Connect with Us

Pandemia/ Steinmeier u bën thirrje gjermanëve: Le të mbledhim forcat të gjithë!

Bota

Pandemia/ Steinmeier u bën thirrje gjermanëve: Le të mbledhim forcat të gjithë!

Publikuar

-

Pandemia/ Steinmeier u bën thirrje gjermanëve: Le të mbledhim forcat të gjithë!

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka kërkuar rregulla pragmatike në luftë kundër Coronës dhe u bëri thirrje qytetarëve për një akt bashkimi të fuqishëm në valën e tretë të Coronës. „Le të mbledhim forcat të gjithë, të dashur qytetarë të vendit! Le të nxjerrim në pah atë fuqi që kemi brenda”, tha Steinmeier në një fjalim televiziv të regjistruar. „Të mos zemërohemi vetëm me të tjerët dhe me ata që janë atje lart. Të mos themi gjithmonë atë që nuk bëhet, por atë që arrihet, nëse secili jep kontributin e tij.”

Për herë të dytë gjatë pandemisë, presidenti federal i drejtohet popullit në një fjalim televiziv jashtë radhe. Si rregull fjalimi i presidentit ofrohet vetëm në kohën e krishtlindjeve.

Krizë e besimit”

Steinmeier pranoi në fjalim, se ka një „krizë të besimit” në Gjermani dhe gabime të bëra në procesin për testimin, fushatën e vaksinimit dhe digjitalizimit. „Pas 13 muajsh nuk ndihmon më retorika e durimit. Të gjitha apelet për durim, arsye dhe disiplinë bëhen të shurdhëta në këto kohë të mundimshme.” Ai paralajmëroi me emergjencë nga grindjet politike për qëllime të caktuara. Federata dhe landet, partitë, koalicionet dhe sondazhet nuk duhet të luajnë rolin kryesor. „Ne kemi nevojë për qartësi dhe vendosmëri, kemi nevojë për rregulla pragmatike dhe të kuptueshme, që njerëzit të orientohen, me qëllim që ky vend të nxjerrë në pah atë fuqi që ka brenda”, kërkoi presidenti gjerman.

LEXO EDHE:  Një sondazh me shokun tonë/ Ironia e mjekut: Si do të votoni në 25 prill?
Fernsehansprache Bundespräsident Steinmeier

Steinmeier bën thirrje për vaksinim

Besimi në një demokraci bazohet në një „ujdi shumë të brishtë mes qytetarëve dhe shtetit të tyre. Ti shtet bën pjesën tënde, unë si qytetar timen”, paralajmëroi presidenti gjermane. Por në fund „besimi në demokraci nuk është gjë tjetër veçse ky – t‘i besojmë vetes sonë.” Për këtë ka shumë arsye, tha Steinmeier duke iu referuar vaksinave të zhvilluara në kohë të shkurtër. Unë i besoj të gjitha vaksinave të lejuara në Gjermani, theksoi Steinmeier, i cili të enjten u vaksinua me AstraZeneca. Vaksinimi është hapi kryesor për të dalë nga pandemia, tha presidenti gjerman, duke bërë thirrje për vaksinim.

Coronavirus - Impfung Bundespräsident Frank-Walter SteinmeierSteinmeier vaksinohet me AstraZeneca

Presidenti u përpoq të shpërndante shpresë në ditët e Pashkëve. Para disa muajsh pas valës së parë të Coronës, dëshironim me një ndjesi vetëkënaqësie të shihnim veten si kampionë të mundjes së pandemisë. „Sot përpiqemi kush e kush t’ia kalojë tjetrit me skenarë të errët.” „Pse duhet të jetë në Gjermani ose superlativi i gëzuar skajshmërisht ose i trishtuar thellësisht”. E vërteta është, se nuk jemi as kampionë të mundjes së pandemisë e as të dështuar plotësisht. „Ne kemi dyshime, por ne mundemi të bëjmë shumë. Tani varet tek ajo që mundemi të bëjmë, jo tek dyshimet. Presidenti apeloi : « Le të kemi besim tek ne dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin ! /DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Talebanët: Nuk ka al-Kaida apo Shtet Islamik në Afganistan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Grupi taleban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shqetësimet amerikane se al-Kaida, apo militantët e lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik me bazë në Lindjen e Mesme, kanë një prani në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid i bëri pohimet në një konferencë shtypi në Kabul vetëm disa ditë pasi dega rajonale e Shtetit Islamik, ISIS-K, mori përgjegjësinë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse me bombë gjatë fundjavës që kishin në shënjestër luftëtarët talebanë në provincën lindore të Nangarharit.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit David Cohen tha javën e kaluar se SHBA-ja “ka nisur tashmë të shohë disa nga shenjat e një lëvizjeje të mundshme të al-Kaidës në Afganistan”.

