, se Luli lebetitet’/ Spiropali ironizon

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka publikuar një video ku shfaqet duke recituar vargjet e Fan Nolit.

Spiropali ka marrë shkas nga gafa e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi nga Vlora, ku u shpreh se poezinë ?anës lumenjve? e ka shkruar Migjeni.

Gjatë recitimit të poezisë Spiropali ka thumbuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha, ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

?Dhe një zë vëngon nga lumi, më buçet, më zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet, se Luli lebetitet. Se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet Vjosa, derdhet Buna, skuqet Semani dhe Drini, dridhet Sala edhe Liri. Selam nga Fan Noli?, shprehet Spiropali.

Kujtojmë se më herët kryetarja e LSI-së gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në qytetin e Vlorës, recitoi vargjet e njohura të Fan Nolit të poezisë ?Anës lumenjve? duke ia vendosur autorësinë Migjenit./CNA.al

Lajmet e fundit nga