Connect with Us

“Për shëndetin tuaj apo pushtetin e Lulit dhe Monikës”/ Rama u drejtohet votuesve për 25 Prillin

Politikë

“Për shëndetin tuaj apo pushtetin e Lulit dhe Monikës”/ Rama u drejtohet votuesve për 25 Prillin

Publikuar

-

“PD-ja si KÇK”/ Rama nuk kursehet ndaj Bashës në Kavajë: Uroj mos të dalë dasma prej hundësh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se vaksinim dhe infektimi vazhdojnë paralelisht, duke lënë të nënkuptohet takimet masive që PD vijon gjatë fushatës zgjedhore duke mos respektuar masat antiCovid.

Rama thotë se kjo është një provë kokëforte e zgjedhjes që populli duhet të bëjë më 25 prill.

“• Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;
• Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;
• Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;
• Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet… *Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës”- shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Publikuar

-

Nga

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Partia Demokratike humbi në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Socialiste dhe Edi Rama do të jenë në pushtet edhe për katër vitet e ardhshme dhe ky tashmë është një fakt.

Lulzim Basha, lideri perëndimor i cili nuk e pranon dot humbjen e radhës ka deklaruar se zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën nga qeveria, ndonëse deri tani nuk ka asnjë ankimim në KQZ nga ana e PD-së.

Të vetmet tentativa nga selia blu janë daljet televizive të deputetëve të dalë nga zgjedhjet, të cilët kanë të njëjtën retorikë si gjithmonë, nuk i njohim zgjedhjet por do hyjmë në Parlament, deklarata të cilat janë në kontraditë me njëra tjetrën.

Por gjithësesi, një tjetër fakt i dukshëm është lufta imagjinare e Lulzim Bashës. Një film i parë, me të njëjtën regji dhe skenar.

LEXO EDHE:  PD i përgjigjet Ramës/ Edhe na kopjon edhe na sulmon, betejen nuk e ke me opozitën

LEXO EDHE:  Udhëtimi enigmatik i Ramës në Paris/ Transportoi baule të mëdha me euro e dollar!?

Thirrjet për protesta dhe mosnjohja e zgjedhjeve do jetë refreni do na shoqërojë tashmë për katër vite rresht, por ndoshta këtë herë mund të jenë nga foltorja e Kuvendit dhe jo nga rruga.

PD ka humbur dhe për fat të keq edhe demokratët e vërtetë. I vetmi që ka fituar është Lulzim Basha. Reformimi i partisë dhe largimi i tij deri tani është parë si e vetmja formë për të shpëtuar PD nga inekzistenca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Merr dhuratë fanellën e Juventusit/ Rama: Ju interistat kini respekt për të mundurit

Publikuar

-

Nga

Rama i përgjigjet Berishës/ "Gogoli i Lalëzit bën propagandë për të futur panik qytetarët për vaksinat"

Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë për fitoren e 25 Prillit. Bëhet fjalë për një fanellë të skuadrës së Juventusit, që mban emrin e tij me numrin 3 të stampuar në simbol të mandatit të tretë të socialistëve.

Krahë fotos Rama ka shkruar se tashmë Interistat duhet të sillen mirë dhe të kenë respekt për të mundurit duke marrë shembull nga ai që sillet mirë me kundërshtarët politikë.

Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Grazie Juve. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla uron ditën e Europës/ “Shqipëria është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja që shpalli Ballën, shpifës/ Me 2 banesa, blen me borxhe sobë dhe lavatriçe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet ka uruar ditën e Europës.

Sipas tij, Europa për disa shekuj u bë e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë duke e cilësuar si një çarje tektonike. Balla shtoi se Shqipëria është gati të negociojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE.

“Europa, për disa shekuj rresht u bë kaq e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë, as Shqipëria nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Europa. Por, largësia e brendshme mendore dhe shpirtërore ishte e tillë sa që çoi në krijimin e një paradoksi”, thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.

Ky është një paradoks që tashmë i përket historisë, ndërsa Shqipëria sot është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bashkimin Europian, stacioni i parafundit në rrugën tonë të gjatë të ribashkimit me Europën, që nisi 3 dekada më parë, kur nën thirrjet “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa” shembëm regjimin më të egër komunist që kishte njohur ndonjëherë kontinenti i vjetër”, ka shkruar Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE