LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia zbarkon shtëpinë e Don Xhonit/ Zbulohet arsyeja

3 Prill 2021, 11:14, Lifestyle CNA
Policia zbarkon shtëpinë e Don Xhonit/ Zbulohet arsyeja

Don Xhoni është një ndër reperët më të suksesshëm në estradën shqiptare i cili pas freestyle që bëri në emisionin e njohur ?Gjoni Black?, mori një famë shumë të gjerë.

Para dy ditësh reperi ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet duke mbajtur armë, të llojit Kllashnikov.

Pas këtij veprimi të Don Xhonit, policia ka bastisur shtëpinë e tij në lagjen Drenas, ku nuk ka të arrestuar.

Gjithashtu, reperi ka thënë se fotot janë bërë gjatë një sekuence të klipit të tij më të ri të cilin do e lançojë këto ditë të titulluar ?Maffia?./CNA.al

Lajmet e fundit nga