“Por janë ditët e para”, tha zoti Cohen në një panel diskutimi gjatë një samiti mbi çështje të zbulimit pranë Uashingtonit. Ai tha se Al-Kaida mund të ringrihej brenda një viti. “Ne padyshim do ta vëzhgojmë nga afërt këtë çështje”, shtoi ai.

Por zoti Muxhahidi i hodhi poshtë këto qëndrime.

Një kabinet qeveritar vetëm me burra



Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid foli gjatë konferencës për shtyp të së martës kryesisht për të njoftuar një zgjerim të qeverisë së përkohshme dy javore talebane, por ai nuk përmendi asnjë grua në kabinetin prej rreth 60 anëtarësh.

LEXO EDHE:  Kancelari i Austrisë videokonferencë me Ramën/ Zbardhen çështjet që u diskutuan

LEXO EDHE:  “Të përshpejtohet vaksinimi”/ Thirrja e fortë e mjekut: Doza e tretë duhet për kategori të caktuara

Zabihullah Mujahid këmbënguli se qeveria talebane përfaqësonte të gjitha etnitë afgane, duke thënë se gratë do të shtohen në kabinet në një fazë të mëvonshme, por pa thënë se kur. Ai i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Bashkimit Evropian si dhe fqinjëve të Afganistanit, që të njohin qeverinë e Kabulit.

Ndërkohë disa prej anëtarëve kryesorë të kabinetit taleban janë në listën e zezë të SHBA-së dhe OKB-së.

Uashingtoni dhe vendet e tjera pohojnë se do t’i gjykojnë talebanët bazuar në veprimet e tyre dhe se njohja e një qeverie të udhëhequr nga talebanët, do të lidhet me trajtimin e grave dhe pakicave, mes problematikash të tjera.

Kjo qasje rrjedh nga frika se talebanët mund të përpiqen të rivendosin sundimin e tyre të ashpër islamik, sikurse në vitet 1996 – 2001.

Sundimi taleban i asaj periudhe u shënua nga një sistem brutal i drejtësisë, ndalimi i grave të shkojnë në punë apo të jenë pjesë e jetës publike, si dhe ndalimi i shkollimit të vajzave./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Portugalia vaksinon plotësisht 80% të popullsisë

Publikuar

-

Nga

Portugalia ka vaksinuar 80% të popullsisë me dy dozat e vaksinës anti-COVID, sipas të dhënave zyrtare, duke u bërë kështu një nga kombet me shkallën më të lartë të vaksinimit.

Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të njëjtën normë të vaksinimeve të plota, shkruan Reuters.



Kombi i Evropës Jugore ka vaksinuar rreth 8.2 milion njerëz nga popullsia e cila në total është pak më shumë se 10 milion.

Pothuajse të gjithë të rriturit mbi 65 vjeç dhe gjysma e të rinjve të moshës 12-17 vjeç tani janë vaksinuar plotësisht, ndërkohë që të gjithë ata mbi moshën 12 vjeç kanë të drejtë të marrin vaksinën në Portugali./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bie numri i të infektuarve me Covid në Kosovë/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shtatë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të martën në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e saj ditor bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 raste të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 5,095 mostrave.

Bazuar në testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 3.39 për qind.

LEXO EDHE:  Një sondazh me shokun tonë/ Ironia e mjekut: Si do të votoni në 25 prill?

LEXO EDHE:  “Covid-19 nuk do jetë pandemia e fundit në botë”/ Kreu i OBSH: Çdo përpjekje për të përmirësuar shëndetin do dështojë



Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1,434 pacientë nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive janë 7,635.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 1.1 milion vaksina, ndërsa mbi 453,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./rel

LEXO TE PLOTE